Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nga Xhisiela te drejtorët, shpërthimet me tritol që desh “hodhën në erë” Krujën

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Nga Xhisiela te drejtorët, shpërthimet me tritol që desh “hodhën në erë” Krujën

“Kryeqyteti i tritolit”, kështu mund të quhet pa më të voglin dyshim qyteti i vogël i Fushë-Krujës. Ky etiketim, vjen si pasojë e shpërthimeve të shumta të ndodhura me tritol. Dhjetëra raste janë shënuar vetëm gjatë vitit 2018. Po ku gjendet lënda plasëse? Mjafton të kujtojmë se në këtë qytet ka një numër të madh guroresh dhe e marrni përgjigjen e pyetjes. Pra, në këtë qytet, panaia e një numri të lartë guroresh bën që lënda plasëse të përdoret ilegalisht.
Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit ku iu vendos tritol shtëpisë së gjyshit të Xhisiela Malokut, do të pasqyrojmë shkurtimit rastet kur Fushë-Kruja është tronditur nga tritoli.

Më 7 tetor 2018

Pra, rasti me i fundit ishte mbrëmjen e së dielës. Rreth orës 11:00 një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në cepin e oborrit që lidhte banesat e dy shtetasve, Ramazan Muça dhe Besim Muça.  Tritoli ishte vënë në oborrin e shtëpisë së gjyshit të Xhisiela Malokut. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk  Fushë-Krujë. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Ramazan Muça, është gjyshi nga nëna i 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Shpërthimi vjen pak ditë pas  skandalit, ku Xhisiela Maloku u dhunua nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja që ka mohuar akuzat. Gjithashtu dhe vetë vajza mohoi se është dhunuar por se e kishte denoncuar ish-të dashurin Rexhep Rraja për xhelozi pavarësisht ekspertizës së mjekëve dhe psikologut. Aktualisht Rexhep Rraja ndodhet në burg.

“Më datë  07.10.2018, rreth orës 23:30,  në fshatin Larushk  Fushë-Krujë, në cepin e oborrit  që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Policia ka shkuar  menjëherë në vendin e  ngjarjes. Janë shoqëruar në Polici 9 persona. Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e  autorëve”, thuhej në njoftimin e policisë.

Më 10 shatator2018

Vetëm një muaj më parë ky qytet është tronditu nga shpërthimi me tritol, që iu vendos banesës së Drejtorit të OSHEE-së në Fushë Krujë.  Lënda plasëse i ishte vendosur në banesën në pronësi Xhavit Mashës, të atit të Besnik Mashës.

“Më 10.09.2018, rreth orës 03:00, brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29 vjeç,( Përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë ) banues në lagjen “Pengile” Krujë, është hedhur një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë.

Më 1 korrik 2018

Më 1 korrik të këtij viti, një sasi eksplozivi u vendos në banesën e punonjësit të policisë së burgjeve, I. D. 52 vjeç. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq të Fushë-Krujës gjatë orëve të natës.

“Më datë 01.07.2018, në fshatin Bubq, Krujë, në banesën e shtetasit I. D. 52 vjeç, punonjës policie është konstatuar një sasi lënde plasëse eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer. Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës të datës 29.06.2018.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me eksploziv” i mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 152, 22dhe 278/2 të Kodit Penal-thuhej në njoftimin e policisë.

Më 20 Prill 2018

Ndërsa në prill të këtij viti,  në Fushë-Krujë iu vendosur tritol banesës së drejtorit të Paraburgimit. Shpërthim kishte ndodhur në një banesë në zonën e Urës së Gjolës, në fshatin Ahmetaq. Banesa është në pronësi të shtetasit Nazmi Demirxhiu, Drejtori i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

“Më datë 20.04.2018, rreth orës 21:30, tek “Ura e Gjoles” ka ndodhur një shpërthim jashtë banesës së shtetasit N.D., nga një lëndë plasëse e dyshuar eksploziv. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, -thuhej në njoftimin e policisë.

