Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

BE nuk jeton dot pa Mbretërinë e Bashkuar

8 vjet ago
in Të Gjitha
BE nuk jeton dot pa Mbretërinë e Bashkuar

Nga Tim King, “CNN”/Pas një viti nga ky moment, Mbretëria e Bashkuar, do të ketë lënë zyrtarisht Bashkimin Evropian. Por a do të vërejë këtë ndokush? Kjo pyetje është debatuar ashpër në Britani, ku dita e Brexit, 29 mars 2019 – është përshkruar nga disa si fundi i botës, dhe përqeshur nga të tjerët si një jo-ngjarje.

Mbështetësit më të zellshëm të Brexit, nuk janë të kënaqur që kryeministrja Theresa May ka negociuar mbi një periudhë “zbatimi”, gjatë së cilës Britania do të vazhdojë të veprojë në përputhje me rregullat e BE-së.

Jacob Rees-Mogg, një deputet konservator dhe udhëheqës i Grupit Europian të Reformave kundër BE-së, ankohet se gjatë kësaj periudhe tranzicioni, Mbretëria e Bashkuar do të jetë “një shtet vasal”, i privuar nga çdo pushtet vendimmarrës në institucionet e BE-së, megjithëse ende e mbërthyer me detyrat e një shteti anëtar, dhe duke shlyer ende detyrimet financiare.

Ndërkohë në Brukse është diskutuar akoma më shumë pyetja se çfarë ndryshon pas Ditës Brexit. Megjithëse Michel Barnier, negociatori kryesor i BE-së, ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur homologun e tij britanik David Davis se “ora po kalon”, paralajmërimi mund të adresohet në mënyrë të barabartë dhe ndaj BE27.

Në vetëm një vit, ministrat britanikë do të zhduken nga sallat e Këshillit Evropian ku miratohet legjislacioni i BE-së, dhe eurodeputetët britanikë nga komisionet e dhomave të Parlamentit Europian.

E parë përmes prizmit të shtrembëruar të debatit të Brexit, kjo mund të interpretohet si një rezultat i kënaqshëm për 27 kombet e mbetura në BE: ata do të jenë të lirë të kryejnë punët e tyre pa barrën e krizës ekzistenciale të Britanisë së Madhe (e cila do të argumentonin disa, e ka dëmtuar BE-në që nga anëtarësimi i vendit ishullor në vitin 1973).

Por një interpretim i tillë, i nënshtrohet shumë llogarive të fushatës së referendumit të Brexit (dhe në fakt negociatave të mëvonshme mbi kushtet e daljes nga unioni), dhe fiksimit të Brukselit me atë që Britania e Madhe merr nga anëtarësimi në BE.

Është folur shumë pak rreth – në Bruksel apo edhe në Britani – asaj që përfiton BE-ja nga anëtarësimi i Mbretërisë së Bashkuar, përtej shumës tejet të diskutueshme që Britania e Madhe paguan në buxhetin e BE-së. Ajo që merr BE – dhe ajo nga e cila BE do të privohet pas vetëm një viti – është një vend që është një lojtar serioz në gati të gjitha frontet e politikës të unionit.

Mund të mos jetë një superfuqi perandorake si dikur, por në raport me shumicën e shteteve të tjera të BE-së, është ende pranë majës. Më së shumti, është një lojtar serioz ekonomik, me një sektor shërbimesh financiare veçanërisht të rëndësishme dhe monedhën e vet. Është një lojtar serioz i politikës së jashtme – një fuqi bërthamore me një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Më pak e qartë, por shumë e rëndësishme për BE-në, janë fushat e ekspertizës që rrjedhin nga këto pika të forta: në ligj dhe kontabilitet; në diplomaci dhe mbrojtje. Këto mund të konsiderohen si pikat e forta tradicionale britanike, por po aq e qartë për BE-në, Britania e Madhe ka qenë një pioniere në fushat e reja të politikës, si teknologjia e informacionit, energjia dhe ndryshimet klimatike.

Por çfarëdolloj arsye, Britania e Madhe ka zhvilluar eksperiencë dhe ekspertizë, që shtetet e tjera të BE-së nuk e kanë. Britania do të mungojë edhe për pjesën që ka luajtur në mbështetjen e shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në vitet e fundit, BE e kanë goditur një sërë krizash – një krizë e borxheve në falimentimet e bankave, kërcënuan anëtarësimin në eurozonë të Greqisë, Qipros dhe të tjerëve, gjë që çoi në programet shtrënguese të imponuara nga Brukseli.

