Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ngec në rrjetën e Vetting-ut ish krahu i djathtë i Llallës. Në 2004 s’kishte kokërr leku

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Ngec në rrjetën e Vetting-ut ish krahu i djathtë i Llallës. Në 2004 s’kishte kokërr leku

Ish-krahu i djathtë i Adriatik Lallës, Rovena Gashi, ka ngecur në rrjetën e Vetting-ut. Ky vendim vjen pasi ajo ka mospërputhje me deklarimin e pasurisë. Po ashtu si edhe në seancën dëgjimore, Gashi nuk ishte prezente, as në dhënien e vendimit për të. Ajo shprehu rebelimin edhe ditë më parë, duke bojkotuar kësisoj Vetting-un.

Gashi që numëron qindra milionë pasuri të dyshimta, u shpreh para pesë ditësh se refuzon procesin, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), i ka “pamundësuar pjesëmarrjen reale dhe efektive në seancën dëgjimore”.

Sipas saj, KPK e ka marrë vendimin 8 muaj më parë, dhe se ajo do të paraqitet para një gjykate që të dëgjohet.

Në seancën dëgjimore, KPK u shpreh se Gashi ka mospërputhje me deklarimin e pasurisë. “Rezulton se ka mospërputhje mes çmimit për blerje të apartamentit, nuk ka deklaruar burime të ligjshme për këtë blerje, që nga pagesa e parë prej 30 mijë eurosh e më pas edhe për burimin prej 50 mijë eurosh. Sipas KPK-së, janë bërë deklarime të pasakta, janë kryer akte fiktive noteriale dhe janë dhënë përgjigje të pasakta për pyetjet e KPK-së”.

Gashi u pezullua nga detyra dhe është vënë nën akuzë për fshehje pasurie. Ajo e ka filluar karrierën e saj në vitin 2004, me zero para të deklaruara dhe në fund të vitit 2017, pasuria familjare e saj kap vlerën e 17.3 milionë lekëve.

Karriera

Rovena Gashi e ka filluar karrierën në Prokurori në vitin 2004. Ajo ka punuar si prokurore në Tiranë nga viti 2004, deri në vitin 2013, kur u emërua në krye të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gashi e mbajti këtë detyrë deri në fund të dhjetorit 2017, kur kryeprokurorja e re Arta Marku e uli në detyrë. Ndërsa në maj 2018, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj saj, dhe bashkëshortit Dritan Gina, të cilët po hetohen për pasurinë e tyre, ndërkohë që Marku i pezulloi të dy nga detyra.

Çifti i prokurorëve Gashi-Gina iu drejtuan Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të kontestuar vendimin e pezullimit të tyre nga kryeprokurorja e përkohshme, Marku, por kjo kërkesë nuk u rrëzua nga Kolegji.

Gashi u bë pjesë e listës prioritare të Vettingut përpara telasheve me pasurinë, për shkak të kandidimit të saj për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe për Gjykatën e Lartë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Rovena Gashi nga viti 2004, deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të Vettingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurorja Rovena Gashi nuk kishte asnjë pasuri në vitin 2004-kur dorëzoi deklaratën e parë në ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e saj kap vlerën e 17.3 milionë lekëve.

Sipas analizës së deklaratave periodike të pasurisë, zonja Gashi zotëron familjarisht 1 apartament në Shkëmbin e Kavajës si dhe një apartament të dytë në Tiranë, dhuruar nga babai i saj. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare përbëhet gjithashtu nga 2.1 milionë lekë likujditete në bankë, 1.9 milionë lekë kursime në cash dhe automjete në vlerën e 2 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të çiftit Gashi-Gina për periudhën 2004-2017 kapin vlerën e 36 milionë lekëve. Përveç pagave të dy bashkëshortëve prokurorë, 13.5 për qind e të ardhurave e kanë burimin nga dhuratat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq”,  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 vite të deklaruara të zonjës Gashi dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca të pambuluara.

Megjithatë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” në këtë analizë, të cilat lidhen me dhuratat nga familjarët si dhe mospërputhjet e deklarimeve për kursimet cash.

