Akademiku Artan Fuga, mjaft kritik në qëndrimet e tij, është ndalur në qeverisjen aktuale. Me shprehje mjaft të gjetura, ai thotë se nuk bëhet historia me përralla.
Në statusin e radhës, në rrjetin social Facebook, ai rendit disa hapa, të cilat janë të domosdoshme për daljen nga ngërçi.
Fuga shkruan se për të dalë nga humnera, duhen disa masa fillestare. Përpos të tjerave, ai nënvizon se pushteti duhet ta kuptojë historinë e tij.