Një tjetër gjyqtar është dorëhequr nga çështja e të burgosurit përjetë, Arben Grori.
Bëhet me dije se gjyqtari Ardian Kalia ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes së të burgosurit në fjalë.
Kujtojmë se Arben Grori është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, më 1998 në Itali.
Ai ka kërkuar rishikim të vendimit, por deri më tani asnjë gjyqtar nuk e ka shqyrtuar kërkesën e tij, pasi janë dorëhequr.