Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një analizë politike e zgjedhjeve të 2021

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Për një analizë politike të zgjedhjeve

Blendi Kajsiu

Një nga teoritë kryesore për të analizuar sjelljen e partive politike në një sistem bipolar si ky i yni, është Teoria e Votuesit të Mesëm (Median Voter Theorem), zhvilluar kryesisht nga Anthony Doëns.

Ndonëse teoria është komplekse, ideja bazë është shumë e thjeshtë: zgjedhjet i fiton ajo parti që pozicionohet më pranë qëndrimit të shumicës së votuesve. Votuesi i mesëm, një koncept teorik më shumë se një votues real, është thjesht pozicioni ku një parti tërheq shumicën e votave.

Një nga implikimet e teorisë është që për të fituar zgjedhjet, një kandidat apo parti politike duhet të theksojë dimensionin politik ku fiton shumicën e votave. Për këtë qëllim përdoren sondazhet dhe kjo është puna kryesore e firmave të konsulencës. Ato duhet të identifikojnë dhe theksojnë dimensionin ku fiton kandidati i tyre. Dimensionet politike nuk janë konstante, ato ndryshojnë.

Sot korrupsioni është një dimension dominues në sferën politike shqiptare, nesër mund të marrë rëndësi një tjetër dimension, si dhuna ndaj grave apo nacionalizmi. Në gjuhën gazetareske, dimensioni politik që dominon një parti apo kandidat është fabula që e ndihmon për të fituar shumicën e votave.

Pra, çdo kandidat duhet të ndërtojë një fabul (antikorrupsioni, nacionalizmi, demokracia, zhvillimi, integrimi etj.), që e ndihmon të fitojë shumicën elektorale. Fabula nuk ndërtohet thjesht me llafe, por me akte simbolike, me personazhe dhe veprime konkrete. Shembulli më i mirë për të kuptuar këtë proces janë zgjedhjet e 2005.

Në këto zgjedhje përplaseshin dy dimensione kryesore: korrupsioni dhe demokracia. Në dimensionin e korrupsionit fitonte Berisha që perceptohej në sondazhe si autoritar, por jo i korruptuar. Në dimensionin e demokracisë fitonte Fatos Nano, që perceptohej si i korruptuar, por jo autoritar. Nuk është aspak çudi që parulla e PD-së ishte “Me duar të pastra”, ndërsa ajo e PS-së ishte “Mbro të ardhmen”.

PD-ja theksonte korrupsionin e socialistëve si problemin më të madh të shoqërisë shqiptare, ndërsa Partia Socialiste theksonte autoritarizmin e Berishës si kërcënimin më të madh ndaj së ardhmes demokratike.

Sipas Teorisë së Votuesit të Mesëm, PD-ja mori më shumë vota se PS-ja në zgjedhjet e vitit 2005, sepse imponoi fabulën e saj antikorrupsionin si problemin kryesor të shoqërisë shqiptare (për arsye që nuk kemi mundësi t’i shtjellojmë këtu). Dhe në këtë dimension, oferta e saj politike, me Berishën dhe KOP-in, tërhiqte më shumë votues se oferta e PS-së. E njëjta gjë ndodhi në vitin 1992 kur PD kaloi nga opozita në pushtet.

Fabula e saj ishte që ne ju çojmë në Europë sepse vetëm ne kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ndaj një nga parullat kryesore të fushatës së 1992 ishte “Ne qeverisim, bota na ndihmon”. Dhe kjo fabul u imponua jo vetëm prej llafeve, por edhe prej personazheve që e artikulonin, profilit dhe identiteti të tyre.

Tani vijmë te zgjedhjet e 2021. Cila ishte fabula e opozitë? Që nuk kish një fabul të qartë duket që te slogani bosh i fushatës së opozitës “Bashkë për ndryshim: Shqipëria fiton”.

Në këtë slogan nuk përcaktohet qartë asnjë nga dimensionet kryesore të debatit politik shqiptar si demokracia, korrupsioni apo zhvillimi ekonomik. Krahasoni këtë slogan me atë të vitit 2005 të PD-së: “Me duar të pastra”, që përcakton qartë dimensionin antikorrupsionin. Ose me sloganin e PS-së, “Shqipëria e ardhmja jonë: s’ka kohë për pushim”, që identifikon qartë fabulën socialiste “Ne punojmë”.

Fabula e PD-së jo vetëm nuk ishte e qartë, por edhe kontradiktore. Është e vështirë t’i bindësh shqiptarët që po sjell ndryshim ndërsa u ofron po të njëjtat fytyra që i kanë lodhur përgjatë tranzicionit si: Meta, Berisha, Kryemadhi, Mediu apo Duka. Këtu natyrshëm lind pyetja, pse opozita nuk identifikoi qartë një dimension antikorrupsion, pro demokraci apo pro zhvillim, ndërkohë që shqiptarët ishin të lodhur me skandalet korruptive të qeverisë Rama, me mungesën e zhvillimit dhe të demokracisë?

Nuk e bëri sepse nuk tërhiqte shumicën e shqiptarëve në asnjërin prej këtyre dimensioneve. Në dimensionin antikorrupsion, asnjë nga skandalet kryesore të qeverisë Rama, si tenderi fantazmë i Unazës së Madhe apo lidhja e ministrit të Brendshëm, Tahiri, me trafikantë kanabisi, nuk tejkalonin skandalet e qeverisjes Berisha dhe Berisha – Meta, si Gërdeci apo video e 7% të Ilir Metës.

