Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Njihuni me kultin koreano-verior

9 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Njihuni me kultin koreano-verior

Nju Jork – Absurditetet e diktaturës së Koresë së Veriut, janë të lehta për t’u vënë në lojë. Kim Jong-un, me prerjen e tij të flokëve në stilin ‘puding’ të viteve 1930 (thuhet se kurohet në detaje, për t’i ngjarë sa më shumë gjyshit të tij, Kim Il-Sung, themeluesi i regjimit), kostumin e  vjetër të tij alla-Mao dhe shtatin e shkurtër, është pothuajse si një personazh filmash vizatimorë.

Zyrtarisht konsiderohet si një gjeni i gjithëfuqishëm, adhurohet si një zot dhe shfaqet vazhdimisht i rrethuar nga njerëz, duke përfshirë zyrtarët e tij më të lartë ushtarakë të dekoruar me medalje të shumta, duke qeshur, duartrokitur, ose duke bërtitur në mënyrë histerike.

Sigurisht, siç e dimë, jeta në Korenë e Veriut është çdo gjë përveçse zbavitëse. Uria masive shfaros vazhdimisht popullsinë. Deri në 200.000 të burgosur politikë, mbahen si skllevër në kampet brutale të punës, ku janë me fat në rast se nuk torturohen deri në vdekje. Fjala e lirë nuk ekziston. Jo vetëm që është e ndaluar vetëm të shprehësh rezerva për statusin hyjnor të Kim; vetë qenia gjallë imponon shpalljen e përkushtimit të rregullt ndaj tij.

Është e mundur, madje ka të ngjarë, që shumë koreano-veriorë sillen si adhurues të Kim, vetëm për shkak se janë të detyruar. Të tjerët qëndrojnë në rresht, pasi nuk njohin asgjë më të mirë. Ashtu si njerëzit kudo, ata konformohen në mënyrë refleksive me normat e botës rreth tyre, pa menduar mbi vlerat e tyre.

Por disa koreane-veriorë, ndoshta shumë, mund të besojnë vërtet në kultin e Dinastisë Kim, e cila, ashtu si të gjitha kultet (ose besimet fetare), përbëhet nga pjesë dhe copa të marra nga kultura, besime dhe tradita të tjera. Kultin i Kim, i detyrohet diçka stalinizmit, diçka tjetër krishterimin mesianik, adhurimit të paraardhësve konfucianë, diçka shamanizmit indigjen, dhe diçka tjetër adhurimit të perandorit nga ana e japonezëve, të cilët e sunduan Korenë në gjysmën e parë të shekullit XX-të.

Babai i Kim, Kim Jong-il, supozohet se ka lindur në malin Paektu, që besohet të jetë një vend i shenjtë ku themeluesi hyjnor i mbretërisë së parë koreane, një njeri-ari i quajtur Tangun, lindi më shumë se 4.000 vjet më parë. Lindja e Kim Jong-il, i njohur edhe si Udhëheqësi i Dashur (babai i tij, Kim Il-sung, qe Udhëheqësi i Madh), e ktheu dimrin në pranverë, dhe u ndriçua nga një yll i ndritshëm në qiell.

E gjitha kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por historitë e mrekullive në çdo besim fetar kanë një funksion jetik. Ajo që ka rëndësi, është që njerëzit i besojnë ato. Në këtë drejtim, koreano-veriorët nuk janë më të çuditshëm se sa besimtarët kudo tjetër. Ka shpesh arsye të mira pse besimet e caktuara kanë një tërheqje të fortë.

Islami dhe Krishterimi gjetën të konvertuar të gatshëm në mesin e të dëbuarve dhe të shtypurve, pasi ofruan barazi për të gjithë në sytë e Perëndisë. Besimi i Koresë së Veriut është krejtësisht më pak gjithëpërfshirës. Në fakt, në thelbin e tij qëndron ndjenja e pastërtisë etnike, ndjenja e nacionalizmit të shenjtë që duhet të mbrohet me çdo kusht nga forcat armiqësore.

Ashtu si Polonia, e cila ka një vetë-imazh të fortë kristian të martirizimit kombëtar, Koreja ka një histori të dominuar nga fuqitë më të mëdha, kryesisht Kina, por edhe Rusia, dhe më së shumti që nga pushtimi brutal japonez i shekullit XVI. Amerikanët janë pushtuesit më të vonë, por urrejtja zyrtare ndaj imperializmit amerikan në Korenë e Veriut, buron jo vetëm nga Lufta e egër Koreane (1950-1953), por edhe nga kujtesa e gjatë e shtypjes së huaj.

