Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ngrohja globale do t’i shtojë konfliktet gjeopolitike

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Ngrohja globale do t’i shtojë konfliktet gjeopolitike

Nga: James Stavridis

“Blomberg”

Ndërsa samiti global i klimës në Gllasgou të Skocisë po shkon drejt fundit, komentet fillestare do të fokusohen tek angazhimet e ndryshme kombëtare të marra nga liderët e ndryshëm për të reduktuar emetimet e gazeve serrë në atmosferë, e cila është njësia matëse kryesore për parandalimin e rritjes së mëtejshme të temperaturës globale.

Por krahas shkencës mjedisore dhe ndikimit ekonomik, udhëheqësit duhet që t’i kushtojnë vëmendje edhe kërcënimit që paraqet ndryshimi i klimës për paqen dhe stabilitetin botëror.

Po si do të ndryshojë situata e sigurisë në botë për shkak të krizës klimatike, dhe a mund të krijojnë kombet një përgjigje kolektive ndaj saj?

Sipas vlerësimeve aktuale, bota po shkon drejt një rritjeje të temperaturës prej të paktën 2.7 gradë Celsius deri në fund të këtij shekulli. Kjo do të çojë në një rritje të shpejtë të nivelit të deteve, ndërsa do të shkrihen akujt në të dyja polet, do të ketë ndryshime më ekstreme të motit dhe temperaturës, thatësira të mëdha dhe ndryshime të rrezikshme në kiminë, vëllimin dhe temperaturën e oqeaneve.

Në gjeopolitikë, vijat ndarëse aktuale vendosin SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe demokracitë e tjera të mëdha si Japonia dhe Australia kundër shteteve autoritare si Kina dhe Rusia.

Megjithatë, gjeopolitika e ndryshimeve klimatike përfshin një dinamikë Veri-Jug, duke vënë në thelb pjesën më të madhe të botës në zhvillim – Indinë, Brazilin, Afrikën e Jugut, Nigerinë, Indonezinë, Pakistanin – kundër vendeve më të pasura, pjesërisht për shkak të reparacioneve mbi dëmet e ndryshimeve të klimës.

Kina, që e ka snobuar samitin COP26 , po bëhet “vota e lëkundur”. Kjo është një çështje e diskutueshme, me sakrifica nga bota e pasur, të cilat ndonjëherë përshkruhen si pagesa për “humbjet dhe dëmin”. Teza, kryesisht e saktë, është se bota e pasur e ndoti dhe ngrohu botën në rrugën e saj drejt prosperitetit, dhe tani kërkon që të vendosë një barrë të madhe reduktimesh mbi kombet më pak të zhvilluara.

Duke qenë se janë në rritje, pjesët më të varfra të botës do ta inatosin Veriun e pasur (dhe të devotshëm). Ndërsa Gllasgou do të sjellë ndoshta fonde shtesë modeste për botën në zhvillim, ato do të jenë të pamjaftueshme për të plotësuar nevojën, veçanërisht në vazhdën e pandemisë së Covid-19.

Kushtet themelore të varfërisë, pakënaqësisë për pabarazinë dhe produktivitetit të humbur, do të shndërrohen në një terren pjellor për lëvizjet radikale që përdorin si mjet terrorizmin. Terrorizmi mjedisor i drejtuar kundër botës së zhvilluar – shkatërrimi fizik dhe sulmet kibernetike mbi infrastrukturën, rafineritë, tubacionet dhe sistemet financiare – vetëm sa do të rritet në të ardhmen.

Ai do të ketë efekte klimatike në nivel global, të cilat mund të krijojnë kriza gjeopolitike,përfshirë luftën midis shteteve, rënien e kombeve, dhe popullsitë e mëdha që i largohen nëmasë kaosit. Ndërsa bota ekuatoriale po nxehet, thatësira ka të ngjarë të sjellë dështimin e të korrave.

Kjo e fundit do të çojë në një paqëndrueshmëri më të madhe në pjesë të Amerikës Latine, Afrikës Qendrore dhe Azisë Jugore. Rajonet polare do të përfitojnë nga klimat më të buta; Grenlanda mund të ketë një industri bujqësore të lulëzuar deri nga mesi i këtij shekulli.

Por pjesë të deltës së lumit Nil mund të jenë jo të punueshme dhe të pabanueshme. Migrimet masive do të shkaktojnë trazira shtesë. Si ish-drejtues i Marinës së SHBA-së, unëshqetësohem më shumë për ndikimin e saj tek oqeanet. Kur lundroja në ujërat e Arktikut gati 40 vjet më parë, akulli ishte në thelb i padepërtueshëm.

