Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Njihuni me fermerin që kontrollon Evropën

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Njihuni me fermerin që kontrollon Evropën

Nga Maia De La Baume & David M.Herszenhorn “politico.eu”/  Siç e thotë edhe vetë shpesh Joseph Daul, ai është thjesht një fermer i një qyteze të vogël, që mbarështon bagëti dhe kujdeset për kultivimin e panxharit të sheqerit në parcelën modeste të familjes së tij në Alsasën franceze, jo shumë larg nga kufiri me Gjermaninë.

Ai është gjithashtu një nga njerëzit më të fuqishëm në BE, i cili komandon vëmendjen e presidentëve dhe kryeministrave, me një linjë të drejtpërdrejtë me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Daul, presidenti 71-vjeçar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), është gati i panjohur jashtë Brukselit, dhe ai e preferon këtë gjë. Por këtë javë, ndikimi i Daul është më i dukshëm, teksa drejton një kongres partiak në Helsinki, në të cilin PPE, një aleancë e fuqishme e partive të qendrës së djathtë, do të zgjedhë kandidatin e saj për presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian.

Kongresi i partisë, është një moment vendimtar për partinë e establishmentit evropian, që përpiqet të ruajë pozitat saj në një epokë anti-establishment. Daul është përballur me kritika nga kundërshtarët politikë, të cilët e akuzojnë atë se është shumë i butë ndaj populistëve brenda PPE-së, sikurse është kryeministri hungarez Viktor Orban, që ka përkrahur idenë e një “demokracie joliberale”, dhe ka kërcënuar institucionet e BE.

Por Daul gëzon mbështetje të gjerë në PPE, për shkak të qasjes së tij të kujdesshme dhe pragmatike, të orientuar mbi të gjitha drejt ruajtjes së statusit të partisë, si “makineria” dominuese politike në kontinent. Në fillim të kongresit, ai pranoi se kundërshtarët do të përpiqen të portretizojnë PPE-në si institucionin e vjetër e të lodhur, që duhet të zhduket në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në vitin e ardhshëm.

Por ai tha se atyre u mungon një vizion alternativ. “Ne në PPE jemi etërit themelues të Evropës. Ne nuk kemi turp për atë që kemi arritur në 70 vitet e fundit në Evropë, por jemi krenarë për këtë trashëgimi”- tha ai. Fermeri trashaluq, i kthyer në politikan, e ka drejtuar EPP përmes asaj që miqtë dhe armiqtë e përshkruajnë si një aftësi për negociatat e shkathëta të prapaskenës, duke përdorur frëngjishten dhe gjermanishten e tij të rrjedhshme, dhe qasjen e tij të pashembullt ndaj Merkelit, udhëheqësja kombëtare më me ndikim në Evropë.

Si një vendas nga Strasburgu, selia zyrtare e Parlamentit Evropian, Daul duket se e ka kodin e BE në ADN-në e tij. Dhe si fermer nga Alsasa, ai vjen nga një vend ku integrimi franko-gjerman nuk është vetëm një ndikim politik, por i rrënjosur dhe ushqyer nga Lumi i Rinit.

Admiruesit e Daul- përfshirë ata jashtë partisë së tij – thonë se ai është një ndërtues i urave të bashkëpunimit, që e mban fjalën e tij. “Politikanët si Joseph Daul, që kërkojnë kompromise dhe tone të moderuara, nevojiten më shumë se kurrë, për të përfaqësuar një forcë pozitive në politikën moderne”- thotë Martin Schulz, ish-drejtuesi socialdemokrat i Gjermanisë dhe ish-presidenti i Parlamentit Evropian.

Schulz tha se Daul ka “parime të forta konservatore”. “Si socialdemokrat, nuk ndaj shumë prej tyre. Por Joseph Daul është një person shumë etik, dhe një person tek i cili mund të mbështetesh gjithmonë”- shton ai. Daul, ishte një nga arkitektët e të ashtuquajturit “Spitzenkandidat” ose “kandidati kryesor”, një term i përdorur fillimisht nga BE në vitin 2014 për të zgjedhur presidentin e ri të KE.

Dhe ai njihet gjerësisht se e bindi Merkelin të hiqte dorë nga kundërshtimi i saj ndaj Jean-Claude Juncker, ish kryeministrit të Luksemburgut, që kishte fituar nominimin e PPE për kandidat për president të KE, por u përball me rezistencën nga kryeministri britanik David Cameron.

Këtë herë, Daul shihet gjerësisht si mbrojtës i procesit “Spitzenkandidat”, por gjithashtu edhe

si forca kryesore që e pengon atë të evoluojë në fushatën zgjedhore reale paraprake, ai ajo që mbahet në SHBA. Ky është lloji i fushatës që kërkon Stubb, ish-kryeministër i Finlandës – por do të ishte e rrezikshme për gjermanin Weber, kandidatin kryesor, aktualisht udhëheqësi i grupit të PPE në Parlamentin Evropian.

