Motra e Bes Kallakut, Ana, e cila është moderatore në “Scan Tv”, është në pritje të ëmbël.
Ana Kallaku pritet që të bëhet nënë për herë të dytë, pasi ajo ka edhe një vajzë tjetër që quhet Amla.
“Veç lutje për ty që së shpejti të të kem në krahë”, shkruan bukuroshja krah fotos, ku shfaqet mjaft këndshëm me barkun e rrumbullakosur.
Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta, por ai që ra në sy ishte i këngëtares Xhensila Myrtezaj: “Fotoja më e bukur në botë. Mezi po të presim, sidomos motlat Amla dhe Ajka!”.