Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Nuk fliste me të bijën prej vitesh/Letër e hapur Arbana Osmanit: A i verifikon njerëzit që merr në studio?

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nuk fliste me të bijën prej vitesh/Letër e hapur Arbana Osmanit: A i verifikon njerëzit që merr në studio?

Në puntatën e fundit të “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e zonjës Sano, 85-vjeç, e cila kishte ardhur për t’i dërguar një mesazh të bijës, me të cilën nuk fliste prej vitesh.

10 vite pa u takuar me të bijën/ Nëna e fton në program, vajza nuk i vjen në studio

Shkurtimisht, sipas Sanos, historia në vija të përgjithshme ishte kështu: Pasi u martua në moshën 14-vjeçare me bashkëshortin e parë, Sano solli në jetë katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem. Një ditë, në shtëpinë e saj troket një grua me një fëmijë, e cila i thotë se kishte fëmijë me burrin e saj. Në vijim Sanoja dhe bashkëshorti u ndanë, ku për vajzat u kujdes i ati, ndërsa për djemtë Sanoja. Pas një kohe të gjatë, ajo u martua sërish, megjithëse vazhdonte të takonte burrin e parë. Sipas saj, vajza Mira ishte xheloze për martesën e dytë të nënës dhe kjo supozohet të jetë arsyeja pse ato nuk kanë kontakt me njëra-tjetrën.

Pasi historia u bë publike dje (19 janar 2019), nxitur nga reagimi i ashpër nëpër rrjete sociale dhe jo vetëm, vajza e Mirës komunikoi me Anabel.al përmes një letre të hapur drejtuar Arbana Osmanit dhe emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, të cilën do ta lexoni në vijim.

Për t’ju qartësuar në lidhje me mënyrën e trajtimit të emisionit: Sipas ligjit nr.97/2013“Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Kodit të Transmetimit, thuhet se “operatorët e shërbimit audioviziv, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, udhëhiqen nga moslejimi i transmetimeve që nxisin dhunën mes shtetasve” dhe “transmetimet audiovizive nuk duhet të nxisin urrejtjen, intolerancën, diskriminimin ose të justifikojnë dhunën nëpërmejt shtetasve.”

Nën komentet e videos në YouTube vihen re pikërisht këto lloj komentesh dhe nuk është rasti i parë. Pak ditë më parë, AMA qortoi Top Channel në lidhje me trajtimin e rastit të Elidës.

E pyetur nga Anabel.al, vajza e Mirës, Dorina, shprehet se përmendja e emrit dhe vendit ku nëna e saj ushtron prefesionin është e patolerueshme. Ndër të tjera thekson se “nuk ishte në dijeni që pas derës ndodhej kameramani dhe i ka kërkuar stafit të ‘Dua të të bëj të lumtur’ të mos e transmetojnë videon”.

Bazuar në po të njëjtin ligj të AMA-s, ndalohet cenimi i dinjitetit, reputacionit nga publikimi i fakteve dhe informacioneve jo të sakta në transmetim. Në të tilla kushte, çdo individ ka të drejtën për t’u përgjigjur dhe ankuar.

Në emision u përmendën edhe disa emra të tjerë njerëzish, të cilat mund dhe duhej të ishin prerë.

Letra e hapur e vajzës së Mira Veizit:

“Dje në mbrëmje, duke ndenjur nën shoqërinë e familjarëve të mi, më vjen një telefonatë ku më thuhet se dikush po keqpërdorte emrin e mamasë sime në një televizion. Ngrihem e habitur, nervoze për të gjetur kanalin e për çfarë? Për t’u perballur me të kaluarën e mamasë sime. Diçka po flitej në emisionin që “bashkon zemrat e shqiptarëve” ku mesazhi kryesor është “mos qesh, harro hallin tënd dhe qaj me hallin e tjetrit”.

Moderatorja e emisionit, zonja Arbana, kishte të ftuar për të rrëfyer historinë e saj një zonjë, e cila biologjikisht është gjyshja ime.

