Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ngjitjet malore, udhëtimi pa kufij nëpër Ballkan

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Ngjitjet malore, udhëtimi pa kufij nëpër Ballkan

Nuk është një udhëtim i lehtë…por një gjurmë e re spektakolare e Ballkanit, siguron maja të larta, panorama liqenore mahnitëse, dhe banorë vendas miqësore- një aventurë që ia vlen të provohet

Pamjet që të ofrojnë majat më të larta të Kosovës janë të pabesueshme. Ose kështu më ishte thënë më herët. Është në fakt diçka e ndërlikuar për t’u konfirmuar, për shkak të mjegullave të dendura në zonë, dhe erërave që i shëtisnin sa andej-këndej nëpër pllaja dhe lugina.

Unë arrita të ngjis lartësinë prej 2.656 metrash të malit të Gjeravicës, ku një piketë e lënë pas dore tregonte një pllakë të dëmtuar, që përkujtonte medaljen e parë dhe të vetme olimpike të Kosovës. Në atë pikë, shënjuesi dhe pllaka janë të vetmet gjëra që munda të shoh.

Gjithçka përreth, retë nxitojnë dhe shkulmet e erës përplasen ku të mundin. “Po!”- bërtet personi që gjendet pas meje, duke mbajtur njërën dorë mbi kapelën e tij. “Më pëlqen!”. Jam pjesë e një guide të re udhëtimi në Ballkan.

Në të vërtetë, “ecja” nënkupton shumë gjëra të tjera. Gjatë 5 ditëve ecje më këmbë, grupi ynë prej 12 vetash, kryesisht britanikësh nga Munro, por edhe me disa amerikanë gazmorë, po e zhvillon ekspeditën në angazhim të plotë. Jemi duke ngjitur malet më të larta në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi, duke i lënë gjithashtu kohë një vakti shumë të nevojshëm ushqimor. Është një javë ku kërkohen çizme të forta, dhe muskujt të fuqishëm në këmbë.

Nëse tingëllon mjaftueshëm e plotë në përshkrim, kjo për shkak se është e tillë edhe në praktikë. Por ka shumë me tepër për t’u treguar për itinerarin. Pjesa më e madhe e ecjes nëpër male, ndjek gjurmën e vazhdueshme prej 33 miljesh përgjatë kufijve veriorë të Shqipërisë, duke u kryqëzuar me kufijtë e vendeve fqinjë, pa kurrfarë shenje të ndonjë pike kufitare.

Dhe me shikueshmërinë e dobët që për fat të mirë kufizohet me majat e Kosovës, java e kaluar aty ia doli të na tregojë se pse rajoni tërheq kaq shumë të dashuruar pas natyrës. Ky është një xhep i mrekullueshëm i Evropës. Ecja fillon me një rrugëtim disa orë në drejtim të jugut, me një ngjitje në pikën më të lartë malore të Shqipërisë, malin e Kobarit me 2.751 metra.

Duke shërbyer si një “aperitiv:” për shëtitjen kryesore të javës, ngjitja është një shëtitje e gjatë dhe e nxehtë. Shpatet janë plot me karkaleca dhe lulet e zhabinës. Ne takojmë rrugës vetëm barinj me fytyra të rreshkura nga dielli.

Në lugjet më të larta ka rripa dëbore. Në majë, vetëm sa për të ngatërruar më tej elementin shumë lokal, panorama të zbulon faqet e buta të luginave të Maqedonisë Perëndimore. Shëtitja në Korab zgjat shumicën e ditës. Radomira, fshati i vetëm ku bujtëm në udhëtimin tonë në Shqipëri, është një grup kullash, birre të lirë dhe rrugësh të paasfaltuara.

Të gjitha çezmat e banjave, qëndronin të hapura gjatë gjithë kohës, madje edhe në lokalin e fshatit, diçka që më habiti tej mase, derisa më sqaruan se rrjeti hidraulik nuk do të mund të përballonte dot presionin, nëse do të mbyllnin rubinetat. Dhe ashtu si uji, edhe në vazhdojmë të lëvizim.

Deri në mbrëmje udhëtuam me minibus drejt Kosovës, të gatshëm për të filluar ngjitjen e duhur. “Mirë se erdhët në Bjeshkët e Nëmura”- thotë udhërrëfyesi ynë shqiptar Arditi mëngjesin e nesërm. Ai është i ri, i ditur dhe i pashëm:një Matt Dillon me një diplomë në histori, dhe një çantë mbishpinë. “Këtu fillon argëtimi i vërtetë!”.

Lugina ngjan si një peisazh nga një libër i Tintinit, dhe po ashtu duket edhe pllaja:një Arkadi e ashpër e gurit gëlqeror, me brazdat kolosale të shkëmbinj ngjyrë argjendi, që “rënkojnë” mbi livadhet dhe liqenet malore. Kjo luginë ndihet si më e egër se shumë nga homologet e saj evropiane perëndimore.

Më thonë se udhëtimi nënkupton shuarjen e etjes me ujin e burimeve malore, duke i thënë lamtumirë thirrjeve telefonike, dhe duke u vetë-përhumbur në kodrat e përgjumura. Katër ditë shtrihen përpara. Arditi na prin, duke na udhëhequr përgjatë shtigjeve të pjerrëta.

Ne ngjitemi në një kreshtë të ashpër, dhe kacavirremi deri në malin e Gjeravicës, dhe pastaj vazhdojmë drejt veriut. Herët në mbrëmje, ngjisim qafën e një kodre dhe e gjejmë veten në Shqipëri. Shpaloset përpara nesh një pllajë, e ”larë” nga dielli i portokalltë.

