Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Ngricat dhe mungesa e prodhimit shtrenjtojnë me 25-40% çmimet e perimeve

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ngricat dhe mungesa e prodhimit shtrenjtojnë me 25-40% çmimet e perimeve

Temperaturat ekstreme negative  që përfshinë vendin vetëm pak javë më parë kanë dhënë goditjen e parë më afatshkurtër në produktet e fushës duke çuar çmimet e tyre në nivele statosferike.

Tregtarët raportuan se në tregjet e shumicës sallata jeshile, spinaqi dhe lakra kishin ardhur në rritje graduale që nga janari e në vazhdim në shkurt. Sipas tyre, arsyet kryesore lidhen me prodhimin e pakët vendas ndërkohë që një pjesë e atij që ishte potencial për të prekur tregun gjatë kësaj periudhe është humbur pasi nuk rezistoi në ditët e ftohta.

Pritshmëritë e tyre janë që i gjithë shkurti të përkufizohet nga çmime relativisht të larta për produktet në fjalë, ndërkohë që për zbutje të tyre mund të flitet vetëm pas daljes së prodhimit të serave, që nis nga marsi.

Temperaturat me minus që përfshinë thuajse gjithë vendin nuk përjashtuan as zonën e Myzeqesë e cila është edhe kryesorja në prodhim përgjatë gjithë vitit. Temperaturat e ngrohta mundësojnë që edhe gjatë dimrit të merret prodhim në disa kultura të cilat rezistojnë në ambient të hapur ndërkohë që paralelisht edhe prodhimi i serave zë një vend të rëndësishëm.

Çmimet në janar dhe shkurt

Konkretisht javëve të fundit sallata jeshile e cila luhatej gjatë dhjetorit mes 200 dhe 220 lekë mesatarisht me shumicën në këtë periudhë është luhatur mes 250-260 me shumicë, me shtrenjtim rreth 25-30%.

Spinaqi i cili gjatë dhjetorit ishte mes 100-120 lekë kilogrami me shumicë ka çuar mesataren tani tek 140-160 lekë, duke u shtrenjtuar me rreth 40%.

Po kështu një rritje atipike është vërejtur edhe tek lakra e cila me shumicë është tregtuar zakonisht në nivelin e 30 lekëve për kilogram ndërkohë që tashmë gjendet me 60 lekë/kilogrami duke arritur te konsumatori fundor me një çmim 80 lekë kilogrami.

Në nivele të larta mbeten edhe lulelakra dhe brokoli, që tregtohen mes 230-250 lekë/kilogrami por këto të fundit sigurohen në import një pjesë e mirë nga Greqia dhe janë brenda çmimeve që kanë zakonisht në periudhën janar-shkurt.

Të dhënat e inflacionit, që mat ndryshimin e një shporte bazë të mallrave të konsumit, që janë të disponueshme deri në dhjetor, tregojnë se edhe në fund të vitit të kaluar, produktet ushqimore u shtrenjtuan. Frutat i blejmë 11.3% më shumë, zarzavatet dhe patatet janë 11.7% më të shtrenjta. 3.8% më të shtrenjta ishin dhe qumështi, djathi dhe veza. /Monitor

Tags: frutaperimerritje cmimeve

TË LIDHURA

SPAK: Masa sigurie për Ballukun, në hetim prokurimet e Llogarasë dhe Unazës së Tiranës
Politikë

SPAK: Masa sigurie për Ballukun, në hetim prokurimet e Llogarasë dhe Unazës së Tiranës

18:29 | 20/11/2025
Apeli liron ish të dashurën e Safet Bajrit
Politikë

Apeli liron ish të dashurën e Safet Bajrit

18:25 | 20/11/2025
SPAK i refuzon lejen Veliajt: “S’ka asnjë kërkesë nga autoritetet lokale për takim.”
Politikë

SPAK i refuzon lejen Veliajt: “S’ka asnjë kërkesë nga autoritetet lokale për takim.”

17:58 | 20/11/2025
Next Post
Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, temperaturat në rënie të lehtë

Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, temperaturat në rënie të lehtë

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Njihuni me këmbimin valutor, 8 shkurt 2022

Dëbora mbi 20 centimetër bllokon Rrugën e Arbrit

Dëbora mbi 20 centimetër bllokon Rrugën e Arbrit







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Pas muajsh kritikash, Trump takim me Mamdanin nesër në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Pas muajsh kritikash, Trump takim me Mamdanin nesër në Shtëpinë e Bardhë

by mirseda
18:32 | 20/11/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryebashkiaku i ardhshëm i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, pritet të takohen nesër...

SPAK: Masa sigurie për Ballukun, në hetim prokurimet e Llogarasë dhe Unazës së Tiranës

SPAK: Masa sigurie për Ballukun, në hetim prokurimet e Llogarasë dhe Unazës së Tiranës

18:29 | 20/11/2025
Apeli liron ish të dashurën e Safet Bajrit

Apeli liron ish të dashurën e Safet Bajrit

18:25 | 20/11/2025
SPAK i refuzon lejen Veliajt: “S’ka asnjë kërkesë nga autoritetet lokale për takim.”

SPAK i refuzon lejen Veliajt: “S’ka asnjë kërkesë nga autoritetet lokale për takim.”

17:58 | 20/11/2025
Balluku 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, do përfundojë në burg!

Balluku 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, do përfundojë në burg!

17:20 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com