Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Njihuni me mitet e gabuara të jetës moderne

9 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Njihuni me mitet e gabuara të jetës moderne

Disa mite të jetës moderne, kanë lindur në mënyra të ndryshme:si rezultat i studimeve të shtrembëruara, ndryshimit dhe keqinterpretimit të fakteve, apo nga dëshira për të bërë deklarata bombastike, por jo të bazuara në fakte. Por shumë mite shkencore, janë në fakt mashtrime të pastra.

Ka më shumë gjasa që njerëzit të kryejnë vetëvrasje në dimër

Hipoteza se dimri gri dhe i ftohtë, shënon numrin më të lartë të vetëvrasjeve është e kuptueshme, por nuk mbështetet nga statistikat. Një ekip studiuesish në Universitetin Inje në Seul të Koresë së Jugut, rishqyrtoi studimet nga vende të ndryshme, dhe konstatoi se piku i numrit të vetëvrasjeve mbërrin zakonisht në muajt prill dhe maj (në hemisferën veriore). Ai ndryshon në bazë të disa faktorëve demografikë, veçanërisht moshës.

Dëgjimi i muzikës klasike nga fëmijët e vegjël, i bën ata më inteligjentë kur të rriten

Nuk është e sigurtë se ekziston një lidhje midis inteligjencës dhe dashurisë për muzikën klasike. “Efekti Mozart”, sipas të cilit muzika klasike do të përmirësojë inteligjencën e fëmijëve kur të rriten, u prezantua për herë të parë në një studim në fillim të viteve 1990, por që atëherë nuk ka qenë në gjendje të riprodhojë atë efekt në studime të mëvonshme.

Vrapimi zbathur i bën mirë këmbëve tona

Vrapimi zbathur, ka fituar kohët e fundit njëfarë popullariteti. Ata që e rekomandojnë, pretendojnë se vrapimi pa këpucë përmirëson lëvizjen, duke ndikuar në reduktimin e lëndimeve të mundshme. Por një grup studiuesish në Universitetin e Kejp Taunit në Afrikën e Jugut, ka rishqyrtuar të gjitha studimet mbi biomekanikën e vrapimit zbathur, në krahasim me vrapimin tradicional. Nikolas Tarn dhe ekipi i tij, arritën në përfundimin se edhe pse vrapimi zbathur mund të zvogëlojë rrezikun ndaj disa lloj lëndimesh, sidomos në gju, mund të rrisë nga ana tjetër gjasat e lëndimeve të llojeve të tjera, të tilla si thyerja e këmbës.

Çdo njeri duhet të konsumojë të paktën 2 litra ujë në ditë

Dehidratimi sigurisht që nuk na bën mirë, por ideja se duhet të pimë 8 gota (rreth dy litra) ujë në ditë për të qëndruar të hidratuar, nuk ka asnjë bazë të vërtetë shkencore. Sipas studimeve, gjendja jonë mbetet optimale edhe me një sasi shumë më të vogël të ujit. Hainc Vaitin i Dartmouth Medical School, arriti në përfundimin se s’ka asnjë dëshmi se është e nevojshme të pihet pikërisht ujë; ne mund të mbetemi të hidratuar edhe me ndonjë pije tjetër, pasi uji gjendet tek thuajse të gjitha ushqimet.

Alkooli të ngroh

Shumë pijedashës, mendojnë se alkooli i bën ata më rezistentë ndaj të ftohtit. Kjo lloj “palltoje prej birre” krijohet nga zgjerimi i enëve të gjakut, çka bën që më shumë gjak të mbërrijë më afër sipërfaqes së lëkurës. Por në realitet, në vend se të na mbajë ngrohtë, alkooli rrezikon të na shkaktojë hipotermi, sepse ai dëmton aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën.

Ne përdorim vetëm 10 për qind të trurit

Origjina e këtij miti nuk është e qartë, por e sigurt se ajo nuk ka lindur nga studimet serioze shkencore mbi trurin. Për këtë flasin shpesh librat e “rritjes personale”, që pretendojnë të zhvillojnë fuqinë e 90 përqindëshit të papërdorur të trurit. Në fakt, çdo pjesë e trurit është shumë e specializuar, dhe nuk duket se ka zona të papërdorura që duhen mësuar të përdoren.

Kafeina na dehidraton

Nëse konsumojmë shumë çaj apo kafe, mund të na ndodhë të shkojmë më shpesh në banjo, dhe kjo ndoshta për shkak të efektit diuretik të kafeinës, e cila mund të irritojë muskujt e fshikëzës së urinës. Por, edhe nëse ne shkojmë më shpesh në tualet, kjo nuk do të thotë se urinojmë më shumë. Efekti i kafeinës mbi prodhimin e urinës është studiuar në studime të shumta, mes të cilëve edhe nga nutricionistja Keri Rakston, e cila arriti në përfundimin se një përdorim i moderuar i pijeve ku është e pranishme edhe kafeina, nuk ka ndonjë efekt të rëndësishëm në hidratimin tonë të përgjithshëm.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: alkoolie gabuarajetes modernekonsumojemitetuje

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike
Kuriozitete

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike

20:47 | 16/04/2026
1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025
Aktualitet

1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025

19:40 | 15/04/2026
Next Post
Alex Sandro kushton 68 milionë euro për Chelsin

Alex Sandro kushton 68 milionë euro për Chelsin

Kryemadhi: Rama po shkatërron shtetin, Zoti e ruajt me ato që po bën

Kryemadhi: Rama po shkatërron shtetin, Zoti e ruajt me ato që po bën

Kosova humb një kredi prej 16 milionë euro të FMN-së

Kosova humb një kredi prej 16 milionë euro të FMN-së







JU REKOMANDOJMË

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Kamioni që transportonte bletë përmbyset në një autostradë në Tenesi
Bota

Kamioni që transportonte bletë përmbyset në një autostradë në Tenesi

by mirseda
21:24 | 18/04/2026
0

Një kamion që transportonte bletë është përmbysur në një autostradë ne Tenesi në SHBA. Kamioni transportonte rreth...

“Më ke shkatërruar jetën këto 15 vite”/ Vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri dhe veten

“Më ke shkatërruar jetën këto 15 vite”/ Vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri dhe veten

21:22 | 18/04/2026
Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite eliminon disa militantë në Libanin jugor

Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite eliminon disa militantë në Libanin jugor

21:11 | 18/04/2026
Amfiteatri pranë Liqenit Artificial merr emrin Mirush Kabashi, homazh për ikonën e skenës shqiptare

Amfiteatri pranë Liqenit Artificial merr emrin Mirush Kabashi, homazh për ikonën e skenës shqiptare

20:36 | 18/04/2026
E reja i dha fund jetës me fostoksinë, i akuzuari ende në arrati

E reja i dha fund jetës me fostoksinë, i akuzuari ende në arrati

20:34 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com