Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Njihuni me Enin, shqiptaren që di 7 gjuhë dhe po shkëlqen në Harvard

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Njihuni me Enin, shqiptaren që di 7 gjuhë dhe po shkëlqen në Harvard

Vajza që shihni në foto është Eni Dervishi, e cila po bën krenarë të gjithë shqiptarët.

Gjithçka nisi kur ajo ishte në kopsht.

“Edukatorja na mësoi se si të thonim fjalët ‘karrige’ dhe ‘tryezë’ në anglisht. Më mahniste fakti që mund të përdorje dy fjalë të ndryshme për të njëjtin objekt”, kujton Eni, teksa shton se shkonte shpesh për të mësuar fjalë të huaja te një nga fqinjët e saj, i cili dinte anglisht.

Vajza nga Pogradeci iu bashkua më pas një shoqeje të saj më të madhe në moshë, e cila studionte italishten, gjuhë së cilës i shtoi pak më vonë dhe frëngjishten. Udhëtoi për në Tiranë për të blerë librat, ndërsa pasuan gjermanishtja, spanjishtja, dhe pak portugalisht që ajo e mësonte duke shikuar telenovelat.

“U dashurova me gjuhët. Nëpërmjet tyre unë munda të shoh një botë tjetër. Ato zgjeruan imagjinatën time rreth asaj që ndodhte përtej”, tregon Eni duke shtuar se qyteti i saj i lindjes i dha një mundësi të re, ku mund të praktikonte gjuhët që kishte mësuar falë atraksionit turistik të Pogradecit.

Një tjetër fjali e shtyu atë që të ndërmerrte rrugën drejt Harvardit.

“Kur isha në klasën e katërt, një mësues përmendi që Harvardi ishte universiteti më i mirë në botë. Ajo fjali mbeti në mendjen time, dhe unë nisa të ëndërroj për universitetin”, rrëfen Eni.

Motivimi i saj më i madh ka qenë e ëma, e cila u ishte kthyer studimeve në moshë të madhe, ndërsa menaxhonte njëkohësisht dy punë.

“Duke e parë mamanë se si menaxhonte dy punë dhe studionte në të njëjtën kohë, për më tepër duke u kujdesur edhe për familjen, ishte jashtëzakonisht motivuese. Nëna ime jo vetëm që më fliste për rëndësinë e arsimimit, por ajo në fakt e tregoi këtë me punën e saj”.

Pogradecarja nuk e ka pasur të lehtë aplikimin në universitete, por falë këmbënguljes së saj, ajo u shpërblye me një bursë të plotë, pasi u pranua në 14 nga 15 universitete në të cilat kishte aplikuar.

Megjithatë sfidat vazhduan. Kishte fjalë të huaja që Eni nuk i dinte dhe shpesh haste vështirësi në komunikim.

“Mësuesit e mi në Pogradec nuk kishin shkruar më parë letra rekomandimi. M’u desh t’i mësoja unë. Kur më duhej të dërgoja dokumente zyrtare, si p.sh. vërtetimin e notave, hasja në një tjetër pengesë. Mendova t’i dërgoja me faks, por në qytetin tim nuk kishte faks.

Megjithatë, kalimit nga shkolla e mesme në universitet, e cila është një sfidë më vete, iu bashkua shpërngulja në një vend krejtësisht të ri, ku çdo gjë ishte e re, që nga makineritë e shitjes deri tek karta e identitetit për të hyrë në një bibliotekë. Kishte fjalë që nuk i dija. Dija si të shkruaja dhe të zgjidhja një ekuacion, por nuk dija të thoja “minus” ose “plus”, ndaj dhe ishte veçanërisht sfiduese për mua të flisja dhe të bëja pyetje në klasë. Unë zbuloja diçka të re çdo ditë.”

Eksperiencën e saj në Harvard e cilëson si diçka që i ka ndryshuar jetën:

“Kam ëndërruar gjithmonë të udhëtoj nëpër botë dhe Harvardi më lejoi ta bëj këtë. Kam mundur të jem në kontakt me pikëpamje nga më të ndryshmet. Kam takuar njerëz me prejardhje shumë të ndryshme dhe kam mundur të mësoj nga profesorët më të mirë në botë.”

Pogradecarja, pas diplomimit, do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka nisur punë si konsulente në Boston, punë e cila shpreson do ta ndihmojë atë të zhvillojë më tej aftësitë e saj, ndërsa dëshiron të vazhdojë studimet, ndoshta në shkollën e biznesit, ku synon të ndjekë një master për zhvillim ndërkombëtar.

“Unë kam përjetuar sfidat e dikujt që vjen nga një vend në zhvillim, dhe këtu unë kam kuptuar se Shqipëria nuk është i vetmi vend, që përballet me këto sfida. Dua të jap kontributin tim për zgjidhjen e këtyre çështjeve”, thotë Eni, teksa jep edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë:

“Asnjëherë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua. Kurrë mos i lejo rrethanat që të përcaktojnë se kush je!” / Tirana Today

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Aeroplanmbajtësja amerikane drejt Koresë së Veriut

Aeroplanmbajtësja amerikane drejt Koresë së Veriut

Pranimet në universitete, lajm i mirë për të gjithë studentët

Pranimet në universitete, lajm i mirë për të gjithë studentët

Franca voton nën masa të rrepta sigurie

Franca voton nën masa të rrepta sigurie

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com