Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Njihuni me 22-vjeçarin që ka udhëtuar botën: “Të rinjtë e sotëm, përtacë”

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT

Të rinjtë e 2018-ës janë përherë e më të demoralizuar, edhe pse jemi në kohën kur aksesi për informacione dhe mundësi është më i madh. Por, përsëri ata janë konfuz e të pasigurt për të ardhmen e tyre. Ndaj, shumë prej tyre bëhen “rob” të parazitizmit, duke u ankuar se për ta nuk ka punë. Edhe pse të gjesh punë në Shqipëri është e vështirë, më shumë se arsye, ky duket si justifikim dhe dembelizëm. Këtë gjë na e mëson Francesco Petitti, djali i ri nga Milano. Është vetëm 22 vjeç, por ka udhëtuar në të gjithë botën. Kjo sepse ktheu pasionin e tij në profesion.

Ai rrëfen për Tirana Today se që në moshë të vogël ka adhuruar fotografinë, ndaj për të ishte shumë e rëndësishme të studionte në një prej shkollave më të famshme të filmit në Toronto Film School. Prej aty u përzgjodh nga kompania e astronautit më të famshëm kanadez, Chris Hadfield.

Për të punuar së bashku me djalin e Hadfield, në Rare Earth, një seri dokumentarësh filmuar në të gjithë botën. Ku një episod do të jetë edhe për Shqipërinë.

-Përse ishte kaq e rëndësishme për ju të largoheshit nga Italia dhe të shkonit në Kanada?

Unë kam punuar në çdo pub në Milano dhe më pas në Toronto. Nuk më pëlqente shumë, por ishte mënyra më e lehtë për të praktikuar fotografinë dhe të fitoja disa para. Ndërkohë Shkolla e Filmit në Toronto, ishte shumë e rëndësishme për mua. Ajo shkollë, por më tepër qyteti i Torontos më ndryshuan jetën. Veç edukimit shumë të mirë, mësova më shumë për veten dhe botën. Një eksperiencë që më rriti më shumë.

-Çfarë keni sakrifikuar për të plotësuar ëndrrat tuaja?

Kam sakrifikuar kohën kushtuar familjes dhe të afërmve të mi, nuk jam pranë tyre gjithmonë. Po ashtu edhe argëtimin, pasi kur të gjithë shokët e mi dilnin të bënin qejf, unë shkoja në punë. Mirëpo, në jetë duhet të marrësh disa vendime të vështira për të gjetur balancat e duhura.

-Kafenetë në Shqipëri janë gjithmonë plot, veçanërisht me të rinj. Sipas tyre është e pamundur të gjesh punë në vend, ndaj kalojnë kohë në kafe. Ju si një i ri i cili ka ditur ta kthejë pasionin në profesion, si i shihni të rinjtë e ditëve moderne?

Edhe në Itali të rinjtë shprehen njësoj dhe thonë se nuk gjejnë dot punë pasi nuk ka. Por, unë mendoj se ata, si edhe shqiptarët janë dembelë dhe nuk kanë ambicie. Jam i bindur që në Shqipëri, si edhe në vende të tjera, është e vështirë të gjesh një punë. Mirëpo, nëse punon fort dhe i përkushtohesh, me siguri që do të gjesh diçka për të bërë. Mbi të gjitha, nëse njerëzit do të kishin më shumë ambicie ata mund të krijonin punën vetë, ose të kthenin pasionin në profesion.

-Ju keni udhëtuar në shumë shtete, në vende të cilat janë shumë ndryshe nga Italia. Çfarë keni mësuar prej kësaj eksperience?

Në vitet e fundit, pata mundësi të vizitoja shumë shtete. Kështu unë njoha një pjesë ndryshe të botës së madhe, mësova se jeta nuk ishte për të gjithë ashtu siç unë e mendoja. Si edhe kuptova që sa me fat jam. Mbi të gjitha kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe kam përjetuar gjëra të pabesueshme. Po ashtu, kam pasur mundësi të përmirësoj më shumë aftësitë e mija filmike.

-Çfarë ju tërheq më shumë kur shkoni në një shtet të ri?

Unë jam i prirur të shoh njerëzit. Edhe pse ne nuk i shfaqim në seritë e Rare Earth, unë pëlqej të fotografoj fytyrat dhe krijoj lidhje me ta. Pasi ata janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e një kombi. Po ashtu kur udhëtoj i kushtoj rëndësi ngjyrave të qyteteve.

-Çdo shtet ka kulturën e vetë, njerëz të ndryshëm me sjellje të vetat. Por, çfarë kemi të përbashkët apo bota është shumë e madhe dhe gjithë ky diversitet na ndan gjithmonë e më tepër?

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se diversiteti na ndan, kur ti udhëton kupton që ne jemi të gjithë njerëz. Nuk ka rëndësi se çfarë kulture kemi, ngjyrë të lëkurës apo çfarëdo tjetër. E di që mund të duket si klishe, por është shumë e vërtetë. Nëse ndalojmë se pasuri frikë nga diferencat dhe përqafojmë diversitetin, do të jetonim në një botë më të mirë. Në çdo udhëtim unë kam bërë miq të rinj dhe kjo është një provë, nuk duhet të sforcohesh shumë për ta bërë jetën tënde më të gëzueshme. Bota është e madhe, por në ditët e sotme nuk është e vështirë të udhëtosh dhe të kuptosh se sa të ngjashëm jemi realisht. TIRANA TODAY

Tags: 22 vjecariChris HadfieldFrancesco PetittiItalianipërtacshqiptaretudhëtuar botën

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Tare me dhimbje koke, Lazio i “gjymtuar” në finalen e sezonit

Rrëfimi i Igli Tares/Më mirë futbollist, nëse ai vlen 80 milionë, Strakosha....

Njihuni me 9 drejtuesit e UÇK-së që akuzohen nga Prokuroria

Njihuni me 9 drejtuesit e UÇK-së që akuzohen nga Prokuroria

VAR del jashtë loje, ja ndryshimet që ‘fundosën’ Interin përballë Sassuolos (Video)

VAR del jashtë loje, ja ndryshimet që ‘fundosën’ Interin përballë Sassuolos (Video)







JU REKOMANDOJMË

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com