Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Njihuni me Aurelën, lezhjanen ‘e shkurtër’ që ka punuar për Armani, Dior e Guess

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Njihuni me Aurelën, lezhjanen ‘e shkurtër’ që ka punuar për Armani, Dior e Guess

Aurela Skandaj është fotomodelja dhe YouTube-rja shqiptare, e cila prej 19 vitesh jeton në Bruksel, ku edhe ka fituar famë falë pamjes së saj fizike dhe profesionalizmit që ka treguar në profesionin e ushtruar prej kohësh.

Ajo tregon se ka lindur në Lezhë dhe momentet e para të nisjes së karrierës kujton të kenë qenë tërësisht rastësore.

Siç shprehet Aurela, vite më parë, një shoqe e klasës së saj kishte fituar “Blegium Best Top Model” dhe një ditë publikoi ne Facebook një foto me shqiptaren.

Pikërisht aty nisi gjithçka, kur një fotograf i njohur e pikasi dhe i kërkoi një sesion shooting.

Ndër të tjera, vajza nga Lezha bën me dije se gjatësia e saj nuk e ka favorizuar shumë, por megjithatë, ia ka dalë më së miri.

Ajo shton:

5 muaj pas shootingut të parë fillova të kërkoja një agjenci modelingu, por unë isha 165cm (dhe nuk jam rritur që atëherë). Të gjithë më refuzonin. Një ditë mora një email nga një agjenci cila me pranoi edhe pse isha shumë e shkurtër. Ata me organizonin casting në gjithë Europën. Kështu nisi gjithçka për mua”.

Çdo gjë duket se ka ecur më së miri për Aurelën tonë, e cila ka punuar për firma dhe emra të njohur të modës, përfshirë Dior, Maybelline, Guess, Armani, etj, e që normalisht, pagesat kanë qenë mjaft të majme.

Në një intervistë për JOQ, vajza nga Lezha tregon pak më shumë për jetën dhe profesionin e saj.

Intervista:

Për ju tashme është profesion apo ngelet vetëm në kuadrin e pasionit fitimprurës?

Në fillim ishte një pasion dhe një challenge, por kam pas shuuumë fat që direkt kam mundur të fitoj jetën me këtë punë. Nuk kam arritur në kategorinë “fashion” dhe “catwalk”, por kam punuar për shumë evente “commercial”.

Krahas botës së modës, keni vazhduar një shkollë paralele, apo mendoni se bukuria mjafton për të arritur gjithçka në ditët e sotme?

 

View this post on Instagram

 

Un jour tout ceci aura un sens, mais en attendant profite de ta vie et bois un bon smoothie?

A post shared by ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ Aurela ♡ (@aurelaskandaj) on Oct 17, 2018 at 11:28am PDT

Kam mbaruar shkollën e lartë, bachelor në ekonomik, këtu ku jetoj. Mendoj se bukuria mund të japë shumë oportunitete, por zgjuarsia, edukimi shkollor dhe talenti të dërgon më lart në jetë.

Mund të na tregoni për një nga vështirësitë më të mëdha me të cilën jeni përballur në këtë profesion?

Konkurrenca dhe gjatësia ime. Ishte shumë e vështirë të kisha besim tek vetja kur bëja casting me goca që ishin 1.77 ose 1.80, por edhe unë isha aty dhe fakti që isha në casting, e kishte një arsye.

Keni bërë kompromise për të fituar famën që keni aktualisht?

Tashmë nuk quaj veten Modele por Youtuber, edhe pse vazhdoj të punoj për disa kontrata si modele. Modelingu më ka ndihmuar të kem followers në social media dhe nuk doja vetëm t’ju tregoja atyre foto që bëja në shooting, por diçka më shumë, ndaj hapa një kanal në Youtube ku shpërndaj idetë e mia. Për punën që bëj tashmë nuk më është dashur të bëj shumë kompromise, përveç se jam gjithmonë me telefon në dorë dhe mbase nuk i shijoj momentet prezente 100%.

 

View this post on Instagram

 

Smile baby ?

A post shared by ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ Aurela ♡ (@aurelaskandaj) on Oct 9, 2018 at 12:32pm PDT

Cilat janë disa nga firmat, eventet apo fotografët më të njohur me të cilat keni bashkëpunuar?

