Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një vaksin* antikorrupsion?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione

Edmond Tupe

Që kur u shfaq krejt e paftuar, në shtetin e sotëm ramesk me brekushe e atlete nëpër këmbë, pandemia me pantallona të padukshme e pantofla të pazhurmshme, teksa vëreja paralelisht edhe thellimin e thepisur të korrupsionit të pamëshirshëm në gjirin erëgjiriz të qeverisë shterpë shqiptare, dëshirova me gjithë shpirt  që të shpikej sa më shpejt ndonjë vaksinë, e cila ta pastronte shoqërinë tonë të molepsur njëkohësisht si nga pandemia, ashtu edhe nga korrupsioni.

Mjerisht, kjo dëshirë m’u realizua përgjysmë: Sot popullsia shqiptare po vaksinohet sipas grupmoshave me lloj-lloj vaksinash të prodhuara në lloj-lloj vendesh që na vijnë nga lloj-lloj vendesh të tjera falë njohjeve publike apo private të Edi Ramës ende kryeministër, ndër të cilat disa syresh ende të paçertifikuara nga OBSH-ja apo nga EMA.

Mirëpo, të paktën deri më sot, nuk ka asnjë lajm, qoftë edhe të rremë, për ndonjë vaksinë kundër korrupsionit në Shqipërinë tonë zhelane, pavarësisht përpjekjeve të përbindshme të Edi Ramës ende kryeministër për t’i bindur Shtetet e Bashkuara të Amerikës si edhe Bashkimin Europian se në Shqipëri korrupsionin galopant luftohet e mund të eliminohet krejtësisht vetëm me një vaksinë çudibërëse.

Edi Rama ende kryeministër ka zbuluar, falë punës së Inteligjencës Shqiptare, se një vaksinë antikorrupsion ekzistuaka tashmë në vendet e sapopërmendura. Sidoqoftë, me sa bën të ditur agjensia ndërplanetare me emrin e parfumuar FuT-JaP-OrdhëS, Edi Rama ende kryeministër është i mendimit që nëse kjo vaksinë i dhurohet popullit të tij para zgjedhjeve të 25 prillit, atë duhet ta bëjnë të parët lypësit, të papunët, pensionistët, qentë e macet e shesheve, rrugëve, rrugicave, si edhe kumritë, pëllumba e harabelat, natyrisht e logjikisht pa përjashtuar mizat, mushkonjat, morrat, pleshtat e tartabiqet; nga ana tjetër, nëse vaksina në fjalë u dhurohet shqiptarëve pas zgjedhjeve të 25 prillit, atëherë atë duhet ta bëjnë detyrimisht gjithë anëtarët dhe drejtuesit e PD-së, LSI-së, PR-së e të partive të tjera sot opozitare sidomos nëse këto i fitojnë zgjedhjet në fjalë dhe hipin në pushtet.

Mirëpo, sipas një tjetër agjensie ndërplanetare me emrin e parfumuar FuT-JaF-EndëS, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe Bashkimi Europian, ngulin këmbë deri në rrëzë të kofshës se, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, të parët që duhet ta bëjnë vaksinën antikorrupsion janë pushtetarët e sotëm, pra vetë Edi Rama ende kryeministër, ministrushët e ministreshat e tij të djeshme e të sotme, të ndjekur nga miqtë e tyre oligarkë (shkronjave “g” dhe “k” u ndalohet të këmbejnë vendet), narkotrafikantë, gjykatës e prokurorë, sekserë e të tjerë pehlivanë të të gjitha llojeve, natyrave, rangjeve e rrengjeve të mundshme e të imagjinueshme.

Për fat të keq, një agjensi e tretë ndërplanetare me emrin e parfumuar FuT-JaM-UtiT paralajmëron se vaksina antikorrupsion mund të shkaktojë tek i sapovaksinuari, nëse ky ka qenë sadopak i korruptuar për një periudhë të paktën mbi dhjetëvjeçare në majë të pushtetit vendor dhe/apo qendror, mund të shkaktojë, pra, tek ai alergji të shoqëruara pashmangësisht me ndërrime vendesh midis organeve të trupit, kryesisht të trurit me zorrën e trashë ose të syve me herdhet; po kështu edhe tek e sapovaksionuara, nëse kjo ka qenë sadopak e korruptuar për një periudhë të paktën katërvjeçare në krye të një ministrie, mund shfaqen alergji të të njëjtit tip, veçse jo me pasojë këmbime vendesh të të njëjtave organe si tek mashkulli, por kryesisht të vaginës me gojën dhe të veshëve me gjinjtë.

Si përfundim, skuadra aktuale ( pa ndonjë germë tjetër midis germave “u” dhe “a”) e Edi Ramës, ende kryeministër, ka akoma kohë të mendohet mirë nëse do të vendosë apo jo ta bëjë vaksinën antikorrupsion, pavarësisht pasojave të saj tmerrësisht rrëqethëse. Megjithatë, e bën apo nuk e bën ajo vaksinën në fjalë, shqiptarët e sotëm po e kuptojnë çdo ditë e më mirë se, siç shprehej intelektuali francez Gérard Poulouin në vitin 2013, në Shqipëri “ekziston një përbindësh të cilin ne e dënojmë, po që mund të na magjepsë, ne, njerëzit e tjerë, ky është përbindëshi që bën kërdinë në fushën e politikës, që nuk pranon të ketë kufij në të ushtruarit e pushtetit. Ne përshëndesim disfatën e tij” më 25 prill, do të shtoja unë edhe në emrin tuaj, të nderuara lexuese dhe lexues të nderuar të kësaj rubrike.

/panorama.al/

Tags: edi ramaedmond tupevaksina

TË LIDHURA

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Next Post
Shkatërrimi i 18 bazave kriminale në Tiranë, pamje nga aksioni i policisë

U goditën 18 baza, Gjykata cakton masën e sigurisë për 9 të arrestuarit

Çmenduria, 1 miliard euro për blerjen e “Wembley”-t

Angli, finalja e Kupës së Ligës do të luhet me tifozë

Kosovë/ Rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Kosovë: 9 të vdekur dhe 680 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten
Showbizz

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

by mirseda
22:55 | 14/01/2026
0

Stine ka dhënë së fundmi një intervistë në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur...

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

22:18 | 14/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

21:58 | 14/01/2026
Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

21:15 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com