Modelja shqiptare Tika Camaj, e cila vazhdon të bëjë karrierë në SHBA, është listuar krahë femrave më seksi në botë. Është portali “Wap Mag”, ku ka futur modelen seksi në këtë listë. Shqiptarja i ka mahnitur të gjithë me sfilatën e saj të fundit për “Victoria Secret”.
Tika ka lindur në Shqipëri në vitin 1986, ndërsa sot është njëra prej modeleve më të vlerësuara në botë. Ajo është përfaqësuesja e parë shqiptare në shtëpinë e modës “Victoria’s Secret”.
Linjat e saj trupore perfekte janë rezultat i një pasioni për sportin. E në fakt ajo ka praktikuar artet marciale, dhe ka qenë kampione e “Taekwondo”.