Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Njihuni me sulmin e parë kibernetik në histori

8 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Njihuni me sulmin e parë kibernetik në histori

Sulmi i parë i madh i këtij lloji në histori, daton që në vitin 1834. Ai u krye në Francë nga dy spekulantë financiarë. Dhe ishte vetëm i pari i një serie të gjatë hakerimesh…

Mjafton të lexoni lajmet e kronikës, për të konstatuar se sulmet kibernetike janë një nga “kamxhikët” e kohëve moderne, por historia e tyre nuk është dhe aq e kohëve të fundit, siç mund të mendohet zakonisht:gati dy shekuj më parë, pati nga ata që ishin të dhënë pas hakerimit, dhe vrisnin mendjen për të gjetur mënyrat se si të shkaktonin të “çara” në sistemet e komunikimit.

Një nga shembujt e parë të një “sulmi kibernetik” daton që në vitin 1834, dhe protagonistë qenë dy spekulatorë financiarë francezë. Që nga viti 1792, në Francë, ishte në përdorim një sistem komunikimi në distancë nëpërmjet sinjalizuesve mekanikë, që zakonisht vendoseshin në majë të kodrave ose kullave.

Bëhej fjalë për telegrafin optik të krijuar nga Claude Chappe, shumë popullor në vitet 1800:Në çdo stacion, që gjendej disa kilometra larg stacionit tjetër, një kullë e pajisur me një teleskop vëzhgonte pozicionet e tabelave prej druri që përmbanin numra, shkronja dhe urdhra shërbimi, dhe i përsëriste ato për t’i parë njerëzit tek stacioni pasardhës dhe kështu me radhë.

Brenda pak orësh një mesazh mund të përshkonte gjithë Francën. Telegrafi optik përdorej gjerësisht nga qeveria franceze, dhe mesazhet ishin të koduara, prandaj as vetë operatorët nuk kishin dijeni mbi domethënien e kodeve:kësisoj ishte e vështirë të fusje ndonjë mesazh “privat” brenda komunikimeve zyrtare.

“Piratë” në kohën e telegrafit

Në vitin 1834 dy vëllezërit, François e Joseph Blanc nga qyteti i Bordosë, që drejtonin një kompani investimesh, zbuluan një mënyrë për të depërtuar në rrjetin qeveritar të komunikimit, duke futur në të asnjë kod të veçantë, kur kishte luhatje të mëdha në bursën e Parisit. Në këtë mënyrë ata e dinin brenda orëve atë që operatorët e tjerë financiarë, do ta mësonin gati 5 ditë më vonë, me ardhjen e informacionit zyrtar nga shpërndarësi i postës. Dhe kështu ata mund të luanin më herët në Bursën e Bordosë.

Mashtrimi

Dy vëllezërit paguan nën dorë një operator të zyrës telegrafike në Tours për të ndërhyrë në fund të mesazheve në momentin e kontrollit, me një frazë të koduar (për shembull: Gabim-fshini simbolin e fundit të transmetuar), për të treguar se çmimi i bonove shtetërore me vlerë ishte rritur me 3 për qind.  Kodi nuk e ndryshonte mesazhin kryesor – dhe për këtë arsye nuk kishte dyshime apo probleme – por pasi kapej nga operatori telegrafik në Bordo, i komunikohej dy vëllezërve.

Brenda 2 vitesh, vëllezërit Blanc e përdorën këtë manovër 120 herë, duke fituar 100.000 franga, një shumë tepër e madhe për kohën. Mashtrimi u zbulua vetëm në vitin 1836. Vëllezërit Blanc u nxorën në gjyq, por nuk u dënuan pasi në Francë nuk kishte ende një ligj kundër abuzimit me rrjetin e të dhënave. Megjithatë ata përfunduan duke iu përkushtuar pasionit të tyre:lojërave të fatit.

Çfarë mund të mësojmë nga kjo histori?

