Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Një lider si Cana, goli ndaj Interit dhe Skocia”, rrëfehet Gjimshiti

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Nga Durrësi, ku është e grumbulluar kombëtarja jonë kuqezi, kanë dalë në konferencë për shtyp dy futbollistë: Berat Gjimshiti dhe Andi Lila. Mbrojtësi i Atalantës, që shënoi gol ndaj Interit fundjavën e kaluar, vjen plot optimizëm në kombëtare, në prag të dy sfidave të radhës, me Skocinë në “Loro Boriçi” (17 nëntor, ora 20:45) dhe ndaj Uellsit, në “Elbasan Arena” (20 nëntor, ora 20:00). Mes të tjerash, ai ka nënvizuar në fjalën e tij:

“Përherë vij me shumë dëshirë dhe karikim në kombëtare. Nuk e di nëse është momenti më i mirë ky. Goli ndaj Interit besoj është një moment i bukur, në planin personal. Unë vij gjithmonë këtu për të dhënë maksimumin. Nuk ka problem nëse kam shënuar gol apo jo me klubin tim.

Çfarë nuk po shkon në kombëtare? Me Izraelin mendoj se e patëm lojën në dorën tonë, zhvilluam një ndeshje të mirë. Nuk e merituam humbjen. Natyrisht, gabuam dhe u ndëshkuam. Te rasti i golit të parë qëndruam si të ngrirë, nuk e pritëm se do ta godiste ashtu topin portieri i tyre.

Gabuam të gjithë, jo vetëm mbrojtja. Ja që ndodhin edhe kështu gjërash në futboll. Të shohim përpara dhe të mundohemi të bëjmë më mirë. Për mua nuk ishte autogol ai ndaj Skocisë, por nuk ka problem. Formacioni? Nuk e di nëse do të luaj ndaj Skocisë. Kur jam në fushë, mundohem të jap më të mirën.

Goli ndaj Interit? Në fillim duhet të mbroj, pastaj nëse më krijohet mundësia për të shënuar, nuk hezitoj, akoma më mirë. Dyluftimet me Icardin? Mendoj se është e vështirë t’i markosh të gjithë sulmuesit në Itali. Nuk është vetëm Icardi, në Seria A ka nivel të lartë. Duhet të japësh maksimumin, që të mos lejosh të shënohet gol në portën tënde.

A ndihet mungesa e një lideri, si Lorik Cana në kombëtare? Futbolli është një lojë që zhvillohet e ndryshon shpejt. Nuk duhet të shikojmë mbrapa, por përpara. Të gjithë duhet të japin kontributin maksimal për të qenë sa më të fortë dhe të bashkuar si skuadër. Askush i vetëm nuk ia del dot.

Ndaj Jordanisë eksperimentuam mbrojtjen me tre. Mund të jetë alternativë e trajnerit Panucci ky rreshtim. Mendoj se kemi shumë lojtarë, që kanë luajtur disa herë me këtë sistem në klubet e tyre. Nuk është diçka krejt e panjohur. Nuk besoj se do të jetë problem, por si do të luajmë ndaj Skocisë e vendos trajneri.

Mbrojtja ka bërë jo pak gabime? Në futbollin e sotëm mbron i gjithë ekipi, jo vetëm mbrojtësit. Ato që bëmë ndaj Izraelit ishin gabime personale, jo të krejt mbrojtjes. Kjo na kushtoi. Si e shoh ndeshjen me Skocinë në Shkodër? Do të jetë e vështirë. Skocezët luajtën më mirë atje, tani kemi rastin të tregojmë vlerat tona në shtëpi.

Po dhamë maksimumin, do të marrim atë që duam. Duhet të luajmë si skuadër, sepse kështu jemi më të fortë. Tifozët i ftoj të jenë sa më të shumtë në stadium. Ata na kanë përkrahur gjatë gjithë kohës”.

Tags: CanaGjimshiti...goliInteritliderskocia

TË LIDHURA

Sport

Besiktas me trajner të ri, do vendosë edhe për Asllanin

15:18 | 05/06/2026
Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Sport

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026
Next Post

Jepet vendimi për Shullazin dhe bandën e tij

Luftë mes Izraelit dhe grupit të Hamasit, 6 të vdekur

Tragjike/Autobusi bie në humnerë, humbin jetën 6 futbollistë të vegjël







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Sport

Besiktas me trajner të ri, do vendosë edhe për Asllanin

by mirseda
15:18 | 05/06/2026
0

Vicenzo Italiano është trajneri i ri i Besiktas. Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga klubi...

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

15:16 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

14:53 | 05/06/2026

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë

14:38 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com