Në këtë drejtim, Daul shihet si mbrojtës i statusuosë, por edhe i establishmentit të PPE-së, i cili është tubuar rreth Weber – edhe pse ai nuk ka mbajtur asnjëherë ndonjë post ekzekutiv. Për disa anëtarë të PPE, kjo do të thotë se Daul nuk ka marrë parasysh mesazhin e votuesve, që kërkuan ndryshime në zgjedhjet e fundit kombëtare, dhe ku partitë e qendrës së djathtë pësuan rrjedhje të votave, madje edhe në vende si Gjermania, ku përfunduan të parët.

“Në vitin 2019, me të gjitha kërcënimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, rritja e euroskepticizmit, ekziston nevoja për të ripërtërirë rolin e politikanëve- tha eurodeputeti që fliste për lidhjet e ngushta të Daul me Merkelin. “Njerëzit duan të dëgjojnë diçka të ndryshme”- shtoi ai. Ndonëse Daul nuk ka e ka bërë publike se cilën emër mbështet në këtë garë, shumë në PPE, besojnë se ai është një mbështetës i zjarrtë i Weber, i cili e ka pasuar atë si udhëheqës i grupit të partisë në Parlament.

Një zyrtar i PPE, i përshkroi lidhjet e Daul me Weber si një marrëdhënie mes “babait dhe djalit”.

Megjithëse ai përfaqëson rolin e vjetër të BE-së, Daul është i ndryshëm – të paktën në kuptimin që ai nuk është një politikan tradicional elitar. Daul e ndërtoi karrierën e tij kryesisht si fermer i mbarështimit të bagëtive, dhe një mbrojtës i ashpër i fermerëve francezë, duke drejtuar shoqatat dhe sindikatat e ndryshme bujqësore.

Ai qe gjithashtu pjesë e politikës së Alsasës, duke përfshirë edhe postin e kryebashkiakut të qytezës së tij, Pfettisheim. Ai u zgjodh për herë të parë në Parlamentin Evropian në vitin 1999, dhe u lavdërua nga kolegët për punën e tij si kryetar i komisionit për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Werner Langen, një deputet gjerman nga EPP, tha se Daul nuk ishte pjesë e inteligjencës politike të Parisit por u pranua nga të gjithë, përfshirë ish-presidentët e Francës, Nicolas Sarkozy dhe François Hollande. “Ai është një njeri me shumë ndikim, me bindje shumë të forta, shumë pro-evropiane”- shprehet Rangel, eurodeputet portugez.

“Por ai është gjithmonë shumë modest, dhe flet sikur shqetësimi i tij kryesor të ishte moti në fundjavën e ardhshme në Strasburg, ku ferma e tij mund të jetë efektive apo jo, nëse gjërat shkojnë mirë apo jo”- shton ai. Daul mori drejtimin e PPE-së në vitin 2013, kur udhëheqësi i saj i vjetër, ish kryeministri belg, Wilfred Martens, u sëmur rëndë nga një tumor.

Ai u zgjodh zyrtarisht si president pas vdekjes së Martens vitin e ardhshëm. Në një intervistë të shkurtër për “Politico”, Daul tha se është përpjekur ta udhëheqë PPE me një dorë më të butë, prindërore. “Por babai duhet të zemërohet në ndonjë rast”- theksoi ai.

Ai u ndal edhe tek marrëdhënia e tij me Orbanin. “Në çdo familje ka një fëmijë problematik”- tha ai, duke deklaruar se ai preferon ta mbajë atë brenda familjes. Kolegët thonë se vendimi i Daul për të qëndruar me Orbanin dhe lëvizjet e tjera populiste, sikurse është Forza Italia e Silvio Berluskonit në EPP – janë nxitur nga dëshira për të ruajtur aleancën e madhe, madje edhe në kurriz të kohezionit ideologjik.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: EvropënfermerinkontrollonNjihuni

TË LIDHURA

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…
Aktualitet

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…

22:35 | 19/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
U rendit si kandidatja grua më e votuar, Tabaku: Mirënjohje demokratëve
Aktualitet

U rendit si kandidatja grua më e votuar, Tabaku: Mirënjohje demokratëve

21:50 | 19/05/2025
Next Post
FIFA ka një lajm të madh për Kosovën në prag të Ligës së Kombeve

FIFA ka një lajm të madh për Kosovën në prag të Ligës së Kombeve

Foto/Njihuni me gjyqtarët që “fjetën” me krimin dhe politikën

Foto/Njihuni me gjyqtarët që “fjetën” me krimin dhe politikën

Pesë arsye për të vizituar Shqipërinë, Lonely Planet e rekomandon për 2019-tën

Pesë arsye për të vizituar Shqipërinë, Lonely Planet e rekomandon për 2019-tën

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…
Aktualitet

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…

by mirseda
22:35 | 19/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj disa kandidatëve të Partisë Socialiste që...

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

22:23 | 19/05/2025
“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

22:17 | 19/05/2025
Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat” e Kastros

Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat” e Kastros

21:52 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com