Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ngritja dhe rënia e Erdoganokracisë

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Ngritja dhe rënia e Erdoganokracisë

Burak Kadercan*/ “War on the Rock”

Ka qenë një kohë, kur politika turke i ngjante shumë një telenovele. Ajo kishte shumë personazhe që përsërisnin njëri-tjetrin, shumë komplote, dhe absolutisht shumë përsëritje. Komplotet shpaloseshin në një mënyrë relativisht të “ngadaltë”, dhe nuk qenë domosdoshmërisht emocionues për të huajt. Për rrjedhojë, Turqia kishte një audiencë të vogël. Por kjo jo më në Turqinë e re të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Turqia është tashmë në ‘primetime’ e audiencës botërore, dhe jo domosdoshmërisht për mirë. Disa javë më parë, Erdogan siguroi më në fund “fronin e hekurt”, që po e kërkonte prej më shumë se një dekade. Referendumi efektivisht i dha fund regjimit “të vjetër” parlamentar të Turqisë, duke i hapur rrugë krijimit të një sistemi presidencial ku presidenti përballet me pak, në mos aspak, kontrolle dhe balanca mbi pushtetin e tij.

Megjithatë, mënyra sesi e arriti fitoren e tij të fundit, dhe mjedisi politik mbi të cilin do të sundojë si “një njeri i vetëm” për të ardhmen e parashikueshme, sugjeron se qëndrimi i Erdoganit në pushtet do të jetë gjithnjë e më i dobët. Rindërtimi i një Turqie të re, të qëndrueshme dhe të fortë nga një vend i copëtuar, apo edhe i shpartalluar, do të provohet të jetë një sfidë e madhe, madje edhe për një makiavelist të aftë si Erdogan. Në një periudhë afatgjatë, ai do të përballet me të paktën pesë sfida kryesore.

Një fitore si e Pirros në një Turqi të përçarë

Erdogan e fitoi referendumin, por tre dinamika do ta përndjekin atë. Së pari, rezultati ishte i ngushtë: 51.4 për qind pro, përkundrejt 48.6 për qind kundër, çka zhvlerëson termin e preferuar të presidentit se verdikti i referendumit qe shprehje e “vullneti kombëtar”. Dinamika e dytë është se referendumi ishte një betejë e pandershme.

Matematika është e thjeshtë: Nëse Erdogan mundi të marrë vetëm 51.4 për qind me fuqinë e mediave shtetërore dhe kryesore pas tij, ai do të dalë më keq në një betejë të drejtë. Në rrethana më të ndershme, me një shtyp të lirë dhe në mungesë të kompetencave emergjente pas tentativës për grusht shteti korrikun e vitit të shkuar, në referendum ndoshta do të kishte triumfuar “Jo”-ja.

Së treti, një numër pretendimesh për manipulime e njollosën rezultatin e referendumit. Por, pse kanë rëndësi këto dinamika? Më së pari, ato flasin për natyrën e përçarë të politikës turke. Ndarje të tilla ekzistojnë në politikën e gjithë vendeve. Por, në Turqi, ndarjet politike dhe identitare (për shembull, besimet fetare) kristalizohen rreth një emri: Erdogan. Lufta politike në zhvillim bazohet në një pyetje të vetme: A jeni me apo kundër Erdogan-it?

Një ushtri e shthurur

Turqia e re e Erdoganit, përballet me sfida të shumta të sigurisë, duke filluar nga operacionet e saj në Siri, deri tek lufta me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Megjithatë, ushtria është shthurur si pasojë e spastrimeve që pasuan përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit vitin e shkuar. Presidenti përballet me një dilemë: Si mund të sigurohet që ushtria të mbetet operativisht efektive, duke qenë në të njëjtën kohë besnike ndaj tij?

Nuk ka zgjidhje të shpejta, dhe shumë pikëpyetje mbeten për të ardhmen e ushtrisë turke. Një tjetër përpjekje për grusht shteti duket diçka e pamundur, sidomos pas spastrimeve të mëdha, por jo e pamundur – veçanërisht nëse kjo vjen nga jashtë zinxhirit të komandës. Nëse protestat anti-Erdogan shkaktojnë shumë viktima në mesin e civilëve, apo një konflikt të madhe civil midis ithtarëve dhe kundërshtarët e tij, do të jetë e vështirë që Erdogan të jetë plotësisht i sigurt se zyrtarët ushtarakë do të qëndrojnë në anën e tij.

 Kurthi i “burimeve njerëzore” të AKP-së

Më pak i njohur për opinionin e huaj, është problemi me burimet njerëzore të AKP-së, që do të dëmtojë sundimin e Erdoganit në një periudhë afatgjatë. Një nga arsyet kryesore pse AKP-së,  dikur aleate me gylenistët, ishin aftësitë e tyre plotësuese. Duke investuar në sektorin e arsimit, dhe falë strategjisë së tyre të rekrutimit (që fokusohet në “konvertimin” e të rinjve të talentuar në nevojë financiare), gylenistët trajnuan shumë nga pasuesit e talentuar që donin të vendosin brenda shtetit.

AKP si një parti e re politike, i mungonin talentet. Një partneritet i tillë, i mundësoi asokohe asaj të largonte gradualisht shekullarët- që spikasnin në gjyqësorin burokracinë dhe ushtrinë turke – nga institucionet shtetërore. Përfundimisht, aleanca u shpërbë në vitin 2013, kur gylenistët u kthyen kundër Erdogan.

