Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nishani uron Presidentin e Këshillit Evropian për Ditën e Evropës

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Nishani uron Presidentin e Këshillit Evropian për Ditën e Evropës

Presidenti Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, në kuadër të Ditës së Evropës.

Presidenti shpreh mirënjohjen për mbështetjen e madhe në procesin e integrimit evropian të vendit.

MESAZHI I NISHANIT:

“I nderuar Zoti President,

Në Ditën e Evropës dhe Ditën e “Deklaratës Schuman” kam kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë që edhe në emër të qytetarëve shqiptarë, t’ju shpreh Ju dhe të gjitha institucioneve e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, urimet më të përzemërta për më shumë suksese, begati e harmoni!

Me këtë rast i bashkëngjitëm mesazhit historik që Robert Schumani u përcolli të gjithë popujve të Evropës në vitin 1950, se bashkimi i vendeve të kontinentit të vjetër do të sillte një zhvillim dhe fuqizim më të shpejtë të tyre. Ajo ide vizionare që u shndërrua shumë shpejt në një realitet të prekshëm, bëri të mundur që edhe Shqipëria të futej në rrugën e pakthyeshme të integrimit në Bashkimin Evropian.

Përfitoj nga kjo mundësi që të ritheksoj mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe e të pakursyer që i keni dhënë procesit të integrimit evropian të vendit tim dhe vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ashtu siç e kam theksuar edhe në takimet me ju, integrimi evropian mbetet alternativa e vetme dhe projekti më madhor i shqiptarëve, ndaj dhe ju siguroj se jemi të vendosur për të vijuar përpara në këtë drejtim, si në aspektin e reformave të brendshme, ashtu edhe në kuadrin e bashkëpunimit rajonal.

Jam i bindur gjithashtu se pavarësisht sfidave dhe çështjeve të mprehta me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij, vëmendja, përkrahja dhe përkushtimi juaj do të vazhdojë të përqendrohet edhe mbi Shqipërinë e rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duke ju uruar edhe njëherë suksese në këtë ditë të shënuar, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”.

Tags: bujar nishaniDonald Tusk

TË LIDHURA

Rritja e çmimit të naftës, Shoqata e Transportit: 450 linjave iu rrezikohet shërbimi nga java tjetër
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës, Shoqata e Transportit: 450 linjave iu rrezikohet shërbimi nga java tjetër

15:03 | 10/04/2026
Rama takim me pensionistët: Do të mendojmë në fillim për ju dhe për familjet në nevojë
Aktualitet

Rama takim me pensionistët: Do të mendojmë në fillim për ju dhe për familjet në nevojë

14:55 | 10/04/2026
Peleshi njoftoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve/Reagon grupi i PD-së:Shqyrtimi i kërkesës së SPAK
Aktualitet

Peleshi njoftoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve/Reagon grupi i PD-së:Shqyrtimi i kërkesës së SPAK

14:14 | 10/04/2026
Next Post
Dita e Evropës, Nishani dekoron Liri Belishovën dhe Llazar Fundon

Dita e Evropës, Nishani dekoron Liri Belishovën dhe Llazar Fundon

Benzi bie në liqenin e Shkopetit, nuk dihet fati i shoferit

Benzi bie në liqenin e Shkopetit, nuk dihet fati i shoferit

Albanian President congratulatory message to EC president on the “Europe Day”

Albanian President congratulatory message to EC president on the “Europe Day”







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës, Shoqata e Transportit: 450 linjave iu rrezikohet shërbimi nga java tjetër
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës, Shoqata e Transportit: 450 linjave iu rrezikohet shërbimi nga java tjetër

by mirseda
15:03 | 10/04/2026
0

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i është drejtuar Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së...

Rama takim me pensionistët: Do të mendojmë në fillim për ju dhe për familjet në nevojë

Rama takim me pensionistët: Do të mendojmë në fillim për ju dhe për familjet në nevojë

14:55 | 10/04/2026
Peleshi njoftoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve/Reagon grupi i PD-së:Shqyrtimi i kërkesës së SPAK

Peleshi njoftoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve/Reagon grupi i PD-së:Shqyrtimi i kërkesës së SPAK

14:14 | 10/04/2026
Ngushtica e Hormuzit si një kalim kritik politik dhe diplomatik, marrëdhëniet e reja të Teheranit

Ngushtica e Hormuzit si një kalim kritik politik dhe diplomatik, marrëdhëniet e reja të Teheranit

13:52 | 10/04/2026
“Vendet e BE sollën dje një breshëri me kushte dhe kërkesa për Shqipërinë”, Berisha:

“Vendet e BE sollën dje një breshëri me kushte dhe kërkesa për Shqipërinë”, Berisha:

13:49 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com