Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Ngjyrat që pëlqejmë dhe çfarë tregojnë ato për ne

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Ngjyrat që pëlqejmë dhe çfarë tregojnë ato për ne

Ngjyrat që pëlqejmë flasin shumë për ne, për botën tonë të brendshme dhe atë që gjendet përtej asaj që ne zgjedhim të shfaqim. Çdo njeri ka një ngjyrë të preferuar, tek e cila përshtatet më lehtë dhe ndihet më komod. Por ja se çfarë tregon secila ngjyrë për cilësitë unike të personalitetit tonë.

E bardha është sintetizimi it ë gjitha ngjyrave. Është ngjyra e pastërtisë, dëlirësisë, e pafajësisë,e saktësisë. Simbolizon dritën,diellin,ajrin,shenjtërimin e autoritetin shpirtëror. Ka kuptimin e një qetësie absolute,por me potencial që paraprin shpërthimin. Kur bashkohet me të zezën simbolizon dualitetin, pra dy gjëra të kundërta,të mirën dhe të keqen.

E kuqja është ngjyra e parë e ylberit që fëmijët fillojnë të njohin,është ngjyra e lëvizjes dhe aktivitetit,ngjyra e gjakut,e shpërthimeve energjike. E kuqja është simbol i zemrës,i dashurisë,i pasionit,i sensualitetit dhe krenarisë. Kush pëlqen të kuqen është optimist ,i vendosur, impulsiv,entuziast,luftarak,i hapur dhe pasionant. Është vërtetuar se, nëse shohim të kuqes,shtohen të rrahurat e zemrës dhe stimulohet prodhimi i adrenalinës.

Bluja është ngjyra e detit,e qiellit,e qetësisë, e butësisë dhe gëzimit për jetën. Ajo përfaqëson lidhjet me gjithçka që na rrethon,për t’u ndierë të qëndrueshëm,të sigurt, të çliruar nga çfarëdo tensioni. Përfaqëson bashkimin,besnikërinë,meditimin dhe thellësinë e një ndjenje. Ai që pëlqen blunë ka një karakter të butë, romantik, dashuron natyrën,fëmijët dhe kafshët; etj., Duke vëzhguar për një kohë të gjatë ngjyrën blu,lind një ndjenjë qetësie,kënaqësie dhe sigurie. Për kinezët ajo tregon pavdekësi.

E verdha është ngjyra më e ndritshme e spektrit. Është ngjyra e diellit,e e arit,e gëzimit,e lumturisë dhe fantazisë. Përfaqëson optimizëm,inteligjencë dhe urtësi. Ashtu si e kuqja ajo rrit presionin arterial, shton të rrahurat e zemrës dhe ritmin e frymëmarrjes. Por ndryshe nga e kuqja,e verdha presupozon një aktivitet jo të sigurt,ku mungon koherenca. Ajo tregon prezencën e ndonjë konflikti në të cilin pushteti ndihet i domosdoshëm. Ai që pëlqen të verdhën ka një karakter të hapur,optimist, moskokëçarës dhe të përzemërt. Është entuziast dhe merr flak shpejt.

Jeshilja simbolizon pranverën e jetës,rininë, shpresën,triumfin e jetës mbi vdekjen. Por edhe mungesën e eksperiencës,naivitetin dhe çmendurinë. Jeshilja shpreh këmbëngulje,rezistencë ndaj ndryshimeve,ndaj pikëpamjeve duke i dhënë rëndësi Unit. Pra,ai që pëlqen jeshilen kërkon të domino me idetë e veta,duke kërkuar justifikimin për to; ka karakter të ashpër dhe autoritar; është i ndershëm,dëshiron siguri dhe vazhdimësi; dhe ka vështirësi të bashkëpunojë me të tjerët.

Portokallia shpreh energji,lëvizje,pra, pak a shumë si e verdha,por është më sipërfaqësore. Është ngjyra e optimizmit të tepruar. Ai që pëlqen portokallinë është njeri i hapur dhe i sinqertë,i gëzuar dhe energjik. Mënyra e tij e arsyetimit është e thjesht,e qartë dhe lineare.

Lejla si përzierje e së kuqes me blunë, merr cilësi nga të dy përbërësit. Ka tendencë të unifikojë vrullin e të kuqes me qetësinë e blusë. Është ngjyra e artit ,e fantazisë,e ëndrrës,e magjisë. Shpreh dinjitet dhe fisnikëri,inteligjencë dhe urtësi. Ai që pëlqen ngjyrën ka karakter të vështirë,me tendenca të kundërta dhe që nuk harmonizohen. Ka interesa të larta është i kulturuar dhe i ndjeshëm.

Kafja është ngjyra e tokës,e trungut të pemëve; tregon siguri,dashuri për të kaluarën,durim dhe këmbëngulje. Ngjyra kafe paraqet ndjenjën e një mirëqenie fizike si dhe dëshirën për tu çliruar nga situate të cilat sjellin shqetësime apo probleme që paraqesin vështirësi. Ai që pëlqen ngjyrën kafe është njeri i qetë ,reflektues, por pasiv; ka karakter të thjeshtë, ka besim në tradita etj. kërkon qetësi,raporte të qëndrueshme si dhe kërkon një partner që të pëlqejë pot ë njëjtat gjëra.

Grija simbolizon neutralen,zinë, depresionin, pendimin. Është ngjyra e mjegullës,e hijes,e muzgut. Tregon pasiguri,ndjeshmëri dhe mungesë besimi për veten. Ai që pëlqen ngjyrën gri ka inteligjencë, karakter të fortë dhe gjykon të tjerët me ashpërsi; është i vetmuar, jo shumë i përzemërt me të tjerët, kërkon t’i largohet rrëmujës; ka frikë të përballet me jetën edhe pse dashuron të vërtetën dhe është gjithë shpresë.

E Zeza është mohimi i ngjyrës. Përfaqëson kufirin absolute,pas të cilit nuk ka asgjë. E zeza është mohimi,kapitullimi i plotë apo abandonimi i gjithçkaje. Ai që pëlqen ngjyrën e zezë mohon dhe proteston ndaj një situate të padëshirueshme.

 

Tags: Ngjyratpersonalitetireflektojnetregojne

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Bie prodhimi i grurit dhe elbit në rajonin e Kumanovës

Bie prodhimi i grurit dhe elbit në rajonin e Kumanovës

Shiten pronat e firmave piramidale, në ankand pronat e firmës Leka

Shiten pronat e firmave piramidale, në ankand pronat e firmës Leka

“Shuplaka” e zv/ambasadorit të SHBA: Korrupsioni në Shqipëri mjaft i përhapur

“Shuplaka” e zv/ambasadorit të SHBA: Korrupsioni në Shqipëri mjaft i përhapur







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime
Aktualitet

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime

by mirseda
19:30 | 31/10/2025
0

Një aksion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Bilishtit, ku forca të shumta policore janë...

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

19:29 | 31/10/2025
Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

18:42 | 31/10/2025
Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

18:40 | 31/10/2025
Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

18:39 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com