Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Një status është i rëndësishëm, por nuk e bën Shqipërinë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Adi Krasta: Qeveria është konsumuar, duhet rotacion politik!

Çmenduria është se aksioni politik po fshihet, po bëhet i pakapshëm për njerëzit e zakonshëm. Politika sot bëhet në “Facebook”. Jeta online, edhe pse ne e trajtojmë atë si një flluskë, në të cilën marrin pjesë vetëm pak njerëz, njerëz që kanë lidhje vetëm me internetin, është sot sheshi i përballjes.

Të vjen për të qeshur sesi e gjithë beteja bëhet në fushën e fjalëve, imazheve, batutave cinike dhe sharjeve të thata diskriminuese. Aksioni politik është i fshehur në dokumentacione shpeshherë të falsifikuara, që në qoftë se kapen, atëherë tregojnë që ka një ngjarje. Një pjesë e mirë që nuk kapen nga syri publik, zbatohen. Dhe me mijëra e miliona para nga taksapaguesit shkojnë nëpër xhepa të caktuar oligarkësh.

Oligarkët, sot, kanë një fytyrë!
Ndërkohë memo, projektligje të dyshimta dhe vendime të Këshillit të Ministrave janë të kontestuara gjithnjë e më shumë… Për fat të keq, pa rezultat.

Ndryshe nga jeta parlamentare e partiake, flluska e jetës online ka të tjera kanone, rregulla. Ka të tjerë yje dhe një tjetër mekanizëm, që të bën të famshëm ose popullor. Fjala vjen, unë kam punuar gjithmonë në televizion, por në flluskën online nuk jam shumë popullor dhe nuk jam shumë i famshëm.

Pyetja e rëndësishme dhe jo e lehtë që bëhet në një rast si ky, është kjo: A mund të drejtohet një vend nga “Facebooku” e interneti? Kjo praktikisht është edhe akuza që i bëhet Kryeministrit. Ai sot po merret me atë që quhet “Damage Control” ose “Kontrollimi i dëmit të reagimeve online”, por nuk po e qeveris Shqipërinë.

Ka ardhur momenti për të kuptuar se një status, edhe pse i rëndësishëm, sepse bën të njohur një pikëpamje të cilitdo njeriu, nuk mund të krahasohet me impaktin që ka në jetën e shqiptarëve një nismë e dështuar shtetërore, ose një rast korruptiv i pazbardhur, ose një gjë e fshehur në rrëmujën që pason me shkëmbimet në “Facebook”.

Tani që propaganda e njerëzve të paguar në rrjetet online dhe faqet e gazetave në rrjet janë zbërthyer e vënë seriozisht në dyshim, rreziku që masa e madhe e votuesve të ardhshëm të influencohet nga zhdërvjelltësia dhe ajo që quhet “sexiness”, ose sensi i spektaklit të njerëzve të veshur me pushtet, mund të jetë ende i lartë. Pra, ata të na e hedhin neve.

Shumë keq për jetën e përditshme. Shumë keq për fatet e vendit. Ne po e zëvendësojmë demokracinë dhe kërkesën e llogarisë në institucione me një jetë paralele online, një “matrix”, që e kemi parë edhe te filmi me të njëjtin titull, që na duket më interesante, sepse njeriu i zakonshëm, i cili nuk e bën llogaridhënëse qeverisjen, në jetën online hyn, sipas tij, në dukje më lehtësisht.

Një status është i rëndësishëm, por nuk e bën Shqipërinë. Nuk i kërkon dot llogari të plotë Kryeministrit ose qeverisjes. Demokracia në ekranin e kompjuterit e të celularit, përveç fjalëve, nuk mund të bëjë më shumë.

Përse është bërë e pamundur, që pas një diskreditimi publik, një njeri politik dhe i veshur me pushtet të mund të rezistojë në pushtet? Sepse jeta paralele online e shpëton atë nga kërkesa e plotë e llogarisë. Siç është bashkëqeverisja një shaka e madhe, është kërkesa e llogarisë dhe shkëmbimi i batutave në “Facebook” e “Twitter”, i pamjaftueshëm për të mbajtur në kontroll gabimet dhe fajet e politikës.

*Marrë nga monologu hapës i programit “A Show”

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Lista me fjalëkalimet më të këqija të 2018-ës

Lista me fjalëkalimet më të këqija të 2018-ës

Ylli i Kosovës shkatërron me grushte pankinën pas zëvendësimit, presidenti e… (Video)

Ylli i Kosovës shkatërron me grushte pankinën pas zëvendësimit, presidenti e... (Video)

Trump i shkruan Thaçit: Momenti për marrëveshje historike me Serbinë

Trump i shkruan Thaçit: Momenti për marrëveshje historike me Serbinë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com