Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nuk firmoset kontrata me turqit, hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nuk firmoset kontrata me turqit, hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të shpallë së shpejti një garë të re ndërkombëtare për ndërtimin me koncesion të aeroportit për një periudhë 35 vjeçare, pasi qeveria shqiptare nuk ka arritur të firmosë kontratën me koncesionarët turq.

“Konfirmojmë zyrtarisht se do të këtë një garë ndërkombëtare për VIA pasi interesi është i madh nga investitorët. Dhe ky proces do të përmbush të gjitha kushtet ligjore dhe elementet e transparencës. Do te jete një koncesion i formës BOT për 35 vite”, bën me dije Ministria e Infrastrukturës.

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet në Akërni, me distancë 10 minuta larg rrugës nacionale Fier-Vlorë, ndërsa, sipas një studimi fizibiliteti, vlera e investimit për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës është 98 milionë euro.

Kujtojmë se marrëveshja për ndërtimin e aeroportit u miratua nga Parlamenti pranverën e vitit të shkuar, ku ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri tha se oferta e konsorciumit turk është serioze dhe se investimi i kalon 100 milion euro.

“Oferta ka karakter konfidencial dhe sa të përfundojmë negocimin, të dhënat nuk mund të bëhen publike”, tha Gjiknuri më 29 janar 2018.

Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johanes Hahn, tha më 4 prill të këtij viti se Komisioni kishte planifikuar një hetim për rastin.

“Komisioni ka planifikuar tashmë një hetim mbi respektimin e kuadrit ligjor të prokurimeve publike dhe të ndihmës së shtetit nga qeveria shqiptare, përmes angazhimeve teknike të ndryshme në vend.

Komisioni është në dijeni të ankesave në lidhje me shkeljen e Marrëveshjes së Atabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së në lidhje me procedurat për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, dhe të linjës ajrore Air Albania, tha ai.

Nga ana tjetër, në janar të vitit 2019, deputeti holandez Pieter Omtzigt, deklaroi se tenderi për aeroportin në Vlorë është dhënë për tre kompani turke pa garë nga qeveria shqiptare, ndërsa shtoi se themelimi i  Air Albania nuk ka ndjekur rregullat e tenderimit të BE-së.

“A keni marrë parasysh letrën e shkruar nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane në Parlamentin Evropian drejtuar Komisionit Evropian duke deklaruar se tenderi për aeroportin në Vlorë është dhënë  për tre kompani turke  pa garë dhe së bashku me themelimin e Air Albania nuk ka ndjekur rregullat e tenderimit të BE-së? Si e vlerësoni faktin se qeveria shqiptare shkeli Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit midis BE dhe Shqipërisë, si në rastin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë dhe në themelimin e Air Albania, dhe se kontratat janë dhënë direkt pa garë të hapur për kompanitë turke,  kompaninë shtetërore shqiptare dhe kompaninë private shqiptare (të dyshimtë) që u krijua nëntë ditë përpara, në atë kohë, që nuk ka përvojë në fushën e aviacionit”, tha ai.

Tags: Aeroporti i Vlorësgarekoncesionaret turq

TË LIDHURA

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar
Aktualitet

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

17:47 | 06/03/2026
Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale
Aktualitet

Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale

17:28 | 06/03/2026
Next Post
Sot priten reshje shiu dhe stuhi

Parashikimi i motit, datë 23 prill 2019

Humbi betejën me kancerin, letra prekëse që shkroi 35-vjeçarja para se të ndërronte jetë

Humbi betejën me kancerin, letra prekëse që shkroi 35-vjeçarja para se të ndërronte jetë

Punët e bujqësisë i kanë ngelur grave; Shqipëria me normën më të lartë në rajon

Punët e bujqësisë i kanë ngelur grave; Shqipëria me normën më të lartë në rajon







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

by mirseda
17:50 | 06/03/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 13.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën...

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

17:47 | 06/03/2026
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban

17:31 | 06/03/2026
Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale

Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale

17:28 | 06/03/2026
“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

17:00 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com