E thënë ndryshe në dimensionin antikorrupsion, oferta e opozitës me LSI nuk tërhiqte shumicën e elektoratit. E njëjta gjë ndodhte me dimensioni demokraci-autoritarizëm. Ndonëse opozita dhe analistët e saj denonconin Ramën si diktator, Putin dhe Erdogan, në qeverisjen e Ramës nuk u vra asnjë opozitar në protestë siç ndodhi në qeverisjen e Berishës, Metës dhe Bashës.

Krahasimi i Ramës me Erdoganin çalonte veçanërisht në këtë pikë. Ky i fundit është një familjar shembullor, një autokrat konservator që dhunon fizikisht opozitën dhe e përdor pushtetin për pasurimin e familjes, që nga djali deri te dhëndri, që janë përfshirë në shumë skandale dhe janë pasuruar tmerrësisht gjatë qeverisjes së tij. Në këtë aspekt, Erdogani është shumë më pranë Berishës se Ramës.

Së fundi, dimensioni i keqqeverisjes apo i zhvillimit ekonomik nuk i funksionoi opozitës sepse udhëheqësi i saj, Basha, nuk shfaqet në sondazhe si politikan më punëtor se Rama apo Veliaj. Ndërkohë që këta të fundit e shfrytëzuan Bashkinë e Tiranës për të krijuar imazhin e politikanit “punëshumë e fjalëpakë”, kjo nuk ndodhi me Bashën. Pra, edhe në këtë dimension opozita nuk tërhiqte shumicën e elektoratit.

Në këto kushte nuk është rastësi që fushata e opozitës u përqendrua te fabula “Luli, çun i mirë”. Në këtë dimension, “djali i mirë – djalë i keq”, Basha fitonte ndaj Ramës. Ishte i vetmi dimension ku Basha e dominonte Ramën. Sondazhet tregonin se perceptimi negativ ndaj Bashës ishte më i ulët se ndaj Ramës. E thënë ndryshe, shumica e qytetarëve e perceptonte Bashën si një politikan shumë më normal se Rama, që edhe ndër të vetët perceptohej si anormal.

Ishte strategjia më e mirë e mundshme, duke pasur parasysh se oferta e opozitës nuk dominonte asnjë nga dimensionet e tjera (korrupsioni, demokracia dhe qeverisja). Dhe, në fakt, filloi të jepte rezultate dhe t’i trembte socialistët që bashkë me analistët pranë tyre fabulës “Luli, çun i mirë” iu kundërpërgjigjën me fabulën “Rama, çun i vërtetë” dhe jo fals si Basha.

Megjithatë, fabula “Luli, çun i mirë” nuk funksionoi për dy arsye. Së pari, dimensioni “çun i mirë – çun i keq”, apo “normal–anormal”, nuk ishte dominant. Nuk ishte një aspekt që shqetësonte elektoratin aq sa korrupsioni, qeverisja apo demokracia.

Madje, për shumë qytetarë vetëm një anormal si Rama mund të bënte diçka në një vend anormal si Shqipëria. Së dyti, imazhi i Bashës si çun i mirë dhe normal binte ndesh me aktet dhe personazhet e opozitës.

Vrasja e militantit të PS-së nga PDja në Elbasan dhe thirrja për dhunë e kandidatëve si Xhelal Mziu apo e Presidentit Ilir Meta e hodhën në erë fabulën se Luli mund të sillte normalitet në politikën shqiptare. E thënë ndryshe, Luli ishte çun i mirë, por me shokë të këqij, sepse niveli i perceptimit negativ ndaj Berishës dhe Metës ishte tejet i lartë.

Pra, PD-ja nuk fitoi më shumë vota se PS-ja sepse i mungonte fabula. Socialistët dominuan në dimensionin e qeverisjes me fabulën “ne punojmë”, ndërkohë që nuk u rrezikuan seriozisht nga opozita as në dimensionin e korrupsionit dhe as në atë të demokracisë.

Ndërsa socialistët u thoshin shqiptarëve ne kemi bërë gabime dhe korrupsion, por punojmë dhe bëjmë diçka, opozita u thoshte ne ju ofrojmë Lulin që është çun i mirë. Që shumica gri nuk zgjodhi këtë të fundit, nuk është ndonjë çudi e madhe. Në këtë pikë, lexuesit opozitarë, pasi më kanë denoncuar si plehrë, ndyrësirë dhe zagar të Edi Ramës, me siguri do pyesin: pse nuk merrem me krimin dhe blerjen e votës? Sepse është një fabul që kurrë nuk do ta sjellë PD-në pushtet.

Të argumentosh se krimi, blerja e votës dhe kapja e shtetit nuk të lënë të fitosh, do të thotë të evitosh pyetjen: Pse duhet të vish në pushtet? Fatkeqësisht, fabula që opozita ndërtoi dje dhe që po zhvillon sot u thotë shqiptarëve se ajo duhej të ketë pushtetin, por nuk u shpjegon pse.

Një parti politike që ka tetë vite që si fabul kryesore ka ndërtuar historinë “ne na vjedhin votat”, e ka shumë të vështirë të tërheqë shumicën e votuesve. Votuesi gri që bën diferencën nuk mund t’i japë votën PD-së për sa kohë ajo e përdor hapësirën publike për të qarë hallin e saj më shumë se hallin e tyre. /panorama.al/

Tags: Blendi KajsiuPDPSzgjedhje

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Kuvendi miraton marrëveshjen midis qeverisë dhe Pfizer për vaksinën anti-covid

Sot seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit

Pas skandalit te “Unaza e Re”, zbulohet projekti sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

Tiranë / Po transportonte me motorr para valute, e godasin e i marrin paratë

Morthi, “sëmundja dimërore”. Pse ndodh?

Morthi, “sëmundja dimërore”. Pse ndodh?







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com