Sikundër ishte paralajmëruar edhe më herët nga ARRSH, paraditen e sotme ka nisur puna për heqjen e shtyllave të ndriçimit dhe pemëve në anë të rrugës, ku do kalojë segmenti “Unaza e Re”. Por banorët, sapo kanë parë ata, menjëherë janë hedhur në sulm. Ata kanë penguar punonjësit e ARRSH dhe Bashkisë.
Sot banorët kanë hyrë në ditën e 23 të protestës së tyre. Ata insistojnë në tërheqjen e qeverisë nga ky vendim, për prishjen e ndërtesave të tyre pa u dëmshpërblyer sipas vlerës së tregut.