Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Një bashkim mes Britanisë dhe Francës? Lufta e Dytë Botërore e bëri pothuajse të mundur

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Një bashkim mes Britanisë dhe Francës? Lufta e Dytë Botërore e bëri pothuajse të mundur

Sikurse dihet, “Beteja e Francës” në fillim verën e vitit 1940, shkaktoi mundjen e Aleatëve përballë Gjermanisë naziste. Pjesa më e madhe e territorit francez u vendos nën pushtimin gjerman, ndërsa pjesa tjetër iu la qeverisë-kukull të Marshallit Petain. Por, kishte një mundësi për të shmangur atë kthesë tragjike të situatës – bashkimi i Britanisë dhe Francës në një shtet të vetëm.

Për shekuj me radhë, Evropa ka njohur Britaninë dhe Francën si kundërshtare të pamëshirshme të njëra-tjetrës. Armiqësitë e përhershme, morën fund në vitin 1904 me nënshkrimin e Entente Cordiale. Ai grup marrëveshjesh, i hapi rrugën lidhjeve më të ngushta ndërmjet dy fuqive koloniale evropiane.

Kambanat e luftës jetuan në të gjithë kontinentin, para se Rajhu i Tretë të marshonte në Poloni në 1 shtator 1939. Si Franca ashtu edhe Britania e Madhe kishin nënshkruar marrëveshje me Poloninë, çka i detyronte ato të ndërhynin në rastin e një pushtimi të huaj. Por, duket se ngjarjet i kapën të papërgatitura.

Të dyja vendet nuk bënë gjë tjetër veçse i shpallën formalisht luftë Gjermanisë, dhe shkrepën disa armë. Një muaj më vonë, nazistët dhe Bashkimi Sovjetik e ndanë mes tyre Poloninë. Duke nxituar të kompensonin kohën e humbur, britanikët dhe francezët themeluan Këshillin Suprem të Luftës (KSL). Ky organ kishte për detyrë të mbikëqyrte strategjitë e përbashkëta ushtarake të dy vendeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nga shtatori 1939 e në vazhdim, përfaqësuesit e saj u takuan disa herë, para se Blitzkrieg-u gjerman (sulmi rrufe) të derdhej mbi Francë. E megjithatë, një nga vendimet më të rëndësishme, ishte që asnjëri nga dy vendet s’do të kërkonte një armëpushim të veçantë me Gjermaninë.

Në dhjetor të vitit 1939, Jean Monnet u bë kreu i Komitetit Koordinues Anglo-Francez pranë Këshillit Suprem të Luftës. Ai konsiderohej si një ndër personat më me shumë lidhje të kohës së tij. Misioni i këtij francezi në Britaninë e Madhe, ishte mbikëqyrja e kolektivizimit të industrive britanike dhe franceze të luftës.

Por, ai kishte një ide më të madhe në mendjen e tij. Pasi të përfundonte lufta, synonte krijimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës, në një kohë që e pa afrimin e Britanisë me Francën, si një hap drejt realizimit të kësaj ëndrre. Ndërsa muajt kalonin, humbja e francezëve dukej gjithnjë e më të afërt. Më 15 qershor 1940, qeveria franceze votoi për të kërkuar paqe me nazistët.

Kryeministri Paul Reynaud nuk qe dakord, por ishte i detyruar ta pranonte, dhe t’ia kalonte propozimin homologut të tij britanik Winston Churchill. Tashmë pozicioni i Reynaud ndodhej nën një kërcënim të madh. Nga njëra anë, ai nuk kishte mbështetjen e shumicës brenda kabinetit të tij qeveritar për të vazhduar luftën në kolonitë e Afrikës Veriore, dhe refuzimi britanik për të pranuar armëpushimin do t’i jepte atij disa kredite. Nga ana tjetër, nëse britanikët do të refuzonin propozimin, ai pohoi se do të detyrohej të jepte dorëheqjen.

Në të njëjtën kohë, qeveria britanike kishte frikë se armëpushimi francez do të bënte që flota e saj e fuqishme të kalonte në duart e nazistëve. Në datën 14 qershor, Monnet dhe diplomatë të tjerë hartuan një kundërpropozim për krijimin e një unioni “franko-britanik”, që kishte për qëllim të forconte vullnetin e qeverisë franceze për të vazhduar luftën.

Mjerisht, Churchill-i nuk ishte i bindur, dhe dy ditë më vonë Kabineti Britanik i Luftës, vendosi të pranojë dorëzimin e francezëve, me një kusht – që luftanijet e tyre të kalonin në Britaninë e Madhe. Reynaud ishte i rrënuar. Për fatin e tij të mirë, në të njëjtën ditë, një nga mbështetësit e tij të rangut të lartë mbërriti në Londër – gjenerali Charles de Gaulle. Presidenti i ardhshëm i Francës, arriti ta bindë Churchill-in se “disa lëvizje dramatike qenë thelbësore për t’i dhënë Reynaud mbështetjen e nevojshme për të mbajtur qeverinë e tij në luftë”.

Dhe kështu, në momentin e fundit, një propozim për bashkim mes dy vendeve iu propozua francezëve. Ai thoshte: “Franca dhe Britania e Madhe nuk do të jenë më dy kombe, por një Union Franko-Britanik. Kushtetuta e Uninoit do të sigurojë organe të përbashkëta të mbrojtjes, politikës së jashtme, financave dhe politikave ekonomike. Çdo qytetar i Francës do të gëzojë menjëherë shtetësinë britanike, dhe çdo qytetar britanik do të bëhet një qytetar i Francës”.

Në orën 5 pasdite, qeveria franceze u mblodh për të diskutuar mbi propozimin britanik. Reynaud ishte në prag të suksesit. Ose të paktën kështu mendonte. Me nazistët që po marshonin nëpër Paris, disa zyrtarë duket se u shqetësuan se propozimi për një union franko-britanik ishte në fakt një “plan i minutës së fundit” për të grabitur kolonitë franceze!

Ata pëlqenin më mirë zgjedhjen e Philippe Petain për të qenë “një krahinë naziste”, se sa ajo që e shihnin se do të shndërronte vendin në një koloni britanike. Propozimi u hodh poshtë. I zhgënjyer, Reynaud dha dorëheqjen si kryeministër që atë mbrëmje, dhe autoritetet e reja e vunë shumë shpejt në pranga. Ëndrra e tij për të mbrojtur Francën kishte marrë fund.

Reynaud u pasua nga askush tjetër veçse Marshallit Petain, i cili më vonë u bë kreu i regjimit kolaboracionist të Vishisë. Edhe pse Bashkimi franko-britanik nuk u realizua kurrë, Jean Monnet e përmbushi ëndrrën e tij. Në vitin 1952, ai u bë presidenti i parë i degës ekzekutive të Komunitetit të Përbashkët Evropian të Qymyrit dhe Çelikut – pararendëse e Bashkimin Evropian.

Tags: bashkimbritaniaFrancaJean MonnetLufta e Dytre BoterorePaul ReynaudPhilippe Petain

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Shqiptari Arrestohet në Itali për Korrupsion dhe Drogë në Puglia
Aktualitet

Shqiptari Arrestohet në Itali për Korrupsion dhe Drogë në Puglia

19:20 | 07/06/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 5 maj 2017

Shtypi nga bota, 5 maj 2017

Çfarë ka ndodhur më 5 maj?

Çfarë ka ndodhur më 5 maj?

5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut

5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com