Alba Çobaj, në intervistat e dhëna më herët ka thënë se në çastin që do të marrë përsipër realizimin e një emisioni, ajo duhet të paguhet mirë për atë punë që kryen.
E zhgënjyer me shifrat që japin mediat e ndryshme, ajo hezitonte të ndërmerrte një iniciativë të tillë. Por duket se ajo më në fund ia ka dalë për të realizuar misionin e saj, pasi së shpejti do ta shohim me një projekt të ri.
Krahas emisioneve që kanë qenë edhe sezonin e kaluar, “Tv Klan” do të sjellë këtë vjeshtë një program të ri, që do të mbajë fashën e orarit të paradites. “Ditë për ditë” do të quhet emisioni, moderimin e të cilit “Tv Klan” ia ka besuar Alba Çobajt. Alba vjen pas një eksperience të shkurtër sa i përket prezantimit në televizionin “In Tv”, ku ajo spikati për lirshmërinë dhe origjinalitetin.