Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një rrogë apo një sistem njohurish që mungon?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Amnistia fiskale/Ish-zv.ministrja e Financave kundër nismës së Qeverisë

Nga: Irena Beqiraj

Në vitin 2020, u kërkova disa nga ish-kolegëve pedagogë të krijonim një blog me shkrime për publikun e gjerë mbi politikat zhvillimore ekonomike që duhet të ndjekë Shqipëria.

Asnjë nuk iu bashkua nismës. Disa sepse nuk kishte pagesë (unë shkruaj pa pagesë), disa sepse e quanin humbje kohe dhe të tjerë nuk donin të kritikonin qeverinë. Në fakt, sot e kam të vështirë të gjej të paktën 5 pedagogë të Universitetit Shtetëror, që kontribuojnë në debatin ekonomik dhe zhvillimor shqiptar.

Është trishtuese që njerëzit me njohuritë më të mira i mungojnë debatit publik. Por, përtej apatisë për të marrë pjesë aktive në debatin publik të kësaj elite të pazëvendësueshme nga asnjë qeveri sado e mençur të jetë ajo, ka dy probleme thelbësore që duhet trajtuar me po të njëjtin seriozitet si rritja e pagave.

Shqipëria renditet në vendit 119-të në botë dhe e fundit në rajon në komponentin e “produktit të dijes dhe teknologjisë”, pra, me performacën më të ulët në krijimin, impaktin dhe shpërndarjen e dijes. Po ashtu, Shqipëria renditet në vendin e 95-të në botë dhe e fundit në rajon, në komponentin e kapitalit njerëzor dhe kërkim zhvillimit, komponent ky që përfshin, arsimin parauniversitar, arsimin universitar, si dhe kërkim zhvillimin.

Ka vite që Shqipëria renditet e fundit në matjen e këtyre parametrave, gjë që tregon që dobia shtesë e njohurive që krijohen dhe shpërndahet në Shqipëri është ulur, dija nuk ka impakt te zhvillimi dhe me sa duket pa ndryshime thelbësore do të vazhdojë të jetë kështu.

Ndërsa Europa harxhon 2% të GDP në Kërkim Zhvillim ku 2/3-ta e këtyre shpenzimeve financohen nga biznesi, duhet të themi që në Shqipëri nuk ka kërkim zhvillim edhe as inovacion.

Financimi nga qeveria është rreth 0.3% e PBB, ndërsa nga biznesi është thuajse 0.

Pyetja që shpesh i bëj vetes është – nëse sot do të më lihej dorë e lirë në hartimin e buxhetit të shtetit, a do ta çoja financimin nga buxheti i kërkimzhvillimit 2% e PBB-së? Kam frikë se me çfarë është në gjendje të prodhojë arsimi i larte përgjigjja është JO !

Ka një handikap që padyshim pedagogët e arsimit të lartë, e njohin. Njohuritë shkencore, pavarësisht se nga vijnë apo se ku janë prodhuar, mbetet të papërdorura, të varrosura apo magazinuara brenda kullës së fildishtë, të akademisë. Sistemi linear i shkencës, i cili presupozohet të lidhë shkencën me ekonominë dhe zhvillimin shoqëror, nuk funksionon, sepse sektorit të shkencës i mungon pikërisht aftësia për të identifikuar nevojat e sektorit privat.

Gjetjet empirike sugjerojnë që modeli linear, i cili konsideron njohuritë shkencore si imputin më të rëndësishëm për inovacion edhe zhvillim në vende si i yni, ku nuk ekzistojnë eco-sistemet e shpërndarjes dhe krijimit të njohurive të reja nuk mundësojnë transferimin e njohurive të nevojshme në ekonomi. Lipset një lidhje direkte e shkencës me politikëbërjen, me biznesin, edhe me gjithë aktorët e tjerë ekonomikë. Njohuritë që u duhen sot sektorëve të ekonomisë shqiptare nuk mund të gjenerohen thjesht nga njohuritë shkencore që shpërndahen në auditorë. Thënë këtë, thjesht “cilësia në letra” e arsimit tonë të lartë, nuk gjeneron përfitime të prekshme ekonomike, as në afat të shkurtër e as në afat të gjatë.

Sikurse kanë bërë vendet sot, vendet që me të drejtë i referohen pedagogët ku 2/3-ta e kërkim-zhvillimit financohet nga biznesi edhe donatorët, duhet të gjejmë mekanizmat e përshtatshëm për kushtet tona të cilat përkthejnë nevojat e ekonomisë në njohuri shkencore. Pedagogët duhet të flasin më shumë për këto mekanizma, për identifikimin e tyre pasi këto janë burime të qenësishme të financimit të universiteteve.

