Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Novruz Cenalia rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve, Lamallari: Drejtësia të veprojë me përgjegjësi

3 javë ago
in Aktualitet, Kryesore

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, i vrarë dy vite më parë në Fier. Në fjalën e tij mbajtur para familjarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, ministri Lamallari vlerësoi sakrificën e efektivit dhe kërkoi që drejtësia t’i shkojë deri në fund ngjarjes kriminale. Ceremonia tha ministri, nuk ishte vetëm një akt shtetëror, por një moment përuljeje para sakrificës së një punonjësi policie që, sipas tij, e pa uniformën si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut.

“Policia e Shtetit mban në historinë dhe kujtesën e saj edhe një dëshmor më shumë. Emri i Novruz Cenalisë do të qëndrojë përgjithmonë mes atyre burrave dhe grave që uniformën nuk e panë si privilegj, por si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut”, deklaroi Lamallari. Ai theksoi se vrasja e efektivit të policisë ishte një goditje jo vetëm ndaj një punonjësi të rendit, por edhe ndaj vetë autoritetit të shtetit dhe besimit te ligji. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, sakrifica e Novruz Cenalisë forcon vendosmërinë e institucioneve për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë publike.

“Por ata që mendojnë se mund të trembin shtetin duke goditur një punonjës policie, gabojnë rëndë. Humbja e Novruz Cenalisë është një dhimbje e madhe, por ajo nuk e dobëson misionin tonë; përkundrazi, e bën edhe më të fortë vendosmërinë për të luftuar krimin dhe për të mbrojtur rendin e sigurinë publike”, u shpreh ai.

Gjatë ceremonisë, Lamallari e cilësoi shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për Novruz Cenalinë si një akt drejtësie morale dhe historike, duke nënvizuar se Shqipëria e vendos atë në panteonin e burrave që dhanë jetën për vendin.

Ministri i Lamallari pati gjithashtu një thirrje për drejtësinë, duke kërkuar që autorët e krimit të marrin dënimin e merituar. “Drejtësia penale për Novruzin nuk është vetëm një detyrim ligjor; është një detyrim moral ndaj sakrificës së tij dhe ndaj çdo punonjësi policie që përballet çdo ditë me rrezikun për të mbrojtur qytetarët. Një shtet që nderon dëshmorët e tij, duhet të garantojë se krimi nuk do të triumfojë kurrë mbi ligjin”, tha Lamallari. Në përfundim të ceremonisë, ministri u shpreh se kujtimi i Novruz Cenalisë do të mbetet i paharruar për Policinë e Shtetit dhe për gjithë Shqipërinë. “Në këtë vend të shenjtë, pranë dëshmorëve të kombit, prehet sot edhe një bir i denjë i Shqipërisë. Një njeri që nuk kërkoi lavdi, por bëri detyrën deri në frymën e fundit”, përfundoi ai.

TË LIDHURA

Aktualitet

Familja e efektivit të vrarë në Maliq: Do të prehet në vendlindje, jo te Dëshmorët

20:21 | 04/06/2026
Aktualitet

Protestuesit vendosin foton e efektivit të vrarë në shkallët e Kryeministrisë

20:19 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbahet një minutë heshtje në protestë në nderim të policit të vrarë në Maliq

20:02 | 04/06/2026
Next Post

Grabitje me armë në Kamëz, dy persona të maskuar futen në argjendari dhe vjedhin bizhuteritë

Rrebeshet e shiut sjellin probleme në Librazhd-Përrenjas, dheu bllokon rrugën

Surprizë! Orgesa konfirmon dasmën me Klajdi Harunin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Familja e efektivit të vrarë në Maliq: Do të prehet në vendlindje, jo te Dëshmorët

by mirseda
20:21 | 04/06/2026
0

Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit...

Protestuesit vendosin foton e efektivit të vrarë në shkallët e Kryeministrisë

20:19 | 04/06/2026

Mbahet një minutë heshtje në protestë në nderim të policit të vrarë në Maliq

20:02 | 04/06/2026

Zhupa-Ballës për protestat në Zvërnec: Po fabrikoni skenarë me autobusë nga Greqia

19:44 | 04/06/2026

Koçiu: Investimi në Zvërnec, mundësi për vende pune dhe zhvillim ekonomik

19:18 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com