Hienat e pikëzuara janë grabitqarët e dytë më të mëdhenj në Afrikë (pas luanëve). Njerëzit u tremben bastisjeve të tyre në qytete ku janë njohur raste të vrasjeve të fëmijëve të vegjël. Megjithatë, banorët e Hararit në Etiopi e kanë bërë hienën e egër pjesë të komunitetit të tyre, duke besuar se largojnë shpirtrat e këqij dhe ngatërresat.

Për rreth 400 vite, cdo natë dy klane hienash kanë hyrë në rrugët e Hararit duke luftuar për territor. Fitimtarët fitojnë të drejtën për të ngrënë kockat e hedhura në rrugë nga kasapët e qytetit.

Yusef që është banor i Hararit, ka marrëdhënie të ngushtë me hienat. Ai i merr ato në shtëpi dhe i ushqen me duart e tij.

Qytetet janë habitatet që po rriten më shpejt në Tokë, por për shumë kafshë jeta në botën e qytetit nuk është aspak e lehtë.

Disa janë çuditërisht të suksesshëm. Leopardët lëvizin të lirë nëpër rrugët e Mumbait ndërsa fajkojtë qarkullojnë nëpër qiejt e New Yorkut.

Burimi BBC, përshtati Tirana Today











