Shumë është përfolur kohët e fundit për ndarjen e Seldit nga Mimoza. Këngëtari, në intervistat e fundit është munduar që të shuajë zjarrin, duke ia lënë një peshë të fajit vetvetes.
Ishte Seldi ai që foli i pari mbi ndarjen, duke u shprehur se vazhdon të ketë shumë respekt për Mimozën. Ndërsa këngëtarja në intervistën e fundit, nuk e përmendi emrin e ish-partnerit, por thjesht u shpreh se tani e tutje do fokusohet tek muzika.
Seldi, teksa ka qënë i ftuar në “Thumb”, ka zbuluar më shumë mbi ndarjen, duke u shprehur: “Nuk e çuam veten deri në atë pikë që të bëheshim me fëmijë, dhe ta linim fëmijën rrugëve”.