Brenda 45 minutash gjendemi në një fermë, duke rrëkëllyer njëra pas tjetrës gllënjka rakie me një lopçar që nuk pranon asnjë refuzim si përgjigje. Mali mbi fermë, shënon pikën ku bashkohen kufijtë e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Gjeopolitika e rajonit, përbëhet nga algjebra të ndërlikuara, por me kalimin e ditëve, kufijtë kombëtarë – të shenjuar kryesisht nga disa shtylla të degraduara guri dhe plehu i bagëtive – bëhen pothuajse të parëndësishëm.

Gjurmët tona ngjallin gërmadhat e kaluarës të frikshme, dhe luginat e heshtura “Josemite”. Ka orë të tëra kur përhumbem dhe nuk e di se ku ndodhem. Përcaktimet ndërkombëtare janë ndonjëherë më kuptimplota.

Një mëngjes, pasi udhëtuam disa orë nëpër pyjet e freskëta të ahut, dolëm në një rrugë të keqe, që dikur patrullohej çdo ditë nga rojet kufitare të epokës komuniste. Na thuhet se shqiptarët që përpiqeshin të kapërcenin kufirin, qëlloheshin menjëherë për vdekje. Atë pasdite, mbërritëm në majën e Zla Kolatas në Malin e Zi, me një lartësi prej 2.534 metrash, që të ofron një rreze sizmike prej 360 gradësh të frëngjive të zymta dhe të fluturimeve të shqiponjave.

Qëndrojmë në kampingun tonë malor në këmbë të malit, shumica në ndarjen e vet, të sfilitur nga lodhja. Ecja është gjallëruese por e vështirë: ibuprofeni është sendi që konsumohet vazhdimisht. Konsumojmë sasi të mëdha  buke, supë mishi dhe domate.

Në mbrëmjen tonë të fundit të turit, fushuam në një kullotë të lartë, duke skuqur salsiçe me gjalpë mbi zjarr, dhe duke pirë verë të kuqe, teksa shkëndijat e zjarrit fillojnë të shuhen. “Kjo mund të jetë shëtitja më e vështirë që kam bërë deri më sot”- pohoi një udhëtar veteran.  “Por është gjithçka jashtëzakonisht e mrekullueshme”- ia kthen Arditi.

Kur arrijmë në Luginën e Valbonës në fund të udhëtimit, dielli është i egër. Flamujt shqiptarë valëviten nga çatitë e fshatit, me të kuqen dhe të zezën që i kundërvihet grisë së pafajshme të kodrave.

Ka më shumë për të parë nga udhëtimi tonë në kryeqytetin e Tiranës, dhe një lundrim me varkë përgjatë Liqenit të Komanit, ky i fundit një produkt i rastësishëm por i bukur i një dige të ndërtuar nga kinezët – dhe vetëm këtu zbathim çizmet e udhëtimit në male.

Janë qesharake kujtimet që ju mbeten nga një udhëtim i tillë. Horizontet e mprehta dhe shpatet e pyllëzuara. Djathi i deleve në stane që konsumuam për mëngjes. Dhe një pllajë e përzishme, në majën e një mali të madh, që “mbytej” në detin e majave të Ballkanit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: BallkanmalorenëpërNgjitjetpa kufijUdhëtimi

TË LIDHURA

Boboshtica, fshati që të pret me “raki mani dhe buzëqeshje”
Kryesore

Boboshtica, fshati që të pret me “raki mani dhe buzëqeshje”

16:00 | 21/06/2025
Goditja grupit që shiste drogë në lokalet e Tiranës, lihen në burg 22 të arrestuarit
Aktualitet

Goditja grupit që shiste drogë në lokalet e Tiranës, lihen në burg 22 të arrestuarit

14:36 | 21/06/2025
Sarandë/ Vidhte çantat brenda makinave, arrestohet në flagrancë një 29 vjeçar
Aktualitet

Sarandë/ Vidhte çantat brenda makinave, arrestohet në flagrancë një 29 vjeçar

14:33 | 21/06/2025
Next Post
Komisioni i Ekonomisë, diskutohet Akti Normativ për ndryshimet në buxhet

Komisioni i Ekonomisë, diskutohet Akti Normativ për ndryshimet në buxhet

Bogdani: Objektivi, të furnizojmë U-21 dhe Kombëtaren me lojtarë cilësorë

Bogdani: Objektivi, të furnizojmë U-21 dhe Kombëtaren me lojtarë cilësorë

Mbahet ekspozita në kujtim të At Zef Pllumit në Bibliotekën Kombëtare

Mbahet ekspozita në kujtim të At Zef Pllumit në Bibliotekën Kombëtare

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij
Bota

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

by mirseda
19:49 | 21/06/2025
0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është treguar i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij, duke deklaruar...

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

18:57 | 21/06/2025
Cilin trend viral po injoron Sarah Jessica Parker?

Cilin trend viral po injoron Sarah Jessica Parker?

18:41 | 21/06/2025
‘U shokova’/ Elinara flet hapur për ndjenjat ndaj Erandit: Mund të ndodhë diçka

‘U shokova’/ Elinara flet hapur për ndjenjat ndaj Erandit: Mund të ndodhë diçka

18:22 | 21/06/2025
Gotat ‘fluturojnë’ në kokë/ Sh*rr në lokal në Pogradec

Gotat ‘fluturojnë’ në kokë/ Sh*rr në lokal në Pogradec

18:05 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com