Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Ngjarja tragjike në Kosovë, qëllohet nga pakujdesia me plumb në kokë 6-vjeçari

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Ngjarja tragjike në Kosovë, qëllohet nga pakujdesia me plumb në kokë 6-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Deçan të Kosovës, ku një fëmijë 6-vjeçar ka mbetur aksidentalisht i vdekur. Sipas policisë së kosovës nuk dihet ende nëse pistoleta është shkrepur nga vëllai 8-vjeçar i viktimës apo është shkrepur nga vetë 6-vjeçari gjatë kontaktit me armën.

Sipas dyshimeve të hetuesve tragjedia ka ndodhur për shkak të pakujdesisë, ndërsa Gazeta Express ka mësuar se arma e përdorur ka qenë me leje.

Incidenti në fjalë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Berliq të Deçanit, ngjarje nga e cila 6-vjeçari ka marrë dëmtime serioze në kokë.

Për këtë ngjarje ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi i cili  është shprehur për Gazetën Express se “prokuroria ka shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me njësitë policore ku po merren masat e nevojshme, ndërsa pritet edhe raporti i autopsisë.”

I pyetur se si ka ndodhur vdekja e të miturit, Nikçi tha se prokuroria po pret akoma për raportin e autopsisë.

“Nuk dihen ende rrethanat si ka vdekur fëmija, jemi në pritje të raportit të autopsisë. Prokuroria e ka autorizuar Policinë e Kosovës, për marrjen e veprimeve të nevojshme në trajtim të këtij rasti”, shprehet Shkodran Nikçi.

Ndërkohë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova është shprehur në lidhje me këtë rast:

“Policia është informuar rreth orës 19:20 se në spitalin e Pejës janë duke e sjellë një fëmijë, i cili është i lënduar. Policia ka dalë në spital për të kuptuar se si ka ndodhë rasti, dhe nga ekipi i spitalit kemi kuptuar së fëmija ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes ka dalë edhe Prokurori. Trupi i pajetë i 6-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Rugova për Express.

Vitin e fundit nga arma e zjarrit kanë vdekur mbi 15 persona të moshave të ndryshme.

Tags: 6-vjeçarikokekosovengjarjaplumbqellohettragjike

TË LIDHURA

Vijon protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Vijon protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

10:25 | 04/12/2025
Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet për disa orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë
Rajoni

Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet për disa orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë

09:01 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Qeveria gjermane: Mafia italiane përdor banda shqiptare për trafikun e kokainës

Qeveria gjermane: Mafia italiane përdor banda shqiptare për trafikun e kokainës

PD: ‘Llesh Kimiku sajoi skenarë me djegie makinash e policë të dhunuar’

PD i përgjigjet Policisë së Shtetit: Sajesë e neveritshme

Islandë-Shqipëri/ Publikohen formacionet zyrtare, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

Islandë-Shqipëri/ Publikohen formacionet zyrtare, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

15:17 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.
Aktualitet

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.

by mirseda
12:15 | 04/12/2025
0

Zbardhet dëshmia e Xhemal Licit, kambisti që ra pre e grabitjes nga Nuredin Dumani, sot i penduar...

Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

12:04 | 04/12/2025
“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha

“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha

12:00 | 04/12/2025
“Edi Rama ka thënë se PS-ja është një bordello”, Berisha në Kuvend

“Edi Rama ka thënë se PS-ja është një bordello”, Berisha në Kuvend

11:58 | 04/12/2025
Vrasja në Elbasan/ Prokuroria kërkon masa sigurie për të arrestuarit, nesër “blindohet” gjykata

Vrasja në Elbasan/ Prokuroria kërkon masa sigurie për të arrestuarit, nesër “blindohet” gjykata

11:55 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com