Soni garoi me këngën “Më e fortë”, duke qenë në mesin e këngëve pretenduese për çmimin e parë në festivalin e këngës në “Radio Televizionin Shqiptar”. Ndonëse kënga nuk arriti të zë vendin e parë, por ajo u prit shumë mirë nga publiku. Pavarësisht gjithçkaje, ajo ka marrë guximin që të shkruajë dy rreshta në Intagram, për të treguar të gjithë këtë aventurë të bukur.
“Ky dhjetor më fali një kujtim shumë të bukur, më tregoi se si muzika ime, mund të bashkojë në 3 netë shqiptarët e mi, publikun tim dhe publikun e huaj, ata që u bashkuan nën një gjuhë të panjohur, por e dashuruan si kurrë më parë!
U riktheva në një garë duke besuar, dashuruar e punuar fort për një këngë, me të cilën besoj edhe nga mbështetja juaj, do ta kemi refren gjatë së bashku! Në çdo rrugëtim, unë kam nxjerrë mësimet e mija…Të këtij dhjetori i kam në zemër! Urime kolegëve me të cilët ndamë skenen, Jonidës mbarësi në Izrael! Mezi pres të ndajmë projektet e tjera, ju dua pafund!”, shkruan ajo.