Figura e tij, vijon të shkaktojë debate të forta në Gjermani, për shkak se disa individë mundohet të përdorin pamjen e Adolf Hitler për popullaritet.
Kësaj here ka qënë policia gjermane e cila është kritikuar ashpër, pas shpërndarjes së pamjeve, që tregonin një burrë të maskuar si Hitleri gjatë një festivali të motoçikletave vjetra.
Në shumë media gjermane, kjo video u bë virale, ku ‘Hitleri’, i ulur në ndenjësen e pasagjerit bashkë me një tjetër person, i veshur si ushtar i Ëehrmacht-it, me një helmetë çeliku të Luftës së Dytë Botërore.
“Të maskohesh si një njeri që ka kryer gjenocid, është diçka pa shije. Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe nuk do të përsëritet më”, deklaroi Michael Kretschmer, kreu i qeverisë së rajonit ku ndodhi ngjarja dhe anëtar i partisë konservatore të kancelares Angela Merkel.
Gjykata do të përcaktojë nëse shfaqja e kësaj sozie të Adolf Hitlerit përbën shqetësim të rendit publik, për më teper një nxitje për urrejtje, që i nënshtrohet sanksioneve penale.