Më konkretisht, në vitin 2005, Gashi ka deklaruar shitjen e një automjeti, i cili nuk rezulton në deklaratën e pasurisë për vitin 2004. Ndërsa në vitin 2011, çifti i bashkëshortëve ka blerë një apartament me sipërfaqe 105 metra katrorë në Shkëmbin e Kavajës, me burim një kredi bankare dhe një shumë të konsiderueshme parash dhuratë. Në deklaratat e pasurisë së zonjës Gashi, nuk rezulton çmimi total i këtij apartamenti, por referuar deklaratës së bashkëshortit të saj, ai ka kushtuar 80 mijë euro; nga të cilat 45 mijë euro janë marrë kredi dhe 35 mijë euro janë deklaruar si dhuratë. Në vitin 2013, Gashi ka marrë gjithashtu dhuratë nga babai i saj një apartament me sipërfaqe 137.5 metra katrorë në Tiranë.

Një tjetër “flamur i kuq” i evidentuar janë mospërputhjet me deklarimet e kursimeve cash ndër vite. P.sh., në fund të vitit 2015, Gashi deklaronte se zotëronte cash shumën 800 mijë lekë, ndërsa referuar deklaratave periodike, shuma akumulative e kursimeve deri në atë kohë rezulton 3.8 milionë lekë. Ndërsa një vit më vonë, në 2016, Gashi deklaron se ka depozituar në një llogari bankare 10 mijë euro me burim kursimet ndër vite.

 

Tags: GashiLlallavartesjaVETTINGU

TË LIDHURA

Ndodh për herë të parë! Rama prezanton ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale të quajtur Diella
Aktualitet

Ndodh për herë të parë! Rama prezanton ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale të quajtur Diella

13:11 | 11/09/2025
Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.

12:52 | 11/09/2025
“Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që t’i qeverisë vetë organet e veta”, Rama nga Asambleja: E dija që do të sillte dhimbje tërheqja nga drejtësia!
Aktualitet

Rama prezanton kabinetin e ri qeverisës, ja ekipi që zgjedh për “Shqipërinë 2030”

12:50 | 11/09/2025
Next Post
Tragjedia nga zjarri/Shpallen të zhdukura dy shtetase shqiptare

Tragjedia nga zjarri/Shpallen të zhdukura dy shtetase shqiptare

Eni Vasili braktis “Studio e hapur”? Moderatorja është në negociata

Eni Vasili braktis "Studio e hapur"? Moderatorja është në negociata

Dalin fotot/Dhjetëra të zhdukur në Greqi, familjarët i kërkojnë me lot në sy

Dalin fotot/Dhjetëra të zhdukur në Greqi, familjarët i kërkojnë me lot në sy

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Ndodh për herë të parë! Rama prezanton ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale të quajtur Diella
Aktualitet

Ndodh për herë të parë! Rama prezanton ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale të quajtur Diella

by mirseda
13:11 | 11/09/2025
0

Gjatë mbledhjes së asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e qeverisë së...

Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.

Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.

12:52 | 11/09/2025
“Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që t’i qeverisë vetë organet e veta”, Rama nga Asambleja: E dija që do të sillte dhimbje tërheqja nga drejtësia!

Rama prezanton kabinetin e ri qeverisës, ja ekipi që zgjedh për “Shqipërinë 2030”

12:50 | 11/09/2025
“Më shumë se kurrë, demokratët duan të na bashkohen”, Rama në Asamblenë e PS: Nuk na duhet vota e tyre, por dëshira

“Më shumë se kurrë, demokratët duan të na bashkohen”, Rama në Asamblenë e PS: Nuk na duhet vota e tyre, por dëshira

12:47 | 11/09/2025
“Opozitën e kam në shtëpi”/ Rama flet për ‘zbutjen’ e nepotizmit: Kush është bërë deputet për të sistemuar familjarët, s’do të jetë më i mirëpritur në grupin parlamentar

“Opozitën e kam në shtëpi”/ Rama flet për ‘zbutjen’ e nepotizmit: Kush është bërë deputet për të sistemuar familjarët, s’do të jetë më i mirëpritur në grupin parlamentar

12:39 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com