Gjyshja ime është plot 84 vjeç, ne e njohim shumë pak, pasi gjyshërit e mi u ndanë kur mamaja ime ishte 11 vjeç. Histori e rrallë për vitet ’60, gjyshja ime ishte 29 vjeç, nënë e katër fëmijëve, në një moment dobësie gabon dhe braktis fëmijët. S’dua të paragjykoj aspak, por vendimi i saj ndikoi në jetën e mamasë sime. Gjyshi u martua sërish, mamaja, tezja dhe dajat e mi u rritën me njerk dhe kështu kaluan vitet, por plaga ngeli në të njëjtin vend.

Plagë që m’u desh ta shikoja vet tek sytë e mamasë sime, dje në mbrëmje, kur e ëma biologjike kishte dalë në emision për të thënë një përrallë dhe për të trilluar një histori me shpresën se dikujt do t’i vijë keq për të. Ndoshta dhe unë po ta shihja, do të kisha qarë.

Nuk dua të jap as versione e as detaje të kësaj historie, sepse nuk është e drejta ime dhe as qëllimi i kësaj letre. Çdo njeri merr nga Zoti atë që meriton para se të largohet nga kjo jetë. Por dua të të drejtohem pak ty Arbana, ose stafit tuaj.

Jam shumë kurioze të di, përpara se të shfaqni një histori a interesoheni për vërtetësinë e saj? A bëni kërkime për personin që i drejtohet një letër apo personin që tregon historinë? A e di ti që rreth 50% e njerëzve mbi moshën 80 vjeç vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit (humbja e kujtesës) dhe nuk mund t’i marrësh për bazë as 80% të fjalëve qe flasin? A e di ti çfarë tronditje ke sjellë dje tek familjarët e mi vetëm e vetëm për përfitimet e një televizioni dhe për pak audiencë? Kush të jep të drejtë të baltosësh emrin e mamasë sime? Ajo ka ndërtuar një emër dhe një reputacion me shumë djersë dhe mund, ndërsa ju keni cenuar figurën dhe keni prishur imazhin e saj. Kush mban përgjegjësi për këtë? Ti zonja Arbana ke zgjedhur të jesh person publik, ndërsa unë jo. Ku e gjen të drejtën të më cenosh privatësinë duke më shfaqur në emision tënd me zë dhe me figurë, pa më kërkuar leje? Vetëm se ke pushtetin dhe aksesin e një televizioni, mendon se të jep të drejtën të ndërhysh në jetën e dikujt?

Ti zonjë apo stafi yt, pas asnjë lloj të drejte legjitime, më keni prishur qetësinë familjare dhe shpirtërore, duke më bërë të përballem me lloj lloj komentesh negative, fyese dhe denigruese deri me mallkime brenda kundrejt mamasë sime. Kush mban përgjegjësi për këtë?

Sot, unë dhe të afërmit e mi, u zgjuam të trazuar për t’i dhënë shpjegime të gjithë të njohurve, ndoshta dhe dikujt që nuk duam, se për çfarë ka bërë një gjyshe e jona para 50 vitesh.

Faleminderit Arbana, ti na bëre të lumtur!” (Burimi:Anabel.al )

 

 

TË LIDHURA

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit
Aktualitet

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
A do të bien ‘bosët’? Flet prokurori i SPAK: Priten ‘pentito’ që do të trondisin
Aktualitet

A do të bien ‘bosët’? Flet prokurori i SPAK: Priten ‘pentito’ që do të trondisin

22:02 | 21/05/2025
“Nga dhuna e burrit humba fëmijën”, nëna e dy të miturve kërkon drejtësi
Aktualitet

“Nga dhuna e burrit humba fëmijën”, nëna e dy të miturve kërkon drejtësi

21:26 | 21/05/2025
Next Post
“Të morën lekë”/Batutat e Ramës me pacientët: Këtu qenka skuadra e Erion Braçes

"Të morën lekë"/Batutat e Ramës me pacientët: Këtu qenka skuadra e Erion Braçes

Lentet dhe operacionet e syrit tashmë falas

Lentet dhe operacionet e syrit tashmë falas

Studimi/E dini pse gripi zgjat më shumë në qytetet e mëdha?

Studimi/E dini pse gripi zgjat më shumë në qytetet e mëdha?

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

by mirseda
22:42 | 21/05/2025
0

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha në një intervistë ekskluzive për Washington Free Beacon...

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

22:40 | 21/05/2025
Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

22:33 | 21/05/2025
Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

22:18 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com