Sipas “The Economist”, ky episod është shumë i dobishëm për të kuptuar realitetin e sulmeve të sotme kibernetike:Para së gjithash, shumica e sulmeve nuk bëhet publike (vëllezërit Blanc u zbuluan për shkak se dikush i kishte tradhtuar ata). Për me tepër, perceptimi që kemi mbi krimin kibernetik, është shumë i kufizuar.

Së dyti, siguria është si një zinxhir ku hallka më e dobët është njeriu. Telegrafi optik francez, megjithëse qe i dukshëm për të gjithë, ishte i koduar, por për ta hakeruar atë mjaftoi t’i jepej ryshfet dy njerëzve. Së fundi, historia e vëllezërve Blanc, na kujton se njeriu gjithmonë do të gjejë një rrugë “të keqe”, për të shfrytëzuan për interesin e vet shpikjet e reja.

Marconi i hakeruar

Një sulm tjetër kibernetik tejet interesant, u përgatit dhe u krye në vitin 1903 nga një prestigjator profesionist: Objektivi i tij ishte Guglielmo Marconi, në momentin kur ishte duke kryer një prezantim në Institutin Mbretëror në Londër të shpikjes së tij të re:telegrafit pa tel. Në atë çast, Marconi ndodhej në stacionin e radios Poldhu në Cornwall, i gatshëm për të transmetuar.

Në Londër, përpara publikut, gjendej ndihmësi i tij, fizikanti John Ambrose Fleming. Pikërisht në kohën kur ky i fundit po përgatitej të merrte mesazhin e shkruar nga Marconi, për habinë e të gjithëve mbërriti fjala “minjtë”. Pastaj një fjali tjetër që e akuzonte Marconin se donte “t’ia hidhte publikut”.

Për të gjithë ishte e qartë se linja telegrafike ishte sulmuar (asokohe askush nuk e përdorte termin hakerim). Por kishte ishte shakaxhiu? Hakmarrja ishte inskenuar nga Nevil Maskelyne, një pionier i transmetimeve të para elektromagnetike, i frustruar nga patentat e njëpasnjëshme të Marconi-t në fushën e zhvillimit të teknologjisë pa tel. Qëllimi i tij ishte vetëm një:të tregonte prekshmërinë e sistemit të sapo shpikur të transmetimit.

Virusët modernë

I njëjti objektiv, për të dëshmuar sigurinë e dobët të rrjetit, në këtë rast internetit, qëndronte në në bazë të lindjes së virusit të parë modern kompjuterik, që kapi faqet e para të gazetave. Kjo ndodhi për herë të parë më 2 nëntor 1988, kur Robert Tappan Morris, asokohe një student në Universitetin Cornell (sot profesor i shkencave kompjuterike në Massachusetts Institute of Technology në SHBA), donte të kuptonte se sa i madh dhe i pa sigurt ishte interneti. 

Ai ndërtoi një softuer të vogël në gjendje të shumohej dhe të përhapej nëpër kompjuterë, dhe e përhapi atë në rrjet. Diçka shkoi keq, pasi virusi bllokoi edhe kompjuterët që infektonte. Sulmi çoi në shkatërrimin e rreth 6.000 kompjuterëve, që thuajse i përkisnin të gjithë institucioneve publike. Virusi shkaktoi edhe dëme të mëdha ekonomike.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: fleminghakerimethistorii parëmarconiobjektivisulmiviruset

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
Lamtumirë bankomatëve? Zbulohet mënyra më e re për të tërhequr para
Ekonomi

Lamtumirë bankomatëve? Zbulohet mënyra më e re për të tërhequr para

09:15 | 02/12/2025
Next Post
Botërori Rusi 2018 i gjithi në “Ultra HD”

Botërori Rusi 2018 i gjithi në “Ultra HD”

PPSH/“Themelimi i partisë së injorantëve”

PPSH/“Themelimi i partisë së injorantëve”

Berisha pezullohet me dy ndeshje

Berisha pezullohet me dy ndeshje







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë
Showbizz

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

by mirseda
22:41 | 15/12/2025
0

Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku. Historia e artistit...

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

21:46 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com