Socialisti Alfred Peza i ftuar sonte në Opinion për temën “Përgjimet e reja, kush po i nxjerr” mori në mbrojtje kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ai u përplas me gazetaren që ka kryer investigimin për BIRN, Klodiana Lala.
Peza citoi pjesë të shkrimit investigativ për të treguar se pazëlli është i paplotë. Sipas tij, shumë përgjime janë ende në CD pa u zbardhur nga prokuroria. Po kështu ai tha se z. Dako nuk është fajtor dhe nuk mund të cilësohet në media si i tillë për sa kohë s’ka vendim gjykate. Po kështu ai citoi vetë z. Dako i cili ka thënë se nuk kam qenë në drekë me “Niçen” siç rezulton në përgjimet e publikuara në shkrimin investigativ të BIRN.
Debati i plote ne videot me poshtë