Numri një në botë në tenis për meshkuj, Novak Djokovic, është përjashtuar nga Grand Slam i US Open.
Një incident ka qenë me pasoja fatale për të. Në ndeshjen çerekfinale ndaj Carreno-Busta, Djokovic ka hedhur pa dashje një top prapa, i cili ka goditur gjyqtaren anësore.
Sikundër duket edhe nga videoja, gjyqtarja ka pësuar dëmtime.
Novak Djokovic (-125), the #1 seed in the tournament just got defaulted from the US Open after hitting the line judge in the neck pic.twitter.com/dvJQgLPFfA
— Barstool Bets (@barstoolbets) September 6, 2020
“E gjithë kjo situatë më ka lënë vërtet të trishtuar. Më vjen jashtëzakonisht keq që i kam shkaktuar një stres kaq të madh. Kaq të padëshiruar. Kaq gabim. Nuk po e zbuloj emrin e saj për të respektuar privatësinë e saj”, ka thënë Novak Djokovic.