Inter ka shpartualluar në ndeshjen e dytë Beneventon dhe ka fituar 2-5 në transfertë ndaj Beneventos dhe bashkë me sfidën ndaj Fiorentinës ka shënuar 9 gola në 2 ndeshje.
Ndryshe nga Fiorentina, këtë sfidë Interi nuk e diskutoi teksa vetëm pjesën e parë e mbylli 1-4. Lukaku shënoi dopietë teksa vend kishte dhe për Hakimin, Lautaron dhe Gagliardinin.
6 pikë të plota tashmë për Interin e Contes në Serinë A, dhe problemi i vetëm veç goleadave mbeten dhe golat e pësuar. Në 180 minuta në portën e Handanoviç topi i kundërshtarëve ka shkuar 5 herë. Duket se Conte duhet të mendojë për mbrojtjen.