Dominimi nga fuqitë e huaja, krijoi shtyllat e bashkëpunimit dhe rezistencës në historinë koreane. Disa nga klasat sunduese në mbretëritë e ndryshme koreane, bashkëpunuan me fuqitë e huaja, dhe ca të tjera luftuan kundër tyre. Kjo shkaktoi një urrejtje të thellë midis vetë koreanëve. Vetë Kim Il-sung e filloi karrierën e tij si bashkëpunëtor. Ai u përzgjodh nga Stalini për të qenë një lider komunist kukull në Veri. Kjo imponoi krijimin e legjendës së Kim si një hero i rezistencës kundër japonezëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe më vonë kundër amerikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të Koresë së Jugut, të gjitha tepër të rëndësishme.

Nacionalizmi i Koresë së Veriut, me kultin e mbështetjes tek vetja, të njohur si Juche, është sa fetar po aq sa edhe politik. Mbrojtja e dinastisë së Kim, i ndërtuar si simbol i rezistencës koreane ndaj fuqive të huaja, është një detyrë e shenjtë. Dhe kur e shenjta mbizotëron mbi politikën, kompromisi bëhet pothuajse i pamundur. Njerëzit mund të negociojnë për interesa konfliktuale, por jo për çështje që konsiderohen të shenjta.

Donald Trump, një sipërmarrës i pasurive të patundshme, beson se gjithçka është e negociueshme. Asgjë nuk është e shenjtë në biznes. Ideja e tij për arritjen e një marrëveshje, është të tronditë palën tjetër me blofe dhe kërcënime, dhe nga këtu buron premtimi i tij për “shkatërrimin total të Koresë së Veriut” (një premtim që meqë ra fjala do të thoshte më shumë se 20 milionë të vdekur).

Është e vështirë të imagjinohet se si Kim Jong-un, si mbrojtësi hyjnor i popullit të tij, mund të bindet nga një kërcënim i tillë për të negociuar. Ka më shumë gjasa që Kim, dhe ndoshta edhe disa figura të sundimit të tij despotik, të preferojnë të vdesin se sa të dorëzohen. Nuk do të ishte hera e parë që një kult bëhet vetëvrasës.

Por ka një skenar tjetër, me shumë gjasa më të rrezikshëm. Për shkak se tweet-et armiqësore të Trump dhe deklaratat e forta publike, pasohen zakonisht nga qëndrime më të kujdesshme nga anëtarët kryesorë të kabinetit të tij, Kim nuk mund t’i marrë ato seriozisht. Ai mund të mendojë se Trump është i gjithi një blof, dhe nuk do të thyhet kurrë përballë kërcënimeve të tij.

Kjo mund të nxisë Kim në marrjen e një akti të pamatur – për shembull duke planifikuar lëshimin e një rakete bërthamore mbi ishullin e Guamit – kur SHBA-ja do të ndjejë se duhet të kundërpërgjigjet në një lloj mënyre. Rezultati do të ishte katastrofik, jo vetëm për koreanët që besojnë tek misioni i shenjtë i Kim, por mbi të gjitha për miliona koreanë të tjerë, vetëm 35 milje nga kufiri i Koresë së Veriut, të cilët nuk janë fare pjesë e kultit të Kim. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: despotikkim il sungKim Jong unkoreano veriorkultinacionalizmipushtetiSHBA

TË LIDHURA

Suedia paralajmëron skenar të rrezikshëm në Baltik: Rusia mund të testojë NATO-n
Bota

Suedia paralajmëron skenar të rrezikshëm në Baltik: Rusia mund të testojë NATO-n

17:10 | 16/04/2026
Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë

16:52 | 16/04/2026
Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar

16:22 | 16/04/2026
Next Post
Basha zbulon 5 pikat e platformës: Jo më drejtues komunistë në krye të vendit

Basha zbulon 5 pikat e platformës: Jo më drejtues komunistë në krye të vendit

Shteti i kapitulluar përballë krimit

Kush ja ka mbyllur gojën opozitës?

Akademia e Shkencave dhe e Arteve në Kosovë, ekspozitë për Rexhep Ferrin

Akademia e Shkencave dhe e Arteve në Kosovë, ekspozitë për Rexhep Ferrin







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Një dëmtim mund të ndryshojë fatin e Kristjan Asllanit! Trajneri i beson një detyrë të re
Sport

Një dëmtim mund të ndryshojë fatin e Kristjan Asllanit! Trajneri i beson një detyrë të re

by mirseda
17:18 | 16/04/2026
0

E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të ketë marrë një kthesë tjetër për shkak të një dëmtimi....

Suedia paralajmëron skenar të rrezikshëm në Baltik: Rusia mund të testojë NATO-n

Suedia paralajmëron skenar të rrezikshëm në Baltik: Rusia mund të testojë NATO-n

17:10 | 16/04/2026
Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë

Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë

16:52 | 16/04/2026
Ministria e Shëndetësisë reagim zyrtar: Spitali i Lushnjes funksionon normalisht

Ministria e Shëndetësisë reagim zyrtar: Spitali i Lushnjes funksionon normalisht

16:32 | 16/04/2026
Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar

Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar

16:22 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com