E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Sërish luftë? Armenia kërkon mbrojtjen e Rusisë kundër Azerbajxhanit

Armenia i kërkoi Rusisë të martën, ta ndihmojë në mbrojtjen e sovranitetit të saj territorial kundër Azerbajxhanit, dhe tha se një përplasje e rëndë kufitare midis forcave azere dhe armene ishte duke u zhvilluar, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Tensionet midis Jerevanit dhe Bakut mbeten të larta, pas një lufte 44-ditore vitin e kaluar midis forcave etnike armene dhe ushtrisë azere, të mbështetur nga Turqia, që vrau të paktën 6.500 njerëz dhe përfundoi në një fitore vendimtare për Azerbajxhanin.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit foli për atë që tha se ishte një situatë e tensionuar në kufirin me Armeninë. Sipas ministrisë, një operacion ushtarak ishte duke u zhvilluar për të zmbrapsur atë që i quajti “provokime” në shkallë të gjerë.

Po të njëjtat burime shtojnë se forcat armene po bombardonin pozicionet e ushtrisë azere me zjarr artilerie dhe mortajash, dhe se ajo kishte shkatërruar disa pajisje ushtarake armene.

Ministria armene e mbrojtjes u citua nga agjencitë ruse të lajmeve, të thoshte në një deklaratë se Azerbajxhani po përdorte artileri, armë të vogla dhe forca të blinduara në betejat e vazhdueshme.

TASS tha se katër ushtarë armenë ishin plagosur. “Meqenëse Azerbajxhani ka sulmuar territorin sovran të Armenisë, ne po i kërkojmë Rusisë të mbrojë integritetin territorial të Armenisë, bazuar në një marrëveshje ekzistuese të vitit 1987 (mbrojtje reciproke) midis vendeve tona”, citoi agjencia e lajmeve Interfax Armen Grigoryan, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Armenisë.

Rusia ka një bazë ushtarake në Armeni, si dhe një forcë paqeruajtëse në enklavën e Nagorno-Karabakut ku u shpalos lufta e vitit të kaluar. Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Rusia, ndaj thirrjes armene.

Burimi i lajmit: REUTERS. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...