Një handikap tjetër që vuan sistemi ynë i arsimit të lartë është masiviteti i tij në të gjitha nivelet. Në qershor të këtij viti, vetëm në Fakultetin e Ekonomisë u miratuan 119 doktoratura, madje drejtuesi më jetëgjatë i këtij institucioni, që ia kalon për nga jetëgjatësia në drejtim edhe kryetarëve të partive, tha që “Oxfordin e kemi kaluar, ndërkohë do të kalojmë Harvardin”.

Për kuriozitetin tuaj, Universiteti i Oxfordit, të cilit ia paskërkemi kaluar, ka një fond financues 6.1 miliardë paund edhe buxheti i një viti shkon më shumë se 2.14 miliardë Paund.

Harvardi, drejt të cilit po marshon Fakulteti i Ekonomisë, e ka fondin financues 54 miliardë dollarë.

Çuditërisht asnjë nga trupa akademike e Fakultetit Ekonomik nuk argumentoi apo nuk kundërshtoi se për çfarë Shqipërisë me 2.8 milionë banorë, që nuk prodhon asnjë njohuri shkencore të aplikueshme në ekonomi, i duhen 119 doktorë në ekonomi, kur edhe universitetet me të financuara që operojnë në vende me eko-sisteme të ngritura për të prodhuar shkencë nuk pranojnë më shumë se 30 doktorantë në vit duke përfshirë dhe studentët ndërkombëtarë?

Fatkeqësisht ky masivitet, i cili në mungesë mbi të gjitha të eco-sistemeve për të prodhuar shkencë, dhe në mungesë të fondeve të mjaftueshme do t’i detyrojë këta të rinj doktorantë, që mund të jenë dhe të talentuar, të bien preh e mediokritetit, duke bërë doktoratura plagjiaturë, artikuj plagjiaturë, libra plagjiaturë. Por më e keqja është se mirëqenien e tyre afatgjatë qoftë ekonomike apo profesionale do ta varësojnë tërësisht nga vendimet e qeverive dhe të kryeministrave.

Me këto rreshta nuk jam kundër rritjes se rrogës. Edhe vetëm po të marrin në konsideratë faktin që pedagogët janë pjesa që i kanë kushtuar një kohë të arsimimit (edhe pse kjo nuk do të thotë që të gjithë janë të mirë arsimuar) ata e meritojnë një rrogë më të lartë.

Por mendoj që në të njëjtën kohë bashkë me kërkesën për rritjen e rrogës është në të mirën e tyre, në të mirë të sektorit ku kanë vendosur të investojnë të kërkojnë edhe të kontribuojnë në ngritjen sistemeve të shpërndarjes së dijes, të propozojnë mënyrat më të mira të organizimit të tyre. Ato duhet të imponojnë politikat efikase për të forcuar ndërlidhjen e universiteteve me sektorin privat duke rritur financimin e kërkim zhvillimit nga bizneset, duke plotësuar kështu edhe kërkesat e këtyre të fundit.

Por së paku le të fillojnë të jenë qytetarë të angazhuar, duke marrë pjesë aktive në debatin publik konstruktiv. Për ndryshe çdo kualifikim, njohuri apo zotësi, do të mbetet brenda kullës së mbyllur të akademisë pa sjellë përfitime shtesë ekonomike. Mungesa e impaktit të dijes që krijohet edhe shpërndahet, ushqyen dyshimin që çdo lek i harxhuar në sistemin aktual të arsimit të lartë, i cili ka pushuar së prodhuari përfitime shtesë është një lek i çuar dëm.

Tags: Irena Beqirajpolitikat ekoniomikeshqiperia

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Italia ashpërson politikën ndaj refugjatëve

Italia ashpërson politikën ndaj refugjatëve

Reforma e munguar e arsimit të lartë

Reforma e munguar e arsimit të lartë

Meta: Rama urdhëroi falsifikimin e dosjes kur isha President. Ai ka rënë, është shumë rëndë!

Meta: O Edi o lepurush, do të shporrim me poezinë "liri a vd*kje" të Havzi Nelës

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

by mirseda
22:58 | 23/06/2025
0

Ministria e Jashtme e Katarit mbajti një konferencë për shtyp. “Ne e konsiderojmë sulmin iranian një “surprizë”...

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com