Nëndetëset tona mund të lundronin në Oqeanin Arktik, por jo destrojerët apo kryqëzorët. Ky nuk është më rasti. Dhe me shkrirjen e akullit, do të ketë një garë të ethshme gjeopolitike mbi detin në veriun e largët, për të fituar kontrollin e hidrokarbureve nënujore, minierave në shtratin e thellë të detit dhe rrugëve të transportit.

Me Rusinë në njërën anë të Arktikut, dhe 5 vende të NATO-s në anën tjetër (Kanadaja, Danimarka, Islanda, Norvegjia dhe SHBA-ja), mundësia e konfliktit po rritet po aq me siguri sa edhe niveli i detit. Më drejtpërsëdrejti për SHBA-në, rritja e deteve do t’i bëjë në thelb të papërdorshme bazat e rëndësishme detare (si Norfolk, Virxhinia dhe Mejport në Florida). Qytetet e mëdha portuale si Bangkoku – kryeqyteti i aleatit i një aleati të ngushtë të SHBA-sësi Tajlanda – janë në rrezik, dhe disa vende ishullore të ulëta thjesht do të zhduken nën valët e detit.

Unë kam qenë dëshmitar okular i fazave të hershme të kësaj emergjence globale. Përgjatë 3viteve të mia në komandën e Komandës Jugore të SHBA-së në fundin e viteve 2000, me përgjegjësi mbi të gjithë aktivitetin ushtarak të SHBA-së në Karaibe dhe Amerikën Latine, unë drejtova përpjekjet për ndihmat humanitare ndaj fatkeqësive natyrore.

Një nga ngjarjet që më ka bërë më shumë përshtypje ishte uragani Gustav në gushtin e vitit2008, që vrau gati 100 haitianë, dhe shkatërroi ose dëmtoi rëndë më shumë se 10.000 shtëpi. Kur po vizitoja zonat e dëmtuara, u habita se si stuhi të tilla vdekjeprurëse mund të krijonin kriza politike në hemisferën tonë.

Disa marrëveshje dhe suksese të vogla jashtë samitit të Gllasgout, mund të ndihmojnë me gjeopolitikën e rrezikshme të klimës. India dhe Kina, kanë bërë lëshime modeste, ndërsaSHBA-ja ka ndërmarrë një hap të madh përpara, duke u zotuar të frenojë emetimet e gazitmetanit (shumë më i rrezikshëm për planetin sesa dioksidi i karbonit).

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ranë dakord për rritjen e prodhimit të të ashtuquajturit çelik të pastër, gjë që me siguri do të mërzisë Kinën, vend që prodhon shumicën e çelikut të pistë. Por përfundimet e mëdha gjeopolitike nga ky samit, janë të dukshme dhe dekurajuese: ndarja Veri-Jug do të thellohet.

Më shumë ngrohje globale, do të thotë më shumë kaos në çdo lloj dimensioni, ndërsa nuk ka pasur asnjë përparim në bashkëpunimin SHBA-Kinë. Siç e pamë me pandeminë, gjërat do të kishin qenë shumë më mirë në një botë të bazuar fort tek bashkëpunimin midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Ka pak gjëra që nuk mund të zgjidhte fuqia dhe ndikimi i kombinuar e Kinës dhe SHBA-së. “Cari” i klimës i Shtëpisë së Bardhë, John Kerry, do të bëjë më të mirën në këtë front. Por në përfundim të samitit të Gllasgout, është shumë e qartë se gjeopolitika do ta pengojë koordinimin ndërkombëtar, e cila në planin afatgjatë është e vetmja mënyrë për ta shpëtuar planetin tonë. /bota.al

Shënim: James Stavridis, admiral në pension i marinës amerikane, ish-komandant suprem i forcave të NATO-s, dhe aktualisht dekan i Shkollës së Drejtësisë dhe Diplomacisë në Universitetin Tafts.

Tags: gjeopolitikengrohja globale

TË LIDHURA

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari
Bota

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë
Bota

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg
Bota

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

16:08 | 13/12/2025
Next Post
Rindizet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Rindizet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Sërish luftë? Armenia kërkon mbrojtjen e Rusisë kundër Azerbajxhanit

Sërish luftë? Armenia kërkon mbrojtjen e Rusisë kundër Azerbajxhanit

Shkeljet flagrante të Emëror Kasajt, nxjerr inatin me noterin dhe avokatin

Shkeljet flagrante të Emëror Kasajt, nxjerr inatin me noterin dhe avokatin







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com