Aurela Skandaj është fotomodelja dhe YouTube-rja shqiptare, e cila prej 19 vitesh jeton në Bruksel, ku edhe ka fituar famë falë pamjes së saj fizike dhe profesionalizmit që ka treguar në profesionin e ushtruar prej kohësh.
Ajo tregon se ka lindur në Lezhë dhe momentet e para të nisjes së karrierës kujton të kenë qenë tërësisht rastësore.
Siç shprehet Aurela, vite më parë, një shoqe e klasës së saj kishte fituar “Blegium Best Top Model” dhe një ditë publikoi ne Facebook një foto me shqiptaren.
Pikërisht aty nisi gjithçka, kur një fotograf i njohur e pikasi dhe i kërkoi një sesion shooting.
Ndër të tjera, vajza nga Lezha bën me dije se gjatësia e saj nuk e ka favorizuar shumë, por megjithatë, ia ka dalë më së miri.
Ajo shton:
5 muaj pas shootingut të parë fillova të kërkoja një agjenci modelingu, por unë isha 165cm (dhe nuk jam rritur që atëherë). Të gjithë më refuzonin. Një ditë mora një email nga një agjenci cila me pranoi edhe pse isha shumë e shkurtër. Ata me organizonin casting në gjithë Europën. Kështu nisi gjithçka për mua”.
Çdo gjë duket se ka ecur më së miri për Aurelën tonë, e cila ka punuar për firma dhe emra të njohur të modës, përfshirë Dior, Maybelline, Guess, Armani, etj, e që normalisht, pagesat kanë qenë mjaft të majme.
Në një intervistë për JOQ, vajza nga Lezha tregon pak më shumë për jetën dhe profesionin e saj.
Intervista:
Për ju tashme është profesion apo ngelet vetëm në kuadrin e pasionit fitimprurës?
Në fillim ishte një pasion dhe një challenge, por kam pas shuuumë fat që direkt kam mundur të fitoj jetën me këtë punë. Nuk kam arritur në kategorinë “fashion” dhe “catwalk”, por kam punuar për shumë evente “commercial”.
Krahas botës së modës, keni vazhduar një shkollë paralele, apo mendoni se bukuria mjafton për të arritur gjithçka në ditët e sotme?
View this post on Instagram
Un jour tout ceci aura un sens, mais en attendant profite de ta vie et bois un bon smoothie?
Kam mbaruar shkollën e lartë, bachelor në ekonomik, këtu ku jetoj. Mendoj se bukuria mund të japë shumë oportunitete, por zgjuarsia, edukimi shkollor dhe talenti të dërgon më lart në jetë.
Mund të na tregoni për një nga vështirësitë më të mëdha me të cilën jeni përballur në këtë profesion?
Konkurrenca dhe gjatësia ime. Ishte shumë e vështirë të kisha besim tek vetja kur bëja casting me goca që ishin 1.77 ose 1.80, por edhe unë isha aty dhe fakti që isha në casting, e kishte një arsye.
Keni bërë kompromise për të fituar famën që keni aktualisht?
Tashmë nuk quaj veten Modele por Youtuber, edhe pse vazhdoj të punoj për disa kontrata si modele. Modelingu më ka ndihmuar të kem followers në social media dhe nuk doja vetëm t’ju tregoja atyre foto që bëja në shooting, por diçka më shumë, ndaj hapa një kanal në Youtube ku shpërndaj idetë e mia. Për punën që bëj tashmë nuk më është dashur të bëj shumë kompromise, përveç se jam gjithmonë me telefon në dorë dhe mbase nuk i shijoj momentet prezente 100%.
Cilat janë disa nga firmat, eventet apo fotografët më të njohur me të cilat keni bashkëpunuar?
Eventi më i bukur për mua ka qenë pjesëmarrja para dy viteve në Festival de Cannes. Aty isha sepse punoja me L’Oreal. Kam qenë edhe në Influencer Awards Monaco, këtë vit.
View this post on Instagram
Give her red and she’ll rule the world ? @diormakeup @diorbeautylovers #rougediorultrarouge
Kam punuar me Dior, Maybelline, Guess, Armani, Lou Ashton, Estee Lauder, Lancome, House Of Cb, Brazilian bikini, Daniel Wellington, Cluse, Ice Watch , etc.
Kam punuar me shumë fotografë të mirë, por me Jonas Bresnan kam qenë shumë e emocionuar kur e kam takuar.
Cila është pika juaj e fortë, një detaj, cilësi, veçori që të dallon nga vajzat e tjera?
Për punën që bëj është shumë e rëndësishme me qenë vet vetja. Jam shumë spontane në videot që bëj, por edhe punoj shumë si në foto dhe video. Jam gjithmonë duke munduar të bëj diçka sa më të bukur dhe gjithmonë mundohem të përmirësoj veten.
Cila ka qenë oferta më bujare që ju është bërë dhe në cilën shifër, nëse mudn të tregoni detaje?
“Bourjois” një markë kozmetik e cila nuk është aq e njohur sa Dior apo Armani, por që deri më tani është marka që më ka paguar më mirë. Për arsye konfidenciale nuk më lejohet të tregoj shifrat, pas firmosjes së një kontrate.
Cila është kompania apo personi me të cilin nuk do të bashkëpunoni asnjëherë?
Nuk kam ndonjë person ose njeri me të cilin nuk do doja të bashkëpunoja.
Për cilën arsye do të ndaheshit përfundimisht nga bota e aparateve dhe kameras?
Kur të realizoj gjithçka që kam në mendje dhe kur të mos më duket më interesante ajo që social media të ofron, atëherë ndoshta do të krijoj diçka të re dhe do të largohem, por për momentin nuk kam asnjë arsye ta lë këtë profesion dhe pasion.
Cili është bashkëpunëtori juaj aktual, i cili ju ndihmon në realizimin e videove në YouTube?
Bashkëpunëtori im është vëllai im i vogël.
A është Aurela në një marrëdhënie dhe çfarë cilësish duhet të ketë personi që do t’ju fitojë zemrën?
Momentalisht nuk jam në një lidhje. I duhuri duhet të më bëjë të qesh, të jetë kurioz për jetën dhe të ketë pasion udhëtimet.
Dua të shtoj se një dit kam qejf të bëj një video në gjuhën shqipe, sepse do të kisha shumë dëshirë që edhe ata shqiptarë që më ndjekin, të kuptojnë se për çfarë flas në materialet që publikoj dhe ndaj në rrjetet sociale./ JOQ.al