Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një ndjesë për vetëvrasjet

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Aksidentet rrugore: kapja e veshit të majtë me dorën e djathtë!

Nga: Lutfi Dervishi

Nëse media nuk raporton vetëvrasjet a ulet numri i tyre? E shtroj këtë pyetje pasi studime të shumta tregojnë se shkrimet dhe kronikat televizive rreth vetëvrasjes janë të lidhur me rritjen e tentativave për vetëvrasje në zonën që mbulojnë këto media.

Por nëse kjo pyetje hap debatin e censurës, pyetja pasuese është si duhen raportuar vetëvrasjet?

Historia e largët dhe e afërt na ndihmon për të dhënë një përgjigje për këtë pyetje dhe debat jo të lehtë. Një nga asociimet më të hershme të medias dhe vetvrasjeve është viti 1774, kur 24 vjeçari Gëte botoi novelën e tij të sukseshme, “Vuajtjet e djaloshit Verter”.

Në këtë novelë, të cilën Napoleon Bonaparti e konsideronte si një nga kryeveprat e literaturës europiane, heroi Verter vret veten pasi dështoi në dashuri. Menjëherë pas botimit u raportuan raste të të rinjve që kryenin vetëvrasje tamam si djaloshi Verter.

Supozohet se janë mbi 2000 lexues që kanë vrarë veten të veshur njëlloj si Verter (pantallona të verdhë dhe xhaketë blu) dhe në të njëjtin vend në tavolinën e punës. Kjo çoi në ndalimin e qarkullimit të librit në disa vende (Gjermani, Itali, Danimarkë). Kjo në vitin 1975 është quajtur”Efekti Verter”! Ka 250 vjet që media fajësohet për efektin domino të vetëvrasjeve.

Duke ju referuar historisë moderne Steven King me librin e tij “Zemërimi” ka shërbyer si model të paktën për 10 raste vrasjesh/vetëvrasjesh në shkollë. Një nxënës vret mësuesin në klasë, vret edhe disa shokë, merr peng klasën. Pas botimit të këtij libri më 1977, rasti i parë regjistrohet në vitin 1982, pastaj më 1993, në 1996, në 2001, 2003, 2004 etj. King nuk e ribotoi më librin. Por dëmi vijon me dekada të tëra.

Gjykata në Londër gjeti fajtorë 3 nga 7 shtetasit britanikë, më 2006 me akuzën se po planifikonin të hidhnin në erë 7 avionë në linjat nga Anglia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo pason modelin e 11 shtatorit dhe një model tjetër që dështoi. Në raportimin që bënte BBC World Service demonstronte me detaje se si shishet e vogla plastike me pije alkoolike mbusheshin me shiringë me një lëng që do të shpërthente avionin. Ky rast çoi në ndryshimin e rregullave të fluturimit në gjithë botën dhe kjo është arsyeja që nga ky rast nuk mund të marrësh me shishe plastike në avion, qoftë kjo edhe me ujë të pijshëm.

Po le të kthehemi tek rastet tona. Raportet për vetëvrasjet dhe për tentativat e vetëvrasjeve nuk kanë munguar. Të gjithëve na kujtohen episodet e njëpasnjëshme të vitit 2006 ku disa nxënës kryen vetëvrasje dhe në më të shumtën e rasteve u raportua se ishin frekuentues të një sekti fetar. Në mënyrë të përsëritur sekti përgënjeshtroi se kishte ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë për të nxitur fëmijë të flijonin veten). Kronikat televizive të kohës, banka bosh ne klasë, tufa me lule, nxënës dhe mësues duke qarë – më shumë kanë bërë dëm në krijimin e një modeli “heroi” në thonjëza që nxit edhe të tjerët për ta pasuar. Por si duhet raportuar?

Për hir të së vërtetës në dhomat e lajmeve dhe redaksitë e gazetave/portaleve mungon një kod apo rregullore se si duhen trajtuar këto raste. Kodi i Etikës i gazetarëve (zbatimi i të cilit lë për të dëshiruar) në kapitullin për “Aksidentet dhe fatkeqësitë” thotë se “gazetarët duhe të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi dhe duhet t’i raportojnë këto tema duke treguar simpati dhe vetëpërmbajtje”. Në rast aksidentesh dhe fatkeqësish gazetari duhet të respektojë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjarëve të tyre. Media duhet të tregojë maturi me fotot dhe pamjet dhe duhet të ketë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut gjatë raportimit. Ndoshta vlen referimi te librat e shenjtë. “Mos i bëj tjetrit atë që nuk dëshiron ta bëjnë të tjerët”.

