Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Nis falimentimi i call-centerave, brenda pak ditësh u mbyllën tre kompani

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Nis falimentimi i call-centerave, brenda pak ditësh u mbyllën tre kompani

Para pak kohësh u dha alarmi lidhur me mbylljen e call-centerave në Shqipëri, një lajm mjaft shqetësues për mijëra të rinj, të cilët do të mbetnin automatikisht pa punë.

Mbijetesa e call center-ave po bëhet më e vështirë, sidomos për ato që ende mbeten të pakonsoliduara në treg apo që kanë një aktivitet modest krahasuar me “të mëdhenjtë”. Kështu, në tre ditët e fundit të qershorit janë mbyllur tre kompani, të cilat janë:

-Capital Market e hapur në vitin 2014 e orientuar në shërbimin call center dhe konsulencë, e cila ka nisur procedurat e likuidimit. Vetëm gjatë vitit 2015 kompania raportoi një qarkullim vjetor prej rreth 26 milionë lekë (200 mijë euro), sipas bilancit zyrtar.

Shpenzimet për paga e sigurime të kompanisë, ishin 15 milionë lekë, apo rreth 62% e totalit të shpenzimeve, teksa call center janë një sektor me kapital intensiv të punës. Ndonëse në vitin e parë të aktivitetit, kompania ka rezultuar fitimprurëse me një fitim para taksave prej 2 milionë lekë, apo një marzh fitimi prej 8%.

-Dy kompanitë e tjera janë Sistema Cliente dhe Bussines Global Support, të dyja të hapura vitin e kaluar respektivisht në mars dhe qershor me objekt të tyre ofrimin e konsulencës dhe shërbimin call center. Për vetë faktin që afati i operimit në treg është i shkurtër kompanitë, nuk kanë të deklaruar situatën e tyre financiare.

Duket se mbyllja e këtyre kompanive po kthehet në normalitet, teksa në mes të qershorit një tjetër kompani deklaroi mbylljen.

Hello Com ishte krijuar në formën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar në kapital 100 mijë lekë të zotëruar nga ortakët Giancalo De Berardinis, zotërues 70 për qind i kuotave dhe Pierluigi Frisoli, zotërues i 30 për qind të kuotave të kapitalit.

Deri në fund të vitit të kaluar, call center ishin një biznes që po rritej me shpejtësi, teksa kompanitë italiane po e zhvendosnin këtë aktivitet në Shqipëri, duke shfrytëzuar koston e lirë të fuqisë punëtore dhe njohjen e gjuhës italianë nga të rinjtë.

Kjo rritje e shpejtë, alarmoi autoritetet italiane, të cilat u gjendën nën presionin e humbjes së vendeve të punës në Itali dhe zhvendosjen e tyre në Shqipëri dhe filluan marrjen e masave drastike.

Në Itali, në datën 1 prill, hyri në fuqi ligji “Për delokalizimin” e call center, i cili shtrëngoi rregullat për zhvendosjen e aktivitetit nga Italia drejt shteteve jo anëtare të BE-së. I miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ligjit iu la një periudhë tranzitore për të hyrë në fuqi me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj.

Nisma e Italisë për delokalizimin alarmoi kompanitë Call Center në Shqipëri të cilat penalizoheshin për shkak se operonin në një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian. Jo në pak raste u ngrit shqetësimi i falimentit dhe riskut të humbjes së mijëra vendeve të punës. Qeveria në atë kohë pati një reagim të zbehtë përmes një shkrese drejtuar palës italiane, por që nuk arriti të merrte ndonjë përgjigje pozitive, shkruan Monitor.

Në maj të këtij viti, nga Italia erdhi goditja finale për call center, pasi 13 kompani firmosën një protokoll mirëkuptimi me kryeministrin italian Paolo Gentiloni dhe ministrin e zhvillimit ekonomik Carlo Calenda. Kjo marrëveshje parashikon që “95% e aktiviteteve që kryhen direkt të kalojnë në Itali brenda gjashtë muajve nga nënshkrimi dhe në kontratat e të reja, të paktën 80% e vëllimeve outsourcing të kryhen në territorin italian”.

Janë 13 kompani që janë angazhuar në këtë marrëveshje, ndërsa në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Por, të dhënat e punëdhënësve më të mëdhenj tregojnë se janë 6-7 kompani kryesore, që kanë së bashku rreth 10 mijë të punësuar. Sipërmarrjet e mëdha vlerësohet se do të arrijnë t’i bëjnë ballë presionit italian dhe do të diversifikohen, ndërsa më të vështirë do ta kenë të voglat.

Edhe përpara se qeveria italiane të miratonte sanksionet në dhjetor të vitit të kaluar, sektori kishte shfaqur probleme. Norma e fitimeve ka rënë, të mëdhenjtë nuk po rriten më dhe sipërmarrjet e vogla, sidomos ato me pronarë shqiptarë, përballen me largime të kontraktorëve ose mospagesa nga ana e tyre. Ka raste që investitorë italianë vijnë dhe hapin dy tre call center dhe i mbyllin brenda një kohe të shkurtër.

Tags: brenda pak diteshCall Centerfalimentmbyllen

TË LIDHURA

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët
Aktualitet

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion
Aktualitet

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë
Aktualitet

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Next Post
Suedia në alarm; Shërbimet e Inteligjencës: Janë 10-fishuar të radikalizuarit e IS

Suedia në alarm; Shërbimet e Inteligjencës: Janë 10-fishuar të radikalizuarit e IS

Shumat marramendëse që fitojnë të famshmit nga një postim në Instagram

Shumat marramendëse që fitojnë të famshmit nga një postim në Instagram

Juncker uron Ramën për fitoren: Mandati i qartë por tejkaloni kontrastet me opozitën

Juncker uron Ramën për fitoren: Mandati i qartë por tejkaloni kontrastet me opozitën







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
Showbizz

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

by mirseda
22:36 | 10/11/2025
0

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të...

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com