Lufta ndërmjet tyre kulmoi me përpjekjen për grusht shteti, çka i lejoi Erdoganit të spastrojë gylenistët më të njohur dhe kundërshtarët e të gjitha ngjyrave të tjera ideologjike nga institucionet shtetërore dhe më gjerë. Erdogan dhe AKP-ja sot për sot po mbështeten tek njerëzit më besnikë, por jo domosdoshmërisht më të aftë. Ndikimi afatgjatë i kësaj strategjie do të jetë tejet negativ: duke rritur korrupsionin dhe nepotizmin, ulur efektivitetin institucional, dhe ulur rritjen ekonomike.

Kriza kërcënuese e refugjatëve

Jeta e përditshme në Turqi po ndryshon për njerëzit e të gjitha shtresave, për shkak të një fakti të thjeshtë: Turqia, një vend prej rreth 75 milionë banorësh, strehon aktualisht 3 milionë refugjatë sirianë. Në një periudhë afatgjatë, kriza e brendshme e refugjatëve do të dëshmohet jashtëzakonisht problematike për Erdoganin në dy mënyra.

Së pari, sikurse sugjerojnë raportimet e para mbi ksenofobinë, jo të gjithë qytetarët turq janë të lumtur për milionat e refugjatëve që mezi presin të bëhen pjesë e jetës së tyre të përditshme, çka do të rrisë mundësinë e konflikteve. Së dyti, ka shumë mundësi që Erdogan në fund t’u japë shtetësinë turke shumë refugjatëve sirianë.

Logjika strategjike është e thjeshtë: Duke supozuar se qytetarët e rinj do të preferojnë të votojnë për Erdoganin, një milion apo më shumë vota të freskëta mund të zgjidhin çdo lloj problemi me cilin ai mund të ketë nevojë në të ardhmen. Ky është një opsion joshës, ndonëse rrezikon të alienojë disa nga pasuesit e tij, për të mos përmendur një pjesë të ultra-nacionalistëve, të cilët kanë një mbështetje të kushtëzuar për Erdogan.

I mbërthyer mes ultranacionalistëve dhe PKK-së

Erdogan ka qenë gjithmonë një pragmatist. Ai hyri në aleancë me gylenistët për t’u paqësuar me laikët, dhe pastaj nisi të ashtuquajturin “proces të paqes” me PKK, pjesërisht për të konsoliduar pushtetin e tij. Kur bisedimet dështuan në 2015-ën (pjesërisht falë një sulmi të shkëlqyer strategjik nga ISIS-i ) dhe Erdogan pësoi një humbje elektorale në qershor të atij viti, ai pastaj u kthye nga ultra-nacionalistët për të rritur mbështetjen e tij popullore.

Problemi është se ai nuk mund të pretendojë mbështetje nga ultra-nacionalistët, dhe të ri-fillojë njëkohësisht bisedimet e paqes me PKK. Sigurisht, dikush mund të pyesë: Pse i duhen bisedimet e paqes kur ka mbështetjen e ultra-nacionalistëve? Përgjigja ka shumë të bëjë me luftën civile siriane.

Dega e PKK në Siri, e njohur gjithashtu si Njësia e Mbrojtjes së Popullit (YPG), ka pasur suksese në krijimin e një zone të lirë me ndihmën e SHBA-së. Ka të ngjarë që pasi të kenë përfunduar operacionet në Siri, këta militantë ta kthejnë vëmendjen e tyre nga Turqia. Kjo e detyron Erdoganin të bëjë një zgjedhje.

Mundësia e tij e parë është që përkrah ultra-nacionalistëve të përballet me PKK me fuqi të plotë, të përfshihet ushtarakisht në Siri, çka do të dëshmohet shumë e vështirë me një ushtri dhe flotë ajrore problematike. Opsioni i tij i dytë është të rifillojë bisedimet me PKK, çka do të çojë në një reagim të ashpër jo vetëm nga ultra-nacionalistët, por edhe disa mbështetës të AKP-së.

Pavarësisht se cilën do të zgjedhë, kjo do të ketë një kosto për të, për të mos përmendur rrezikun e paqëndrueshmërisë politike, ndoshta duke mbërritur përtej juglindjes me shumicë kurde. Fakti që ekzistojnë këto sfida, nuk do të thotë se Erdogan do të shkërmoqet si pasojë e presionit. Pragmatizmi i tij nuk njeh kufij: Ai do ta bënte të qeshte Sun Tzu-në, dhe xhelozonte Makiavelin.

Megjithatë, “shtëpia e letrave” që ai ka ndërtuar është shumë e brishtë. Në këtë kuptim, fitorja e fundit e Erdoganit, mund të jetë me gjasë disfata e tij. Pra, çfarë ndodh me Turqinë nëse vjen ajo ditë? Asgjë nuk është e sigurt, përveç një gjëje: Me referendumin, Erdogan më në fund shkatërroi Turqinë e ‘vjetër” dhe nuk do të kthehet kurrë pas.

 Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

*Burak Kadercan është asistent profesor i Strategjisë dhe Politikave në “Naval War College” në SHBA.

Tags: akpBurak KadercanerdoganMakiavelipkkreferedumiSun TzuTurqia

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
DURRËS/ Shpërthim me eksploziv në banesën e ish-të dënuarit

DURRËS/ Shpërthim me eksploziv në banesën e ish-të dënuarit

Alarm në Paris, policia në kërkim të 3 personave të rrezikshëm

Alarm në Paris, policia në kërkim të 3 personave të rrezikshëm

Xhafaj: Gjatë Pashkëve mund të kishte sulme terroriste të ISIS

Xhafaj: Gjatë Pashkëve mund të kishte sulme terroriste të ISIS







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet
Bota

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

by mirseda
22:21 | 02/03/2026
0

“Irani do të sulmojë çdo bazë amerikane në Evropë nëse është e nevojshme”, ka kërcënuar ambasadori i...

Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

22:20 | 02/03/2026
Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

22:00 | 02/03/2026
Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

21:57 | 02/03/2026
Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij

Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij

21:53 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com