Në vende të ndryshme të botës janë bërë studime që nxjerrin përfundimin gati empirik se pas raportimit të një rasti vetëvrasje kemi shtim të numrit të tyre.

Australi

Një studim i kryer më 1995 arriti në përfundimin se pas raportimeve për një vetëvrasje, rritej numri i të vetëvrarëve dhe piku mbërrinte në ditën e tretë pas raportimit.

Austria

Në Viene janë raportuar 22 vetëvrasje në 18 muaj (dyfishi i totalit të tre viteve më parë). Shifrat u ulën kur media ra dakord të kufizonte mbulimin e këtyre rasteve për një periudhë kohe.

Gjermani

Gjatë 10 javëve pas transmetimit të një seriali ku personazhi kryesor një student vret veten pati një rritje të vetëvrasjeve që kryeshin me të njëjtën metodë si ai personazhit kryesor të serialit.

Hong Kong

Një publicitet i madh ju dha një metode vetëvrasje më 1998 dhe brenda një muaji u raportuan 9 raste të ngjashme. Dy muaj më pas kjo metodë zuri vendin e tretë në stilin e vetëvrasjes dhe brenda dy vjetëve arriti në vendin e dytë. Një studim i 100 rasteve nxorri ngjashmëri mes moshës, statusit martesor, gjendjes mendore dhe problemeve financiare.

Britani e Madhe

Një javë pasi personazhi i një serali të njohur televiziv tentoi të vriste veten, u rrit 17% numri tentativave për vetëvrasje me të njëjtën metodë.

SHBA. Në vitet 60 pati një greve të gazetarëve. Nuk dolën gazetat dhe statistikat tregojnë se pati një ulje drastike në vetëvrasjet tek femrat.

Nga vëzhgimet e kryera rezulton se raportimi që përmban elementët e mëposhtëm nxit edhe të tjerët të ndjekin këtë model.

Thjeshtëzimi i arsyeve për vetëvrasje

-Vetëvrasja nuk është kurrë rezultat i një faktori apo ngjarje, por i shumë faktorëve me bazë problemet psikologjike. Media duhet të jetë e vëmendshme për të shpjeguar me kujdes se vetëvrasja nuk ka ardhur si rezultat i vetëm një çështje. Pothuaj të gjithë personat që kanë kryer vetëvrasje kanë patur një histori me probleme.

– Përsëritja e vazhdueshme për lajmet e vetëvrasjes

– Përsëritja dhe mbulimi i vazhdueshëm i ngjarjes mund të shërbejë si nxitës për raste të tjera.

– Mbulimi sensacional

– Duhet shmangur dramatizimi.

– Përshkrimi “si…”

-Glorifikimi i personit që kryen vetëvrasjen: Kur minimizohen grumbullimet publike, tufat me lule, memorialet ka më pak shanse për të kontribuar në efektin domino të vetëvrasjes. Në vend që të mbahet zi për vdekjen ndonjëherë kalohet në “nderim/glorifikim të aktit të vetëvrasjes.

– Përqëndrimi vetëm tek anët pozitive; p.sh shokët apo mësuesit citohen të thonë se “ishte djal i mrekullueshëm”, “kishte një të ardhme të shkëlqyer” dhe nuk përmenden problemet dhe shqetësimet që ai ka patur. Duke mos përmendur anët problematike vetëvrasja mund të bëhet magnet sidomos për ata që rrallë kanë dëgjuar ndonjë fjalë të mirë në jetën e tyre… Pra duhet shmangur “romantizimi” i vetëvrasjes. Vetëvrasja nuk është një akt racional, por një akt dëshpërimi i kryer pas një betejtë të stërmundishme…

Tags: Kodi i Etikës i gazetarëveLutfi DervishiVetëvrasjet

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Next Post
Pamje të rënda nga Italia/ Pacienti me koronavirus vdes në tualet (VIDEO)

Pamje të rënda nga Italia/ Pacienti me koronavirus vdes në tualet (VIDEO)

Qytetari denoncon tek Berisha skandalin me Ambasadën: Nuk punon prej dy muajsh

Makthi i Berishës nga Haga

“Duan vdekjen time”, Rama ripublikon videon

“Duan vdekjen time”, Rama ripublikon videon

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë
Politikë

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë

by mirseda
12:29 | 11/05/2025
0

Një shtetase u arrestua pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së...

E fundit! Egli ‘p*rplaset’ me Xheneten ne ditelindjen e Loredanes, ben veprimin e papritur ndaj saj

E fundit! Egli ‘p*rplaset’ me Xheneten ne ditelindjen e Loredanes, ben veprimin e papritur ndaj saj

11:42 | 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër

KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër

11:24 | 11/05/2025
Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore

22:46 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com