Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Njihuni me eksperiencën, shkollimin dhe historitë e ministrave të rinj teknikë

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Njihuni me eksperiencën, shkollimin dhe historitë e ministrave të rinj teknikë

Takimi i radhës midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha zyrtarizoi edhe emrat që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.

Ministrat vijnë nga formime të ndryshme që nga doktorë, juristë dhe kolonelë. Kabineti fillon me zëvendëskryeministren Ledina Mandia, ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj; ministren e Financave, Helda Vukaj; ministrin e Drejtësisë, Gazmend Bardhi; ministren e Arsimit Mirela Karabino; ministrin e Shëndetësisë, Arben Beqiraj dhe ministren e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha.  

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandia,  ka mbajtur më parë postin e  ish-Avokates së Shtetit dhe njihet nga publiku edhe si dëshmitare e thirrur nga komisioni hetimor për çështjen CEZ-DIA.

Historia e ministrit të ri të Brendshëm, Dritan Demiraj me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli 

Historia më interesante është ajo e ministrit të ri të Brendshëm Dritan Demiraj, i cili mban dekoratën presidenciale “Nderi i Kombit”, por kjo nuk mjaftonte për ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Demiraj u lirua nga FA me firmën e ministres Kodheli për shkak se ishte “larguar pa leje jashtë shtetit”. Ai u largua nga puna në 18 dhjetor 2014, 3 vite më parë, pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë pas një konflikti që pati me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Tani Demiraj e Kodheli do të ulen përballë njëri-tjetrit si kolegë në kabinetin qeveritar edhe pse prej vitesh kanë shkëmbyer akuza të ashpra në publik.

Eksperti i PD-së për reformën në gjyqësor në krye të Ministrisë së Drejtësisë

Një nga ministrat e rinj që do të jetë pjesë e kabinetit teknik, është edhe eksperti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë. Ai ka shërbyer si ekspert pranë selisë blu lidhur me reformën në Drejtësi. Megjithëse kreu i PD-së Lulzim Basha theksoi se ministrat e propozuar prej tij do të ishin teknikë, duket se këtu ka bërë një përjashtim të vogël duke shpërblyer me postin e ministrit të  Drejtësisë ekspertin e tij për reformën në sistemin gjyqësor.

Të gjitha këta emra do të votohen nga Kuvendi nesër në orën 18:00. Kabineti i ri teknik do të drejtojë vendin deri në formimin e qeverisë se në shtator. Periudhat më delikate me të cilat do të përballet ky kabinet teknik do të jenë fushata elektorale, dita e zgjedhjeve 25 qershor, dhe administrimi i gjithë procesit deri në daljen e rezultatit të zgjedhjeve dhe kalimin e pushtetit tek qeveria e re.   

Në linkun e mposhtëm keni të detajuar eksperiencën dhe shkollimin e  zëvendëskryeministres dhe 6 ministrave të rinj teknikë:

(TIRANA TODAY)

CV-ja e ministrave teknikë të propozuar nga kreu i PD-se, Lulzim Basha by Bardhi Quku on Scribd

Tags: Arben BeqirajDritan DemirajGazmend BardhiHelda VukajLedina Mandiaministrat e rinjMirela KarabinoXhulieta Kërtusha.

TË LIDHURA

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
Aktualitet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

14:21 | 19/01/2026
Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive
Aktualitet

Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive

13:56 | 19/01/2026
Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston
Aktualitet

Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

13:48 | 19/01/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 22 maj 2017

Shtypi i ditës, 22 maj 2017

Shtypi nga bota, 22 maj 2017

Shtypi nga bota, 22 maj 2017

Çfarë ka ndodhur më 22 maj?

Çfarë ka ndodhur më 22 maj?







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
Aktualitet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

by mirseda
14:21 | 19/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot parkun e ri të ndërtuar në liqenin e Paskuqanit, pjesë e bashkisë...

Çeki/ Përgjaken ambientet e bashkisë, agresori plagos 6 persona dhe i jep fund jetës

Çeki/ Përgjaken ambientet e bashkisë, agresori plagos 6 persona dhe i jep fund jetës

14:20 | 19/01/2026
Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive

Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive

13:56 | 19/01/2026
“Vendimi për të ardhmen e Groenlandës i përket popullit”, Starmer: Lufta e tarifave tregtare nuk ..

“Vendimi për të ardhmen e Groenlandës i përket popullit”, Starmer: Lufta e tarifave tregtare nuk ..

13:53 | 19/01/2026
Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

13:48 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com