Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Një shpjegim psikologjik për fenomenin “krim pasioni”

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Vrasja e studentes, drejtoresha e shkollës flet për Arielën dhe Aldisonin

Krimi i pasdites së djeshme në Tiranë tronditi mbarë opinionin, teksa një i dashuruar vrau 21-vjeçaren Ariela Murati pasi kjo e fundit e refuzoi dhe më pas qëlloi veten në kokë.

Një ngjarje mjaft e rëndë që të bën të mendosh dhe të pyesësh veten se si mundet njeriu të arrijë në këtë pikë: të vrasë dikë që dashuron me zemër dhe më pas të qëllojë veten.

Psikologjia klinike, Lediona Braho ka një shpjegim mbi këtë fenomen, i cili fatkeqësisht nuk është as rasti i parë dhe as i fundit.

Nga Lediona Braho/Në emër të dashurisë, mund të bëhet gjithçka. Në emër të dashurisë, ai e përdor. Në emër të dashurisë, ajo largohet. Në emër të dashurisë, ai e vret.

Dashuria romantike ka shumë rëndësi në jetën tonë. Shumica e kulturave e shohin dashurinë si themel të lumturisë dhe përmbushjes.  Mirëpo, dashuria mund të kthehet edhe në mjerimin më të madh, për shkak të dëshirave të paplotësuara dhe zhgënjimit.

Pse disa njerëz vrasin “në emër të dashurisë”?

Vrasjet për shkak të dashurisë ose vrasjet e pasionit nuk janë të panjohura. Disa i cilësojnë si “shprehje absolute të dashurisë së vërtetë”. Meshkujt bëjnë tre ose katër herë më shumë krime pasioni sesa gratë.

“E vrava për shkak të dashurisë… Nëse nuk do ta doja, nuk do të ndieja kaq shumë dhimbje…” – Një vrasës

Në rang global, rreth 40 për qind e viktimave femra janë vrarë nga duart e partnerit. Shumica e vrasjeve të partnereve femra nga meshkujt ndodhin pas ndërprerjes së lidhjes. Ndërsa shumica e vrasjeve të meshkujve nga partneret e tyre femra janë reagime ndaj dhunës së ashpër në shtëpi.

Pothuajse të gjithë meshkujt vrasës pretendojnë se e kanë kryer krimin për dy arsye: ose nga mungesa e dashurisë, ose nga dashuria e tepërt. Në fakt, nuk ka asnjë shpjegim logjik se dikush duhet të vrasë për arsye të dashurisë së tepërt; përkundrazi, këtu kemi të bëjmë me një model problematik dhe abuziv të dashurisë.

Ka disa shpjegime për vrasjen e grave, të cilat bashkohen në dy supozime: së pari, vrasja buron nga posesiviteti mashkullor, një tipar i personalitetit, që karakterizohet nga dy emocione bazë – xhelozia dhe zemërimi; dhe së dyti, vrasja është pika kulmore e një historie të gjatë dhune.

Vrasja e partneres nuk duhet parë si një formë dhune që ndodh pa qëllim; përkundrazi, shumica e këtyre vrasjeve janë të mirëplanifikuara. Ajo nuk mund të kuptohet as si humbje e kontrollit apo një “çmenduri” e momentit, por si një akt i qëllimshëm, që vjen nga një gatishmëri mendore për kryerjen e vrasjes, si një akt i thellë dëshpërimi.

Posesiviteti mashkullor, xhelozia, zemërimi – të gjitha këto luajnë rol, por vrasja nuk mund të shpjegohet duke u bazuar vetëm tek këto. Vrasja duhet të kuptohet si një fenomen i ankoruar në një tërësi faktorësh që kombinohen dhe krijojnë “kushtet për vrasje”. Prandaj, duhen marrë parasysh shumë faktorë risku.

Një model shpjegues: shkrirja e dy njerëzve në një

Një nga modelet kryesore të dashurisë është modeli i shkrirjes (fuzionit), në të cilin dy partnerët krijojnë një lidhje ose shkrirje të thellë, sikur të ishin një person i vetëm. Sipas Schnarch (1997), ne kemi përqafuar një model “binjakësh Siamezë” të intimitetit: çdo lëvizje e njërit duhet të aprovohet nga tjetri.

Dashuria e vrasësve shpjegohet nga modeli i shkrirjes. Shumicën e rasteve, vrasësit janë partnerët më të dobët dhe pa kontroll. Ndërsa partnerja mund të jetë e pavarur, e qëndrueshme dhe e fortë. Ajo është burimi i tij i sigurisë dhe vetëvlerësimit; ai ka nevojë për të dhe varet nga ajo. Kjo varësi sjell nevojën për kontroll. Ajo kontrollon ekzistencën e tij.

Varësia ekstreme, që e vendos partnerin në një pozicion dobësie, mund të përdoret si mënyrë për t’u mbrojtur dhe për të “shpjeguar” vrasjen. Në këtë rast, dëshpërimi shpie në fuqi. Një njeri që nuk ka asgjë për të humbur, merr fuqi për të kryer vrasje. Pra, personi që ka humbur gjithçka ka një avantazh mbi atë që ende nuk i ka humbur të gjitha. Prandaj, dobësia bëhet burim i fuqisë. Sa më i thellë dëshpërimi, aq më e fortë fuqia që buron prej tij. Nga kjo pikëpamje, ushtrimi absolut i forcës – VRASJA – është një shprehje e dobësisë dhe e humbjes.

“Pa ty nuk jam i plotë, pa ty nuk jam asgjë…” – Një vrasës

Një burrë e sheh gruan si gjithë botën, prandaj kur ndahet, i duket sikur humbet identitetin e tij.  Jeta e tij nuk ka më kuptim dhe aryse për të jetuar. Mirëpo shpjegimi i vrasjes që buron nga dashuria nuk mund të justifikojë krimin. Ne duhet të përpiqemi të kuptojmë gjendjen mendore të një burri  vrasës dhe të kuptojmë faktorët që shpien në vrasje, sepse vetëm kështu mund të parandalojmë vrasje të mundshme në të ardhmen.

Tags: e pasionitmbi kriminNjë shpjegimpsikologjik

TË LIDHURA

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali
Aktualitet

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime
Politikë

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor
Politikë

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Next Post
De Biasi gati të rikthehet në Serie A

De Biasi gati të rikthehet në Serie A

Fund i lumtur, Tirana firmos me kenianin e Gor Mahias

Fund i lumtur, Tirana firmos me kenianin e Gor Mahias

“Turp çfarë halesh ka ky komb”, Rama e djallos kur replikon me qytetarin

“Turp çfarë halesh ka ky komb”, Rama e djallos kur replikon me qytetarin







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi
Kosovo

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi

by mirseda
22:40 | 29/10/2025
0

Një person është arrestuar në rajonin e Prishtinës pasi në kamionin që ai po drejtonte janë gjetur...

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

22:34 | 29/10/2025
Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com