Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Eksplozivi ishte vendosur para një banese 3 katëshe në lagjen 15, në Porto Romano.
Mësohet se nga shpërthimi i eksplozivit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa banesa është në pronësi të Fetah Mataj. Ky i fundit është person me precedentë penale dhe ka bërë 10 vjet burg.