Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nis seanca për “kasapin e Ballkanit”, Gjykata e Hagës pritet të japë vendimin

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Nis seanca për “kasapin e Ballkanit”, Gjykata e Hagës pritet të japë vendimin

Gjykata e Hagës jep sot njërin prej vendimeve më të pritura të saj, atë që do të caktojë nga tani e tutje fatin e komandandit të ushtrisë serbo-boshnjake, Ratko Mladiç, njeriu që u kthye në njërin prej të arratisurve më të kërkuar të botës, përpara se të bënte llogaritë me drejtësinë.

I ashtuquajturi “kasapi i Ballkanit” përballet sot me gjykimin për masakrën më të madhe në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore. Mbi të rëndon akuza e gjenocidit në Srebrenicën e vitit 1995, gjenocidit në 6 komuna të tjera boshnjake në vitin 1992, persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnje-Hercegovinën, terrorizimin e banorëve të Sarajevës me fushatën e bombardimeve dhe goditjeve me snajper, si dhe për marrjen peng të personelit të OKB-së.

Mladiç u arrestua në vitin 2011 pas më shumë se 15 vitesh arrati. Rreth 300 vetë janë ulur në bankën e dëshmitarëve gjatë procesit të tij, e gjykatës së OKB-së në Hagë i janë paraqitur gati 10 mijë prova.

150 përfaqësues të viktimave të luftës në Bosnje kanë mbërritur në Hagë që një ditë përpara, në pritje të një vendimi që do të ndikojë mbi jetët e të gjithëve. Shpresat e tyre janë që autori i aq shumë mizorive të dënohet për çdo akuzë të ngritur ndaj tij.

Të pranishëm do të jenë edhe i biri i Mladiçit dhe disa zyrtarë serbo-boshnjakë, por ata do të qëndrojnë në një zonë të shkëputur. Pavarësisht mizorive, për të cilat është drejtpërdrejt përgjegjës, gjenerali famëkeq vazhdon të shihet me admirim nga një pjesë e serbëve.

Vet presidenti serbo-boshnjak, Milorad Dodik, i cili dëshmoi në gjyq të martën, u shpreh një ditë më parë se Mladiç e drejtoi me profesionalizëm dhe patriotizëm ushtrinë serbo-boshnjake gjatë luftës, e shtoi se pavarësisht të gjithave, ai mes serbëve mbetet një legjendë.

Tags: BallkanitGjykata HagësjapëkasapimnispritetseancaVendimin

TË LIDHURA

Bordi i Paqes ndan BE-në, vetëm Hungaria pranon
Bota

Bordi i Paqes ndan BE-në, vetëm Hungaria pranon

09:39 | 22/01/2026
Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump
Analizë

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

09:16 | 22/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Next Post
Ushtarakët dezertuan në Britani, Xhaçka shton forcat në Afganistan

Ushtarakët dezertuan në Britani, Xhaçka shton forcat në Afganistan

Video/Mbushi bankat e Londrës me para të pista, goditet banda e Fation Kokës

Video/Mbushi bankat e Londrës me para të pista, goditet banda e Fation Kokës

Doni të jetoni në Zvicër? Ofrohen 70 mijë franga për familje

Doni të jetoni në Zvicër? Ofrohen 70 mijë franga për familje







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Berisha sfidon Ramën: Po je burrë qëndro në zyrë në datën 24. Po të vjen populli!
Politikë

Berisha sfidon Ramën: Po je burrë qëndro në zyrë në datën 24. Po të vjen populli!

by mirseda
16:14 | 22/01/2026
0

Kryetari i PD, Sali Berisha sfidoi kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar të qëndrojë në zyrë të...

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump

15:51 | 22/01/2026
Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

15:17 | 22/01/2026
Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com