Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

NOTAT/Kuqezinjtë kalojnë “provimin e vjeshtës”, ja kush ishte më i miri

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
NOTAT/Kuqezinjtë kalojnë “provimin e vjeshtës”, ja kush ishte më i miri

Shqipëria mposhti një natë më parë Izraelin në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, duke lënë pas zhgënjimin e madh që solli në miqësoret e fundit. Trajneri Christian Panucci tregoi edhe njëherë se ka besim te lojtarët e rinj dhe do tu japë atyre shumë hapësira, por edhe ata ia shpërblyen në fushë. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Taulant Xhaka, por meritë më të madhe në këtë fitore kishte portieri Strakosha i cili ishte i pakalueshëm. Bast i fituar për trajneri italian ishte dhe Binaku, i cili ishte risia e këtij grumbullimi dhe tregoi kualitete të mëdha.

STRAKOSHA 8 – Shpëton portën katër herë dhe u jep zemër gjithë shokëve. I shpejtë, i saktë dhe i zgjuar, praktikisht i pakalueshëm. Lider në prapavijë dhe më i miri i ndeshjes.

HYSAJ 5,5 – Nuk luan keq, por as nuk shkëlqen. Jemi mësuar ta shohim sesi fluturon te “Napoli” dhe ndoshta kërkojmë shumë, por diçka më mirë mund ta bëjë. Për shembull, mund ta kishte bërë gol rastin e artë që pati për të mbyllur ndeshjen…

VESELI 5,5 – Lufton fort dhe pistë me izraelitët që i përvidhen nga krahët thuajse gjithë ndeshjen. I zgjuar mjaftueshëm, por në ndonjë rast e humb përqendrimin dhe për pak Xhabur na ndëshkoi.

GJIMSHITI 5 – Mund të kishte qenë një ndeshje e madhe për të, nëse nuk do t’i kishte falur topin në afërsi të zonës Zahavit. Gabime të tilla janë fatale dhe të hedhin në erë punën e gjithë skuadrës.

BINAKU 6,5 – Çfarë zbulimi djaloshi! Le ta pranojmë, kishte cilësi, fizik, siguri dhe vetëbesim të jashtëzakonshëm. Ndihmoi sulmin në pjesën e parë, por ishte agresiv edhe në mbrojtje. Bast i fituar i Panuçit.

BASHA 6,5 – Meritonte gjysmë note më shumë nëse nuk do kishte marrë të verdhin në mesfushë aq shpejt. Më pas është një “zotëri” i vërtetë në ndërtimin e aksioneve dhe në mbështetje të mbrojtjes. Ofron finesë, teknikë dhe qetësi të admirueshme për ekipin.

XHAKA 7 – U duk si Graniti tek “silura” që solli golin e fitores. Por ka vrapuar pa fund, është një digë e vërtetë në mesfushë. Ishte sërish ai i kohëve të arta.

MEMUSHAJ 6 – Sakrifikon pa masë në fushë, por nuk e bën dot si duhet lidhjen ndërmjet mesfushës dhe sulmit. Shumë i vlefshëm në mbulimin e hapësirave, por ofron pak për Gurin.

GAVAZAJ 5,5 – Start mbresëlënës, por nis të zbresë dhe më pas duket gjithnjë e më pak në sulm. Pak krosime të çmuara. (Nga min 72′ Prenga – pa notë).

HYKA 6,5 – Mbrëmje fantastike për kapitenin. Nuk dhuroi spektakël si zakonisht, por ishte pasimi i tij te goli i Xhakës dhe i ofroi Balajt një krosim “alla Pirlo” për një gjuajte drithëruese me kokë.

GURI 5,5 – Ka shumë dëshirë dhe bën presing të çmendur tek izraelitët, por nuk pati fat ta dërgojë topin në rrjetë. Jo edhe aq i drejtë zëvendësimi që në pjesën e parë. (Nga min 46 Balaj 5,5 – Lufton si luan në majën e sulmit, por mori vetëm një krosim të saktë. Disi larg formës, por mbetet një “ujk i vjetër”).

PANUÇI 6,5 – Fiton një ndeshje shumë delikate. Pati edhe fat, por ka meritën që skuadra bën kthesën jo vetëm në rezultat, por edhe në lojë. Binaku është gjetje dhe merita është vetëm e tij. Nëse vazhdon të fitojë, le të shfryjë sa të dojë pas ndeshjeve, ia kemi falur…

Tags: “provimin e vjeshtësIshtekalojnëKuqezinjtëkushmiriNotat

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
(Video) E tmerrshme, vëllai vret vëllain në dasmën e motrës

(Video) E tmerrshme, vëllai vret vëllain në dasmën e motrës

Rrëfimi i gruas së futbollistit të Kamzës: Doja të vrisja veten, ai na braktisi

Rrëfimi i gruas së futbollistit të Kamzës: Doja të vrisja veten, ai na braktisi

Ndryshime në ligjin për divorc, planet e afërta të qeverisë britanike

Ndryshime në ligjin për divorc, planet e afërta të qeverisë britanike







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran
Bota

Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

by mirseda
19:47 | 05/02/2026
0

Kabineti izraelit i sigurisë është mbledhur në një seancë urgjente përpara bisedimeve të planifikuara midis Iranit dhe...

KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD për ulje page ndaj gjyqtarit

KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD për ulje page ndaj gjyqtarit

19:17 | 05/02/2026
Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA

Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA

18:36 | 05/02/2026
Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

18:16 | 05/02/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Aksident i rëndë në Bathore, automjeti përplas 65-vjeçaren, humb jetën në spital

17:58 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com