Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Një skemë e taksës së sheshtë po i tërheq të pasurit drejt Italisë

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Një skemë e taksës së sheshtë po i tërheq të pasurit drejt Italisë

Ah, Italia! “Njëkohësisht shkolla dhe sheshi i lojërave të botës”, siç e përshkroi një nga personazhet e E.M. Forster: qytete të mbushura me artin dhe arkitekturën më brilante perëndimore, peizazhe tërheqëse, ushqime të shijshme dhe një klimë me diell. Çfarë vendi ideal për të jetuar – përveç taksës, që imponohet me 23% duke filluar nga euro i parë i fituar dhe me nivele progresive më të larta deri në 43% për të ardhurat mbi 75,000 € (89,000 $), shkruan The Economist.

Por një numër i vogël njerëzish shumë të pasur – individë me vlerë të lartë të ardhurash neto, në zhargonin e zyrave private dhe agjentëve të pasurive të patundshme – po jetojnë ëndrrën italiane, duke paguar taksa që për nivelin e tyre janë modeste. Disa qindra prej tyre i përkasin një skeme ku paguajnë një shumë vjetore prej 100,000 €, plus 25,000 € për secilin anëtar të familjes. Tarifat fikse, të cilat zbatohen vetëm për të ardhurat jo-italiane, janë të vlefshme për 15 vjet.

Pas kësaj, nëse programi nuk rinovohet, përfituesit do të bëhen subjekt i regjimit normal të Italisë. Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, thuhet se është ndër ata që e kanë përdorur skemën. Në vitin 2018, një vit pasi skema hyri në fuqi, ai befasoi botën e futbollit duke u transferuar në një skuadër italiane, Juventus.

Programi i paraqitur nga administrata e qendrës së majtë të Matteo Renzi, është një nga disa ndërhyrjet e Europës Jugore për të joshur të huajt e pasur. Disa kanë qenë mjaft polemike. Më 20 tetor, Komisioni Europian hapi procedurat e shkeljes kundër Qipros dhe Maltës mbi skemat e tyre të shtetësisë së investitorëve, pasi dy parlamentarë qipriotë u filmuan duke rënë dakord për lëshimin e një pasaporte për një person fiktiv kinez, fajtor për pastrim parash.

Vjet, Greqia nisi një skemë e cila, ashtu si ajo e Italisë, përfshin një taksë të sheshtë prej 100,000 €, por kërkon që aplikantët të investojnë 500,000 € në asete greke dhe të kalojnë gjysmën e vitit në vend. Portugalia hodhi një rrjetë më të gjerë peshkimi, duke ofruar një përjashtim dhjetëvjeçar tatimor mbi të ardhurat me burim të huaj, që synojnë të joshin njerëzit e dalë në pension.

Por pas protestave të BE-së, qeveria i shtrëngoi rregullat këtë vit, duke vendosur që të ardhurat e pafituara të të sapoardhurve t’i nënshtrohen një takse prej 10%. Italia gjithashtu drejton programe për ata që fitojnë më pak: stimuj për të joshur emigrantët italianë të kualifikuar dhe një taksë prej 7% për gjashtë vjet, mbi pensionin dhe të ardhurat nga investimet e të huajve që vendosen në jugun e varfër të vendit, në qytete me më pak se 20,000 banorë.

“Skema e taksës së sheshtë nuk është vetëm një masë e izoluar, por pjesë e një tendence” – thotë Giulia Cipollini nga Withers Studio Legale, një firmë avokatie në Milano. Në vitin 2019, Italia miratoi 421 kërkesa për taksë të sheshtë, nga 264 një vit më parë. “Britania është juridiksioni nga ku janë larguar numri më i madh i njerëzve”, thotë ajo.

Disa janë britanikë që po arratisen nga Brexit. Të tjerë janë shtetas nga vende të tjera që ishin regjistruar në skemën “non-dom” të Britanisë. Teksa ishte duke shijuar një insalata caprese, në një restorant luksoz në zonën rurale të Toskanës, një qytetar francez citoi një nga dispozitat më pak të njohura të skemës italiane: përjashtimin nga dhuratat dhe taksat e trashëgimisë.

“Kjo, për shumicën prej nesh, është arsyeja e ndryshimit”, thotë ai. Fakti nëse ai dhe të tjerët do të jenë përfitim për Italinë në një periudhë afatgjatë, do të varet nëse pasuria e tyre do të reflektohet si fitim për pjesën tjetër të popullsisë. Por gjithsesi, këta të pasur po japin tashmë një efekt: rezervimi i avionëve privatë për fundjava të gjata në Sicili, ankorimi i jahteve të tyre në brigjet italiane, rikthimi i lavdisë së mëparshme të pallateve luksoze të Firences dhe organizimi i eventeve frymëzuese për sipërmarrësit e rinj. Siç thotë një fjalë e urtë italiane, amor fa molto; il denaro fa tutto – dashuria bën shumë; paraja bën gjithçka./Monitor/

Tags: italitaksa e sheshtetë pasurit

TË LIDHURA

Kontrasti në Shqipëri, Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve
Ekonomi

Kontrasti në Shqipëri, Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

14:43 | 04/06/2025
Gjenerata Z po kursen më shumë para se çdo brez tjetër
Ekonomi

Gjenerata Z po kursen më shumë para se çdo brez tjetër

11:27 | 04/06/2025
70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit
Ekonomi

70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

14:43 | 03/06/2025
Next Post
Në Kosovë 11 viktima dhe 720 raste të reja me Covid-19

Kurba e infektimeve mbetet e lartë në Kosovë, 10 viktima nga Covid

Kombëtarja e Edi Rejës, në tranzicion pozitiv

Kombëtarja e Edi Rejës, në tranzicion pozitiv

‘Pres zyrtarizimin’/ Putin: Nuk kam motive të fshehura për të mos uruar Biden

'Pres zyrtarizimin'/ Putin: Nuk kam motive të fshehura për të mos uruar Biden

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com