Më 21 shkurt 2018

Gjithashtu në shkurt të vitit 2018, një shpërthim me lëndë plasëse, ka tronditur banorët në Fushë-Krujë. Ngjarja është regjistruar gjatë natës  më 21 shkurt, në fshatin Halil. Sipas të dhënave të policisë, një sasi lënde plasëse ishte hedhur në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet G. A.

Më 21 janar 2018

Më 21 janar  të viti 2018  një shpërthim i fuqishëm me tritol u regjistrua në fshatin Halil, Fushë-Krujë. Policia raportoi se automjeti i një polici të qarkullimit rrugor me detyrë në Tiranë ishte hedhur në erë rreth orës 23:30. Mësohet se makina tip Audi 80, e efektivit me iniciale K.V., 60 vjeç, ishte e parkuar në oborrin e banesës së tij kur ka shpërthyer.

“Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht. Po ashtu dhe në oborrin e banesës së 60-vjeçarit u gjetën dy granata dore,  të cilat u morën nga specialistët  anti-eksploziv. Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe pista e parë është ajo e hakmarrjes ndaj policit për shkak të detyrës”, thuhej në njoftimin e policisë.

Më 15 janar 2018

Më 15 janar 2018, një sasi lënde plasëse tritol i ishte vendosur një dyqani në Fushë-Krujë. Ngjarja e ndodhi në lagjen “Kastriot”.

Sipas policisë dyqani ku tregtoheshin detergjentë është në pronësi të shtetasit me inicialet E.Xh. Banorët e zonës njoftuan policia pas shpërthimit të fuqishëm. Raportohet se të njëjtit dyqan iu vendos eksploziv edhe para dy muajsh./TIRANA TODAY/

Tags: drejtoretshperthimettritolxhisiela

TË LIDHURA

Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë
Aktualitet

Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

16:48 | 12/03/2026
Rama: Nëse Kosova kërcënohet, kërcënohet edhe Shqipëria
Aktualitet

Rama: Nëse Kosova kërcënohet, kërcënohet edhe Shqipëria

16:21 | 12/03/2026
Kush do drejtojë Policinë e Shtetit? Publikohet lista përfundimtare
Aktualitet

Kush do drejtojë Policinë e Shtetit? Publikohet lista përfundimtare

16:09 | 12/03/2026
Next Post
Fitoi 300 mijë euro nga gjyqi, kush është sulmuesi i Kamzës plot fat?

Fitoi 300 mijë euro nga gjyqi, kush është sulmuesi i Kamzës plot fat?

Ekskluzive/Sulmi në shtëpinë e gjyshit, reagon për herë të parë Xhisiela

Foto/Policia rrethon shtëpinë e Xhisielës, shikoni si ruhet nga forcat speciale

UFO në qiell? Shikoni pamjet spektakolare (Foto-Video)

UFO në qiell? Shikoni pamjet spektakolare (Foto-Video)







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Zyrtarët izraelitë: Testi i suksesit të luftës me Iranin është uraniumi
Bota

Zyrtarët izraelitë: Testi i suksesit të luftës me Iranin është uraniumi

by mirseda
16:54 | 12/03/2026
0

“Izraeli nuk kishte një plan realist për ndryshimin e regjimit kur nisi sulmet ndaj Iranit”, kanë deklaruar...

A do të lejohet kombëtarja iraniane në Kupën e Botës, Trump: Janë të mirëpritur

A do të lejohet kombëtarja iraniane në Kupën e Botës, Trump: Janë të mirëpritur

16:51 | 12/03/2026
Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

16:48 | 12/03/2026
Izraeli paralajmëron banorët e Bejrutit: Largohuni 300 metra nga objektet e Hezbollahut

Izraeli paralajmëron banorët e Bejrutit: Largohuni 300 metra nga objektet e Hezbollahut

16:23 | 12/03/2026
Rama: Nëse Kosova kërcënohet, kërcënohet edhe Shqipëria

Rama: Nëse Kosova kërcënohet, kërcënohet edhe Shqipëria

16:21 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com