Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Niko Peleshi i përgjigjet Nasip Naços: Do të paguhen punonjësit dhe ish-punonjësit e Poliçanit

2 vjet ago
in Aktualitet, Politikë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në interpelancë të thirrur nga deputeti Nasip Naço, ku ky i fundit i kërkon që të likuidohen pagat e punonjësve dhe ish-punonjësve të kombinatit të Poliçanit është shprehur se ditën e djeshme është miratuar projektligji që do t’i japë zgjidhje.

“Kam një lajm të mirë që do të kthehet në lajm të plotë pasi të miratohet, dje në mbledhjen e Këshillin e Ministrave kemi miratuar projektligjin për pagesat  punonjësve dhe ish-punonjësve të kombinatit mekanik të Poliçanit”, tha Peleshi.

Ministri foli po ashtu edhe për rijetësimin e industrisë ushtarake, për të cilën shprehet se është një synim strategjik.

Ai shton se Shqipëria si një vend anëtar i NATO, ka për detyrim të rrisë kapacitetet operacionale dhe nivelin e rezervës në municione dhe armatim.

“Shqipëria si pjesë aleancës ka për detyrim të rrisë kapacitet operacionale dhe nivelin e rezervës ne municione dhe armatime për t’iu përgjigjur ndryshimeve te situatës së sigurisë.

Në këto kushte rijetësimin i industrisë ushtarake është synim strategjik. Po hymë në një epokë të re” shtoi ministri.

Peleshi: “Shqipëria ka qenë një nga vendet me të militarizuara në botë, në periudhën komuniste. Shpenzonim deri ne 25% të GDP për ushtrinë. Kemi kaluar një periudhë gjigandomane dhe të një paranojë që mbështeti këtë militarizim ekstrem.

Më pas vjen rrëzimi dhe ne trashëguam një sasi të madhe municionesh dhe infrastrukture ushtarake.

Kanë kaluar më shumë se 30 vite dhe unë mund të them që infrastruktura është barrë, për ta përshtatur me strategjitë e reja.

Filluam me mbështetjen e SHBA dhe OSBE një periudhë demilitarizimi me të drejtë të kësaj rezerve edhe të rrezikshme, duke qenë se ushtria u zvogëlua dhe ruajtja e tyre u bë e papërballueshme.

Ministria e Mbrojtjes ka sot në përbërje të saj si trashëgimi edhe tre ndërmarrje shtetërore, që përbëjnë atë ish-industrinë ushtarake të Shqipërisë, sepse janë të fjetura.

Prej dy vitesh, mbas agresionit rus në Ukrainë gjërat kanë ndryshuar. Për fat të keq vatra konflikti janë ndezur njëra pas tjetrës dhe paqja është më e rrezikuar se kurrë. Kjo ka bërë që ndër të tjera të ketë kërkesë për armatim.

Në këtë situatë shtetet anëtarë të NATO kanë mbështetur planin e veprimit për prodhimet e mbrojtjes.

Kjo është baza me te cilën ne vijmë sot. Shqipëria si pjesë aleancës ka për detyrim të rrisë kapacitet operacionale dhe nivelin e rezervës ne municione dhe armatime për t’iu përgjigjur ndryshimeve te situatës së sigurisë.

Në këto kushte rijetësimin i industrisë ushtarake është synim strategjik. Po hymë në një epokë të re.

Rijetësim do të jetë një proces që ka për qëllim të nxisë inovacionin dhe zhvillimin teknologjik nëpërmjet bashkëpunimit me aktorë të ndryshëm.

Kjo strategji do të rrisë efektin e kontributit të vendit tonë në axhendën  e shkurajimit dhe mbrojtjes në zonën auroatlantikë si dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik.

Kam një lajm të mirë që do të kthehet në lajm të plotë pasi të miratohet, dje në mbledhjen e Këshillin e Ministrave kemi miratuar projektligjin për pagesat punonjësve dhe ish-punonjësve të kombinatit mekanik të Poliçanit.”

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Sveçla tregon detajet: Jankoviç është dërguar në paraburgim për prishje të rendit në Serbi

“Politikanët mafiozë linçojnë Prokurorinë”, Braçe sulmon Metën: Vetëm Cosa Notra kritikon drejtësinë

Hovenier: Jam i shqetësuar për ndalimin e zëvendësdrejtorit të policisë Jankoviq nga Serbia







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com