Eventi më i bukur për mua ka qenë pjesëmarrja para dy viteve në Festival de Cannes. Aty isha sepse punoja me L’Oreal. Kam qenë edhe në Influencer Awards Monaco, këtë vit.

 

View this post on Instagram

 

Give her red and she’ll rule the world ? @diormakeup @diorbeautylovers #rougediorultrarouge

A post shared by ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ Aurela ♡ (@aurelaskandaj) on Oct 4, 2018 at 8:00am PDT


Kam punuar me Dior, Maybelline, Guess, Armani, Lou Ashton, Estee Lauder, Lancome, House Of Cb, Brazilian bikini, Daniel Wellington, Cluse, Ice Watch , etc.

Kam punuar me shumë fotografë të mirë, por me Jonas Bresnan kam qenë shumë e emocionuar kur e kam takuar.

Cila është pika juaj e fortë, një detaj, cilësi, veçori që të dallon nga vajzat e tjera?

Për punën që bëj është shumë e rëndësishme me qenë vet vetja. Jam shumë spontane në videot që bëj, por edhe punoj shumë si në foto dhe video. Jam gjithmonë duke munduar të bëj diçka sa më të bukur dhe gjithmonë mundohem të përmirësoj veten.

Cila ka qenë oferta më bujare që ju është bërë dhe në cilën shifër, nëse mudn të tregoni detaje?

“Bourjois” një markë kozmetik e cila nuk është aq e njohur sa Dior apo Armani, por që deri më tani është marka që më ka paguar më mirë. Për arsye konfidenciale nuk më lejohet të tregoj shifrat, pas firmosjes së një kontrate.

Cila është kompania apo personi me të cilin nuk do të bashkëpunoni asnjëherë?

Nuk kam ndonjë person ose njeri me të cilin nuk do doja të bashkëpunoja.

Për cilën arsye do të ndaheshit përfundimisht nga bota e aparateve dhe kameras?

Kur të realizoj gjithçka që kam në mendje dhe kur të mos më duket më interesante ajo që social media të ofron, atëherë ndoshta do të krijoj diçka të re dhe do të largohem, por për momentin nuk kam asnjë arsye ta lë këtë profesion dhe pasion.

Cili është bashkëpunëtori juaj aktual, i cili ju ndihmon në realizimin e videove në YouTube?

Bashkëpunëtori im është vëllai im i vogël.

A është Aurela në një marrëdhënie dhe çfarë cilësish duhet të ketë personi që do t’ju fitojë zemrën?

Momentalisht nuk jam në një lidhje. I duhuri duhet të më bëjë të qesh, të jetë kurioz për jetën dhe të ketë pasion udhëtimet.

Dua të shtoj se një dit kam qejf të bëj një video në gjuhën shqipe, sepse do të kisha shumë dëshirë që edhe ata shqiptarë që më ndjekin, të kuptojnë se për çfarë flas në materialet që publikoj dhe ndaj në rrjetet sociale./ JOQ.al

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
Ndizen gjakrat, Luana dhe Ermali debat në komente. Ja çfarë shkruajnë

Ndizen gjakrat, Luana dhe Ermali debat në komente. Ja çfarë shkruajnë

“E kam gjujt atë senin mor”, zbardhen përgjimet e Prokurorisë për Stresin

“E kam gjujt atë senin mor”, zbardhen përgjimet e Prokurorisë për Stresin

Terrorizëm në Shqipëri? Jepet alarmi, 34 persona nën hetim

Terrorizëm në Shqipëri? Jepet alarmi, 34 persona nën hetim







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit
Aktualitet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

by mirseda
17:03 | 11/03/2026
0

Janë zbardhur emrat e kandidatëve që deri tani kanë hyrë në garë për postin e Drejtorit të...

Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale

Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale

17:01 | 11/03/2026
“Nuk dua të më lëndojnë më” – e reja i jep fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti

“Nuk dua të më lëndojnë më” – e reja i jep fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti

16:54 | 11/03/2026
Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

16:46 | 11/03/2026
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

16:43 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com