Valët e emigracionit, disa të nxitura nga luftërat në Irak dhe Siri, e vunë në pikëpyetje zonën Shengen të udhëtimit pa viza, dhe kërcënuan mbretërimin e kancelares gjermane Angela Merkel.

Këto kriza, e testuan kohezionin e BE-së, dhe vunë në pikëpyetje besnikërinë e Europës Perëndimore ndaj 13 vendeve që u bashkuan nga viti 2004 ose më pas. Negociatat e Brexit, kanë krijuar kohët e fundit një unitet artificial mes 27 shteteve, që janë në anën e kundërt të tryezës nga Mbretëria e Bashkuar.

Por tensionet Lindje-Perëndim mbeten, të forcuara nga anti-demokratët që drejtojnë aktualisht qeveritë në Poloni dhe Hungari; dhe diskutimet mbi ciklin e ardhshëm të buxhetit 7- vjeçar të BE do t’i nxjerrin në sipërfaqe këto tensione.

Për më tepër, presidenti francez Emanuel Makron, ka ambicie për të forcuar fuqitë e eurozonës (e cila nuk përfshin Poloninë, Republikën Çeke, Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Kroacinë).

Ai po kërkon me këmbëngulje nga BE të forcojë mbrojtjen sociale, dhe paralajmëron masa kundër konkurrencës së pandershme nga krahu i punës i lirë.

Në përgjithësi, në debate të tilla, Britania e Madhe ka qenë një kundërpeshë ndaj Francës, dhe në në linjë me Europën Lindore:një ekonomi liberale, mbrojtje e konkurrencës, kundërshtim të kostove më të mëdha sociale, dhe duke favorizuar vetëm një ndryshim të vogël të rregulloreve.

Pyetja emergjente sot në Bruksel, është se kush do të jetë e përgatitur të kundërshtojë Francën? Kjo pyetje, u la pezull ndërsa po formohej koalicioni i qeverisë gjermane, dhe është akoma herët të njihet natyra e marrëdhënies Makron-Merkel.

Ndërkohë, zgjedhjet në Itali duket se nuk kanë gjasa të prodhojnë një qeveri që do ta ndryshojë traditën e nënvlerësimit të Romës në qarqet e BE, në një kohë që Spanja është e hutuar nga saga katalanase. Ndërkohë numërimi mbrapsht drejt Brexit zyrtar ka filluar. Pëshpëritni mbi të, por BE-ja nuk është ende gati të jetojë pa Mbretërinë e Bashkuar.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: bejetonMbretërinë e Bashkuar

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Kosovë/ Qeveria Haradinaj miraton programin qeverisës 2017-2021

Haradinaj mbledh urgjent qeverinë, ‘do të presë kokat’ e ...

Video/Goli i vitit apo jo?

Video/Goli i vitit apo jo?

“Rasti Skripal”/Rusia sulmon SHBA-të: Të shporren 60 diplomatë amerikanë!

“Rasti Skripal”/Rusia sulmon SHBA-të: Të shporren 60 diplomatë amerikanë!







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Byroja e Kuvendit shqyrton ankimin e PD-së, kërkohet prania e kamerave nga demokratët
Aktualitet

Byroja e Kuvendit shqyrton ankimin e PD-së, kërkohet prania e kamerave nga demokratët

by mirseda
10:59 | 20/01/2026
0

Byroja e Kuvendit mblidhet sot për shqyrtimin e ankimit të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u...

Përjashtimet nga seancat/ PD kërkon mbledhje të hapur në Byronë e Kuvendit

Përjashtimet nga seancat/ PD kërkon mbledhje të hapur në Byronë e Kuvendit

10:56 | 20/01/2026
Korporatës “i mbeten pronat në derë”, shtyhet afati i aplikimeve për “Pallatin e Kongreseve”

Korporatës “i mbeten pronat në derë”, shtyhet afati i aplikimeve për “Pallatin e Kongreseve”

10:49 | 20/01/2026
Djali i David dhe Victoria Beckham akuza të rënda ndaj prindërve: Tani që s’jam më me ta…

Djali i David dhe Victoria Beckham akuza të rënda ndaj prindërve: Tani që s’jam më me ta…

10:18 | 20/01/2026
KLGJ kërkoi verifikimin e deklarimit të pasurisë së Irena Gjokës, prokuroria njoftim zyrtar

KLGJ kërkoi verifikimin e deklarimit të pasurisë së Irena Gjokës, prokuroria njoftim zyrtar

10:12 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com